Akti i larjes në dush, në shikim të parë, duket goxha i thjeshtë: futuni në dush, lajuni me sapun, ndihuni i pastër dhe gjithçka përfundoi. Por, edhe aktivitetet më të thjeshta ditore zakonisht qëndrojnë mbi një rrëmujë çështjesh komplekse, disi si një ajsberg.
Gjëja e parë që duhet ta dimë është se edhe pse të dy produktet na ndihmojnë që t’i eliminojmë papastërtitë, sapuni i ngurtë dhe ai i lëngshëm nuk janë të njëjtë.
Sapuni i ngurtë bëhet nga kombinimi i yndyrave dhe vajrave, ujit, dhe alkalineve; shamponi është shpesh një detergjent, që përmban kemikale shtesë të quajtura ‘surfakantë’.
Dhe përderisa, ne zakonisht mendojmë për sapunët si të ngurtë dhe detergjentët si lëngje, kjo nuk është e vërtetë: Sapunët e vërtetë mund të vijnë në formë të lëngët, dhe sapunët e ngurtë mund të përmbajnë përbërës shtesë që të emërohen si detergjentë sintetikë. Një trik i shpejtë i identifikimit: nëse etiketa nuk shkruan specifikisht “sapun,” atëherë ka shumë gjasa që ai do të jetë një detergjent.
Tani që ne e dimë dallimin, cilin duhet ta blejmë? Për fatin tonë të mirë, shkencëtarët kanë bërë disa kërkime për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, dhe ne e kemi një fitues të qarte: sapunin e ngurtë.
Përse? E pra, për prodhimin e një shamponi të lëngshëm kërkohet më shumë energji – rreth 5 herë më shumë. Për 2 shamponë të lëngshëm duhet rreth 20 herë më shumë paketim, se sa një paketim i sapunëve, që shpesh shiten në paketime minimaliste të kartonit. Shamponi i lëngshëm gjithashtu përmban shumë ujë, që do të thotë se këto shishe plastike janë më të rënda dhe më pak efikase. Dhe së fundmi, kur ne i kemi ato shishe të shamponit në tualetet tona, ne i përdorim më shumë se që na duhen: rreth 7 herë më shumë për një seancë të larjes, kjo është për shkak të modelimit të shishes, apo thjesht si rezultat i shprehive tona të këqija.
Dhe, le të mos harrojmë se çfarë ka në të vërtetë në ato shishe me ngjyrë perle. Detergjentët janë zakonisht me baze parafine. Prodhuesit pastaj grumbullojnë disa kemikale, përfshirë parabenët dhe prezervativë të ndryshëm, substanca që ndotin ujërat, dhe poashtu këto elemente ndikojnë në sistemin tonë hormonal.
Në anën tjetër, sapunët e thjeshtë duken më të pastër, në krahasim me ata të lëngshëm.
Kjo nuk do të thotë se edhe sapunët e ngurrtë janë tërësisht të dobishëm për mjedisin.
Hulumtuesit kanë mësuar që ne përdorim përafërsisht 30% më shumë ujë kur përdorim sapun të ngurtë se me atë të lëngët (edhe pse ky studim i referohet në mënyrë specifike larjes së duarve, e jo të tërë trupit).
Mund të tentoni t’i bëni sapunët vetë me bazë të vajrave dhe glicerinës; në internet mund të gjeni shumë.
Postimi A duhet të përdorim sapun të ngurtë apo të lëngshëm?! u shfaq i pari në Femina.al.