Tërheqin vëmendjen, qoftë me traditat e tyre të çuditshme, qoftë me ligjet e çmendura, të cilat ngjajnë më tepër surrealiste. Në mbarë botën ka ligje të çuditshme seksuale. Shumica kanë mbetur prej kohësh dhe nuk janë zhdukur.
Më së shumti i gjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbetura që nga koha e puritanëve. Lexoni më poshtë 24 ligjet më të çuditshme seksuale:
- Në Liban marrëdhëniet seksuale me kafshë lejohen, mjafton që kafsha të jetë i gjinisë së kundërt.
- Në Hong Kong, një bashkëshorte e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar, në qoftë se e kap me presh në duar. I vetmi kufizim që i vihet është që vrasjen ta kryejë me duar dhe jo me ndihmën e ndonjë arme. Ndërsa sa i përket të dashurës, sipas ligjit edhe atë mund ta vrasë, me çdo lloj mënyre që dëshiron.
- Në shumë vende islame marrëdhëniet seksuale me kafshë janë të ligjshme, mjaftoi që i interesuari të mos e hajë më vonë kafshën me të cilën ka bërë seks!
- Në Guam, ndalohet që femrat të martohen në qoftë se janë të virgjëra. Shumë familje pajtojnë një “profesionist” në këtë çështje, me qëllim që t’ua largojë vajzave të tyre… “peshën” e virgjërisë.
- Në Bahrejn gjinekologëve meshkuj u ndalohet që të shikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë organet gjenetike të femrës. Ndaj, ata të gjithë përdorin një pasqyrë, për të kryer punë.
- Në zonën Cali të Kolumbisë është në fuqi një ligj, të cilin çdo dhëndër nuk është në gjendje ta shpjegojë. Aty, çifti i ri i sapomartuar është i detyruar ta kalojë natën e parë të martesës nën shoqërinë e vjehrrës së nuses!
- Në Indonezi, kushdo që kapet në flagrancë ndërsa masturbohet, i pritet koka!
- Ndërsa në Bolivi kanë miratuar një ligj shumë të komplikuar, i cili dikton në mënyrë specifike që në një treshe seksuale ndalohet të marrin pjesë nënë e bijë së bashku. Gjithsesi, lejohet që x person i interesuar të shkojë me të dyja, por jo së bashku, por veç e veç.
- Në qytetin e vogël amerikan Hastings, Nebraska, çiftet janë të detyruara që kur bëjnë seks, të mbajnë veshur këmisha nate.
- Në Estoni është e ndaluar të luash shah ndërsa bën seks.
- Nëse një burrë në Uruguaj e kap gruan me të dashurin, ai mund t’i vrasë të dy ose mund të zgjedhë që gruas t’i presë hundën dhe të sakatojë të dashurin e saj.
- Kush fton për seks një grua të huaj në pub-et angleze, është fajtor për skandal kombëtar. Dënimi është nga 180 euro deri në tre muaj burg.
- Në Florida është e ndaluar qartësisht që të bësh seks me një ferrëgjatë (lloj iriqi).
- Në Irlandë është lejuar shitja e prezervativëve vetëm pas vitit 1978.
- Në Arizona, SHBA, nuk lejohen më shumë se dy dildo (lodër seksi) për shtëpi.
- Në Cleveland, SHBA, gratë nuk lejohen të veshin këpucë llustrafin dhe fund për shkak se meshkujt mund të shohin mbathjet e tyre të reflektuara në këpucë.
- Në Siena të Italisë gratë me emrin Maria nuk lejohet të punojnë si prostituta.
- Në Guajanën Franceze është e ndaluar që të masturbosh- mendohet se të sëmur shpirtin e mendjen.
- Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
- Në Kolorado, të SHBA-ve, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.
- Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.
- Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë
- Në Oblong, Illinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual ndërsa jeni për peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.
- Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të kryejë marrëdhënie seksuale në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.