Është receta më e mirë e përgatitjes së supës që nuk përmban asnjë gram yndyrë. Mund ta gatuani për drekë apo për darkë dhe do t’ju shijojë gjithmonë.
Përbërësit:
- 2 copa gjoks pule;
- 1 copë xhenxhefil;
- 1 karotë;
- 1 degë selino;
- 1 qepë;
- ½ lugë çaji piper i zi (kokërr);
- 1 spec djegës i tharë;
- 400 gr spinaq;
- Kripë
Përgatitja:
Shtoni gjoksin e pulës të prerë në copa mesatare në një tenxhere. Më pas shtoni në të xhenxhefilin, karotën, selinonë, dhe qepën e prerë.
Hidhni gjithashtu piperin e zi kokërr dhe pak kripë për shije. Shtoni ujin dhe vendosini në zjarr të ziejnë në temperaturë mesatare për rreth 45 minuta.
Copëtoni spinaqin dhe shtojeni edhe atë në tenxhere dhe lërini të ziejnë edhe për disa minuta të tjera në temperaturë mesatare.
Shërbejeni menjëherë.
Postimi Si të përgatisni supën më të mirë detoksifikuese u shfaq i pari në Femina.al.