Pastrim të trupit duhet të bëjë çdo njeri të paktën një herë në gjashtë muaj, dy herë në vit, për shkak se toksinat e akumuluara mund të çojnë në sëmundje të ndryshme.
Ftohjet e shpeshta, infeksionet, lodhja, të qenët i përgjumur, dekoncentrimi – e gjithë kjo është dëshmi e pranisë së toksinave, baktereve malinje dhe baktereve të tjera jo më pak të dëmshme.
Ilaçi efikas natyral nga mjekësia popullore ruse përbëhet nga kefiri dhe miell hikërrori. Kefiri është eliksir i rinisë dhe shëndetit, dhe mielli i hikërrorit forcon trupin, ripërtrin enët e gjakut, heq lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në duar dhe këmbë dhe rrit sekretimin e urinës.
Është i shkëlqyeshëm për kujtesë dhe përqendrim (sidomos tek të moshuarit) ul shtypjen e gjakut, shëron arteriosklerozës dhe kapsllëkun. Në kombinim me kefirin, ul nivelin e sheqerit në gjak, pastron zorrët dhe enët e gjakut, normalizon metabolizmin, parandalon kancerin e pankreasit dhe rrit nivelin e hemoglobinës në gjak.
Receta për përzierjen shëruese prej kefiri dhe miell hikërrori: një lugë miell hikërrori përzijeni mirë me 180 ml. kefir. Përgatiteni në mbrëmje dhe lëreni përzierjen në frigorifer gjatë natës.
Në mëngjes, gjysmë ore para se ta konsumoni përziejeni edhe një herë.
Më së miri është që këtë përzierje ta konsumoni në vend të kafjallit.
Sipas dëshirës mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë. Pastaj nuk do të hani asgjë për 3 orë.
Ky proces pastrimi rekomandohet të zgjasë 14 ditë!/Femina.al/
The post Pastrojeni organizmin tuaj me këtë përzierje prej kefiri dhe miell hikërrori appeared first on Femina.al.