Zinku është mineral i cili merr pjesë në ndërtimin e pjesëve të ndryshme të trupit, përfshirë kockat, indet, trurin, sytë, flokun, lëkurën, prostatën, mëlçinë dhe veshkat…
Ai merr pjesë në funksionimin e duhur të sistemit imun, në prodhimin e kolagjenit, shërimin e plagëve dhe maturimin e spermatozoideve, transmeton Femina.al.
Një numër i madh i njerëzve vuajnë nga mungesa e zinkut dhe as nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Kjo mund të shkaktojë disa simptome negative, andaj provoni a i keni ato:
- rënie të flokut;
- dobësim i menjëhershëm;
- shërim i ngadalshëm i plagëve;
- infeksione kronike;
- depresion;
- akne;
- flokë të thatë dhe të dëmtuar;
- thonjë të thyeshëm;
- nivel të lartë të kolesterolit;
- të pamurit e dobësuar;
- numër i vogël i spermatozoidëve;
Nëse keni vërejtur një ose më tepër simptoma, atëherë ju duhet të shtoni konsumimin e zinkut (nëse jo me suplemente) me ushqimet vijuese:
- vezë;
- mish pule;
- peshk;
- fara kungulli (fara susami ose luledielli);
- fruta arrore (bajame, arra, arra indiane).
Trupi ndonjëherë në mënyrë të vështirësuar e absorbon zinkun, pa marë parasysh se e konsumoni nëpërmjet ushqimit ose suplementeve. Pikërisht për këtë gjë, ekspertët këshillojnë ta rrisni konsumimin e vitaminës A dhe D të cilat e nxisin absorbimin e zinkut. Pasi t’i siguroni trupit një sasi të mjaftueshme të zinkut, do ti dalloni ndryshimet vijuese:
- flokë, lëkurë dhe shikim më të mirë;
- punë më të mirë të sistemit imun (nuk do të sëmureni lehtë);
- shërim më i shpejtë i plagëve;
- punë më e mirë e sistemit digjestiv;
- reduktim i inflamacioneve dhe sëmundjeve kronike./Femina.al/
The post Nëse i keni këto simptome, atëherë keni mungesë zinku! appeared first on Femina.al.