Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës

$
0
0

Mos u befasoni nëse dikush që e shihni për herë të parë në jetë ofrohet për të qëlluar se cilës gjini i takon foshnja të cilën e keni në bark.

vajza_djali

Me qindra vite, shtatzënat u kanë besuar metodave të ndryshme të plakave për zbulimin e gjinisë së foshnjës, ndërsa ka ndodhur që nganjëherë ta kenë qëlluar e nganjëherë jo.

Ndërkaq, edhe pse fjalët e gjysheve nuk janë edhe aq të sakta, megjithatë janë më interesante se amniocenteza dhe ultrazëri. Më poshtë do të paraqesim disa nga “diagnostikimet” më të vjetra për gjininë e foshnjës, ndërsa ju mund të argëtoheni duke i bërë këto teste.

Është vajzë nëse:

  • Keni mundime në mëngjes në fillim të shtatzënisë
  • Rrahjet e zemrës së foshnjës janë së paku 140 herë në minutë
  • Ndjeni rëndesë në ije dhe në prapanicë
  • Gjiri i majtë është më i madh se i djathti
  • Flokët tuaja marrin shndritje në të kuqe
  • Barku është në formë të shalqirit
  • Ju hahen ëmbëlsira
  • Ju pihet lëng portokalli
  • Shpesh jeni idhnake
  • Ju dalin puçrra
  • Nuk ju hahen cungat
  • Gjinjtë fillojë t’u rriten që në fillim të shtatzënisë
  • Ktheheni në jug kur flini
  • Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër tek

Është djalë nëse:

  • Nuk keni mundim në mëngjes në fillim të shtatzënisë
  • Rrahjet e zemrës së foshnjës suaj janë më pak se 140 herë në minutë
  • Ndjeni rëndesë në pjesën e përparme të barkut
  • Barku juaj duket si top basketbolli
  • Aureolat e gjinjve tuaj janë dukshëm të errëta
  • Ju hahet njelmët dhe thartë
  • Ju hahet mish dhe djathë
  • Qimet në këmbë ju rriten shpejtë
  • Duart i keni të thata
  • Ktheheni kah veriu kur flini
  • Babai i ardhshëm trashet
  • Jeni zbukuruar
  • Urina është me ngjyrë të verdhë të ndritshme
  • Hunda u zgjerohet
  • Nëse unaza e varur në një pe fillon të rrotullohet mbi bark
  • Keni kokëdhimbje
  • Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër çift

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267