Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Më të shëndetshëm, më të rinj dhe më të fortë, me këtë çaj çudibërës…

$
0
0

Të konsumosh një mollë në ditë është gjithmonë një ide shumë e mirë. Shërben për t’u dobësuar, si dhe është i pasur me fibra që të ndihmojnë të shuash urinë. Po kështu, mban zemrën në formë të mirë, pasi është shumë e pasur me pektinë dhe falë antioksidantëve të saj, është nga më efikaset kundër plakjes.

Ky është vetëm fillimi, pasi përpos pjesës së tulit, edhe lëkura e mollës është shumë e pasur dhe duhet shfrytëzuar, veçanërisht për të luftuar efektet e padëshirueshme të stinës së dimrit. Lëkura, në fakt, është ndër aleatët më të mirë natyralë të sistemit imunitar, pasi është e pasur me vitaminat E, C si dhe beta-karoten.
Ndërsa nëse nuk ju pëlqen ta hani mollën, atëherë mund ta pini atë duke e përdorur për përgatitjen e një çaji. Ja receta që ju këshillojmë për të larguar lodhjen dhe për më shumë energji.

Përbërësit:
2 mollë
1 litër ujë
Mjaltë
Lëng limoni

Përgatitja:
Lani mirë mollët dhe më pas thajini. Hiquni lëkurën dhe më pas ndajeni atë në pjesëza të imta, duke e spërkatur me lëngun e limonit, për të mos u nxirë.
Vendosini më pas lëkurët e mollës në një enë pjekjeje. Futeni në furrë në temperaturën 80 gradë. Lëreni për të paktën 3 orë. Në fund, vendosini lëkurat të thahen në një prej ambienteve të kuzhinës.
Vendosni të valojë 1 litër ujë dhe më pas hidhni brenda tij lëkurat e mollës. Lërini për 5-10 minuta dhe më pas shtoni mjaltë sipas dëshirës.

Postimi Më të shëndetshëm, më të rinj dhe më të fortë, me këtë çaj çudibërës… u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267