Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Fitnes inspirim: Transformimi i trupit të një nëne pas shtatzënisë së parë

$
0
0

Frymëzimi juaj i ri i fitnesit është Malin Bjork, kjo nënë e cila do të ju mahnitë me transformimin e saj të trupit pas shtatzënisë së parë.

Suedezja e njohur ndiqet në rrjetin social Instagram nga më shumë se gjysëm milion ndjekës, ku edhe publikon përparimin e saj në fitnes.

Derisa ishte shtatzënë me bebin e parë, Malin kishte shtuar peshë 22 kilogram. Pas disa ditëve pas lindjes, ajo e kishte filluar transformimin e saj duke ecur me djalin e saj të posalindur, kurse pas 2 muajve, kishte vazhduar në palestër. Për vetëm gjashtë muaj, Bjork kishte arritur që të largojë “peshën e shtatzënisë” dhe ta kthejë peshën e saj që e kishte para shtatzënisë, transmeton Femina.al

Jam shumë e lumtur që kam filluar të stërvitem pasi që lindi Vinsent-i, në vend që të ha gjithçka për çdo ditë. Fillova të ushqehem shëndetshëm dhe kam ndryshuar zakonet e mia për të mirë. Rezultatet erdhën shpejtë dhe unë isha në formën më të mirë kur djali im ishte 7 – 9 muaj. Edhe ju mund ta bëni këtë! – shkruan ajo në Instagram.

Tani ajo është përsëri shtatzëne me bebin e dytë./Femina.al/

The post Fitnes inspirim: Transformimi i trupit të një nëne pas shtatzënisë së parë appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267