Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Kromi ulë nivelin e sheqerit në gjak

$
0
0

Ky mineral rregullon nivelin e sheqerit në gjak, kurse te pacientët e varur nga insulina mund ta zvogëlojë nevojën për ilaçe dhe insulinë.

Si preventivë kundër paraqitjes së diabetit (sëmundjes së sheqerit), rol të rëndësishëm ka kromi, të cilin organizmi nuk e prodhon por duhet të konsumohet nëpërmjet ushqimit.

Ky mineral e rregullon nivelin e sheqerit në gjak, kurse te pacientët e varur nga insulina, mund ta zvogëlojë nevojën për ilaçe dhe insulinë. Te personat me nivele kufitare të sheqerit në gjak mund të ndihmojë në parandalimin e nevojës për insulinë, kurse te ata persona te të cilët niveli i sheqerit është i ulur, ndihmon që të kthehet në nivel normal, transmeton Femina.al

Në cilat ushqime gjendet kromi?

Kromi gjendet në brokoli, mish, majën e tharmit, verë, elb, grurë, mish pule, frutat e detit dhe kërpudha.

Është vërtetuar që një “gotë” brokoli përmbanë 22 mikrogram krom, gjegjësisht pesë herë më shumë sesa cili do tjetër ushqim. Dozat e rekomanduara ditore janë nga 50 deri 200 mikrogram.
Gjithashtu, me kromin duhet të kemi kujdes pasi që nëse teprohet mund të shkaktojë helmim./Femina.al/


The post Kromi ulë nivelin e sheqerit në gjak appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles