Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Çfarë duhet të hanë personat me anemi?

$
0
0

Anemia - shenjë dhe shkas i shumë sëmundjeve

Anemia relativisht rrallë shfaqet te njerëzit të cilët ushqehen, shëndetshëm, Mirëpo, nëse ekziston debalanca në ushqim ose humbja e gjakut te rastet e hemorroideve të pashëruara ose te gjakderdhjet në traktin digjestiv, është e domosdoshme që të merren ushqime që janë të pasura me hekur.

  • Në ushqimin e përditshëm duhen përdorur mëlçitë, mishi i kuq, peshku, të verdhat e vezëve, pemët e thara, prodhimet e sojës. Rekomandohet përdorimi i qepës së kuqe dhe të bardhë, bizeleve, pemëve nga familja e arrave, fara, perime të gjelbra si dhe majdanoz, hithra, koriandër dhe gjethe të lulequmështit.
  • Ushqimet e pasura me vitaminën C përshpejtojnë absorbimin e hekurit dhe do të ishte e dëshirueshme që gjatë shujtës të pihet një gotë lëng i freskët portokalli të shtrydhur ose të merret nga një tabletë e vitaminës C.
  • Duhet kufizuar konsumimi i spinaqit sepse ky zvogëlon absorbimin e hekurit.
  • Bakri ndihmon absorbimin e hekurit, ndërsa artikuj të pasur me këtë mineral janë djathi, të verdhët e vesë, frutat e detit, mushkëritë, drithërat integrale, perimet ngjyrë të gjelbër të errët, kajsitë, qershitë dhe fiku i tharë.
  • Çaji, kafeja, kakaoja dhe vera e pengojnë shfrytëzimin e hekurit nga ushqimi.
  • Nëse përdorimi i hekurit përmes ushqimit nuk mjafton, atëherë kalohet te preparatet e hekurit, përdorimin e të cilit e përshkruan mjeku. /telegrafi/

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles