Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Biotini – rëndësia dhe dobitë për shëndetin tonë

$
0
0

Biotini është një vitaminë që tretet në ujë. Poashtu është i njohur si vitaminë-B (Vitaminë B7), vitaminë H, apo koenzim R, i cili në mënyrë natyrale gjendet në trupin tonë.

Biotin

Formohet natyrisht në zorrë dhe mund të gjendet në ushqime të ndryshme. Mungesa e biotinit mund të trajtohet me ushqim të përshtatshëm apo me suplemente.

Cili është funksioni i biotinit?

  • Prodhimi i energjisë
    Vitamini është shumë i rëndësishëm për flokë, shëndet të thonjve si dhe për lëkurë. Biotini ndihmon në rritje të shëndetshme dhe zhvillim, si dhe ndihmon në shërimin e shumë problemeve në trup. Gjithashtu ndihmon në shndërrimin e karbohidrateve dhe yndyrave në energji, si dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve. Për këtë arsye, ngërçet dhe dhimbjet e muskujve si rezultat i mosarritjes së trupit për ta përdorur sheqerin si burim të energjisë, mund të jetë simptomë e mungesës së biotinit.
  • Prodhimi/sinteza e yndyrës (Acidet yndyrore)
    Shumica e simptomave të mungesës së biotinit përfshijnë probleme me lëkurë. Prodhimi i yndyrës është i rëndësishëm veçanërisht për qelizat e lëkurës ngase ato vdesin dhe duhet të zëvendësohen me shpejtësi, dhe gjithashtu ato janë në kontakt me mjedisin e jashtëm dhe duhet të luajnë rolin e pengesës së përzgjedhur. Në raste kur qelizat nuk prodhohen në sasi të duhura, qelizat e lëkurës janë të parat që zhvillojnë probleme. Të miturit në mungesë të biotinit zhvillojnë dermatit, copëza të verdha të skuqura rreth kokës, vetullave dhe lëkurës prapa veshëve. Tek të rriturit quhet seborrheic dermatitis, që mund të zhvillohet në pjesë të ndryshme të trupit.
  • Mbështetës në aktivitetin e sistemit nervor
    Për arsye se glukoza dhe yndyra përdoren për energji brenda sistemit nervor, biotini poashtu funksionon si vitaminë ndihmës në këtë zonë. Numër i madh i simptomave të nervave është i lidhur me mungesën e biotinit. Këto simptoma përfshijnë dridhje, mungesë e koordinimit të muskujve (ataxia), dhe zvogëlim të forcës muskulore (hypotonia).

 Cilat janë simptomat e mungesës së biotinit?

  1. Rënia e flokëve: përveç rënies së flokëve, flokët bëhen më të holluara dhe kanë degëzime.
  2. Thonjtë: shtresimet dhe pamundësia e rritjes së thonjve.
  3. Sistemi nervor dhe muskulor: mungesë e koordinimit të muskujve, plogështi dhe dridhje.
  4. Lëkura: skuqjet e vazhdueshme në lëkurë, dhe humbja e shkëlqimit natyral të lëkurës.
  5. Të tjera: skuqje rreth syve, apati (mungesë e energjisë), shenjat e para të depresionit, ndjesi shpimi gjilpërash në nyje, etj.

A ka ndonjë bashkëveprim me ushqime tjera?
E bardha e vezë e papjekur përmban një substancë (avidin) e cila bashkohet me biotinin dhe pamundëson absorbimin. Ngrënia e 2 apo më tepër e bardhës së vezë e papërgatitur për një kohë shkakton mungesë të biotinit.

Çfarë doze duhet konsumuar?
Të rriturit mbi moshën 19 vjeçare duhet konsumuar 30-35 mikrogram biotin në ditë për ta mbajtur shëndetin në nivelin e duhur.

Sasia e rekomanduar sipas moshës:

Kategoria            Sasia adekuate e biotinit

0-6 muaj             5 microgram/ditë
7-12 muaj           6 mcg/ditë
1-3 vjeç               8 mcg/ditë
4-8 vjeç              12 mcg/ditë
9-13 vjeç            20 mcg/ditë
14-18 vjeç          25 mcg/ditë
19 vjeç dhe sipër  30 mcg/ditë
Shtatzënat 30 mcg/ditë
Gjatë gjidhënies 35 mcg/ditë

Lexoni artikullin e radhës për t’u njoftuar me ushqimet më të pasura me biotin./telegrafi/

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
044/049 344-284, 038/733-407

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


Shume Urime per TY !


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan


Dhoma e qera 60 euro studenta


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Kaçak - EjaShiko.com pj.34


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh


Harta e Kosoves