Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Ky puding mëngjesesh me xhenxhefil dhe limon shkatërron qelizat kancerogjene

$
0
0

Shumë prej nesh duan të ndjekin një dietë të shëndetshme, por gjithashtu duan të provojnë diçka të re dhe mundësisht të ëmbël, një herë në kaq kohë. E dini se si mund t’i merrni këto dy gjëra në të njëjtën kohë?

Sa prej jush i njohin ‘superushqimet’?

A i dini efektet e tyre të dobishme? Nëse jo, mos u bëni merak! Në këtë artikull do të lexoni shumë njohuri për të ashtuquajturat ‘superushqime’. Ato mund të kombinohen në disa receta të shijshme. Lexoni një prej tyre.

Cilat janë?
Edhe pse nuk ka ndonjë përkufizim zyrtar për ‘superushqimet’, le t’i përcaktojmë ato si produkte ushqimore, të cilat janë një burim i pasur i shumë ushqyesve të nevojshëm dhe mund të parandalojnë sëmundje të ndryshme kronike, si goditjet, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Në këtë grup përfshihen hudhra, kosi grek, farat çia, brokoli, boronica, shalqiri. Ato reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, inflamacionin, frenojnë rritjen e qelizave të kancerit dhe shumë përfitime të tjera.

Kjo është një nga recetat që mund t’ju ndihmojë.

Puding me qumësht kokosi, xhenxhefil dhe limon
Ky puding është kombinimi perfekt i shijeve që kanë superushqimet, por edhe përfitime të tjera të fibrave që ju duhen përditë, antioksidantë dhe proteina. Acidet omega-3 yndyrore janë të mira për funksionin e trurit dhe farat çia janë veçanërisht të mira në uljen e kolesterolit të keq, LDL, ndërsa tumeriku është një anti-inflamator shumë i vyer.

Përbërësit:
400 ml qumësht kokosi
1 lugë çaji tumerik i freskët
1 rrënjë xhenxhefil i freskët
1 limon (lëngu dhe lëkura)
¼ gotë shurup panje
90 gr fara çia
kanellë sipas shijes

Përgatitja:
Hidhni në blender qumështin e kokosit, tumerikun dhe xhenxhefilin. Nëse nuk është shkrirë si duhet vendoseni të ngrohet në zjarr, por mos e lini të valojë. Hidhni edhe lëngun e limonit, si dhe shurupin e panjës.
Hidhni përzierjen në një tas të thellë dhe shtoni farat çia. Rriheni me një rrahëse vezësh, derisa të bëhet një masë e plotë. Lëreni në frigorifer të qëndrojë për 30 minuta deri në 1 orë, sa të mpikset.

Postimi Ky puding mëngjesesh me xhenxhefil dhe limon shkatërron qelizat kancerogjene u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles