Ç‘farë është L-karnitina?
Karnitina është simbiozë, biosintezë e aminoacideve lizin dhe metionin. Prania e tij është e nevojshme në qelizat eukariote për transportin e acideve yndyrore nga hapësira ndërmembranore deri te mitokondriet ku bëhet zbërthimi i lipideve dhe krijohet energjia.
Karnitina është substancë e cila i ndihmon trupit për t’i shëndrruar yndyrnat në energji. Prodhohet në mënyrë natyrale nga vetë organizmi, në mëlçi dhe veshkë, kurse depozitohet në muskuj, zemër dhe tru.Edhe pse trupi vetë e prodhon këtë substancë, mungesa e saj për arsye të shumta është e panjohur. Përkundrazi, është paraqitje shumë e shpeshtë. Prandaj, është me rëndësi të veçantë te personat të cilët dëshirojnë të mbajnë linjë të mirë të trupit, të cilët dëshirojnë të humbasin peshë, të fitojnë masë muskulore ose për t’i forcuar kockat, transmeton Femina.al
Karnitina ekziston në dy forma: D-karnitin biologjikisht joaktiv dhe L-karnitin biologjikisht aktiv.
Pa marë parasysh se për çfarë arsye ju nevojitet L-karnitina, për të humbur peshë ose për të fituar masë muskulore, kjo nuk është e rëndësishme. L-karnitina hulumtohet që nga viti 1937 dhe është një ndër suplementet më të kërkuar për trup magjik të ëndrrave.
Dobësim, humbje peshe, shkrirje të kalorive!
Nëse jeni në kërkim për zgjidhje të drejtë për humbje peshe, atëherë ky është aminoacidi për të cilin keni nevojë. L-karnitina merr pjesë në transferimin e zinxhirit të gjatë të acideve yndyrore, si që janë trigliceridet në mitokondrie, të cilat zbërthehen dhe në këtë mënyrë prodhojnë energji. L-karnitina në disa hulumtime është treguar si parandalues serioz i oreksit. Prandaj, L-karnitina do të jetë një përparësi e madhe në arsenalin tuaj kur jeni në dietë. Kjo jo vetëm që do të ju ndihmojë në parandalimin e trupit tuaj të depozitojë yndyrnat, por do ta rritë edhe kapacitetin tuaj aerobik, andaj do të ju ndihmojë për të djegur më shumë kalori.
Masa muskulore
Humbja e peshës jo çdo herë duhet të rezultojë edhe me humbjen e masës muskulore. Përkundrazi, ju duhet të punoni në atë për ta rritur dhe forcuar masën muskulore, sepse ajo është burim i shëndetshëm i sistemit skeletor. L-karnitina do të ju japë forcë dhe energji.
Masa kockore
Plakja e kockave është problem i madh për shumicërn e njerëzve të moshuar dhe për gratë pas kohës së menopauzës. Sikurisht, kjo mund të jetë një ndër arsyet për paraqitjen e osteoporozës dhe artiritit dhe t’i rritë shanset për thyerje të eshtrave. Për fat të mirë, L-karnitina e ushqen strukturën e eshtrave, e forcon dhe ngadalson procesin e plakjes.
Veshkat
Veshkat prodhojnë L-karnitin natyral, prandaj mungesa e tij mund të rezultojë në funksionin e tyre normal. Vetë sinteza e këtij aminoacidi simbiotik mund të sjellë në mungesën e tij në veshka. Është e mundur që problemet me veshkat të paraqiten pikërisht për shkak të këtij fenomeni.
Steriliteti te meshkujt
Hulumtimet tregojnë se meshkujt të cilat kanë probleme me konceptim ose kanë numër të vogël të spermatozoideve, pikërisht mungesa e L-karnitinës mund të jenë një ndër arsyet e mundshme. Gjithashtu, te meshkujt të cilët kanë disfunksion erektil, konsiderohet se L-karnitina mund ta përmirësojë funksionin e organit seksual.
Gjidhënia
Nënat e reja të cilat i ushqejnë foshnjet e tyre me gji, në mënyrë natyrale harxhojnë shumë kalori, por me këtë harxhojnë edhe L-karnitinën në organizëm. Konsumimi i L-karnitinës shtesë mund t’i ndihmojë organizmit për ta përballuar ndryshimin. Gjidhënia dhe L-karnitina janë dieta më e mirë pas lindjes për të shkrirë kaloritë.
Diabeti tip 2
Personat me diabet tip 2 mund të përfitojnë shumë nga konsumimi i L-karnitinës si suplement. Konsumimi i L-karnitinës mund t’i ndihmojë personave me diabet tip 2 në rritjen e oksidimit të glukozës, deponimin dhe përdorimin e saj.
Sëmundja periferike vaskulare
Qarkullimi i zvogëluar i gjakut në këmbë i shkaktuar nga arteroskleroza ose forcimi i arterieve – ku deponohen yndyrnat në arterie – shpesh herë shkakton dhimbje ose ngërçe në këmbë, dhimbje gjatë ecjes etj. Kjo dhimbje quhet klaudikacion intermitent kurse zvogëlimi i qarkullimit të gjakut në këmbë quhet sëmundje periferike vaskulare. Disa studime kanë treguar se L-karnitina mund të ndihmojë në zvogëlimin e simptomeve.
Sëmundjet kardiovaskulare
L-karnitina kryesisht përdoret për sëmundjet e lidhura me zemrën. Disa hulumtime klinike kanë treguar se L-karnitina mund të përdoret sëbashku me trajtimin konvencional të anginës, për të reduktuar nevojën për barëra dhe për të zvogëluar dhimbjen në pjesën e gjoksit. Disa hulumtime gjithashtu kanë vërtetuar se konsumimi i L-karnitinës pas sulmit në zemër i redukton shanset edhe nga një sulm tjetër i mundshëm më vonë.
Funksionet e trurit
Personat e moshuar shpesh herë vuajnë nga demenca senile ose sëmundja e Alzheimer-it. Me kombinim të Ginko Bilboa, L-karnitina e ngadalëson plakjen dhe e ruan trurin tuaj.
L-karnitinën mund ta gjeni si suplement në çdo barnatore!/Femina.al/
The post L-karnitina – për trup të përkryer appeared first on Femina.al.