Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Koktej cianidi dhe arseniku: Fotografimet e reja grafike tregojnë se si duhanpirja shkatërron organizmin

$
0
0

Këto fotografi të tmerrshme grafike na paraqesin se çfar efekti ka duhanpirja në organizmin tonë. Në to shfaqet se si toksinat, duke përfshirë eshe arsenikun dhe cianidin, qarkullojnë nga mushkritë nëpër trupin, zemrën dhe trurin e njeriut.

mushkerite

Fotografitë janë pjesë e kampanjës së re për ndalimin e duhanpirjes, kampanjë të cilën e ka ndërmarrë sektori për shëndetin publik i Anglisë, për të theksuar dëmet që i shkakton kosnumimi i duhanit në organizmin e duhanpirësve.

Kjo kampanjë thekson se thithja e kemikaleve të rrezikshme, të cilat ndodhen në cigare, i dëmtojnë organet më të rëndësishme dhe e rrisin rrezikun e infarktit në tru dhe çrregullimeve psiqike. Keto kemikale kalojnë nëpër zemër, mushkri dhe gjak, duke shkatërruar qelizat nervore.

Videoja e bërë për këtë kampanjë u rekomandon duhanpirësve:

  • Çdoherë kur pini cigare, gjaku përplot me toksina qarkullon në trupin tuaj dhe e shton rrezikun e infarktit në zemer dhe në tru. Sikur të mund ta shihnit dëmin, do të ndalonit me duhanpirjen. Në këtë video shihet një njeri i cili rri jasht dhe pi cigare. Mëpastaj me ilustrim tregohet se si tymi që tërheq futet në mushkritë e tij para se të arrijë në gjak, mëpastaj rrugës shkon në zemër dhe në fund përfundon në tru. Kjo video mëpastaj tregon dëmtimin e organeve në procedurë të shpejtuar të këtij procesi.
  • E kemi të njohur ndikimin e dëmshëm të duhanpirjes në zemer dhe mushkri, por duhanpirësit duhet të jenë të vetëdijshëm se sa dëm i shkaktojnë edhe trurit dhe organeve të tjera vitale. Duhanpirja është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve të hershme, ndërsa çdo i dyti duhanpirës vdes nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani, ndërsa njerëzit edhe përkundër kësaj ende e nënvlerësojnë dëmin që ia shkaktojnë vetes me pirjen e duhanit. Nëse sot ndaloni me duhanpirjen, për pesë vite do të jeni i rrezikuar nga infarkti në tru aq sa janë të rrezikuar ata që asnjëhërë nuk kanë qenë duhanpirës – thotë profesori Xhejm Sal Dejvis.

Infarkti në tru është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe invaliditetit tek të rriturit, ndërsa nëse jeni duhanpirës keni dyfish më shume shanse që të përjetoni një infarkt në tru. Sa më shumë që pini cigare, aq më i madh është rreziku.

Dobësimi i kujtesës është më i shpejtë tek duhanpirësit, ndërsa një studim ka treguar se kjo mund të arrijë edhe deri në 38 herë më shumë në raport me ata që nuk e konsumojnë duhanin. Dobësimi i forcës njohëse (kognitive) është pjesë e natyrshme e plakjes. Kuptohet, ekzistojnë edhe shume faktorë tjerë, duke përfshirë edhe alkoolin, të cilat ndërlidhen me shpejtimin e dobësimit të forcës kognitive – thotë doktori Garet Hager-Xhonson, ndihmës në hulumtimet e universitetit të Londrës.

Për të shikuar videon klikoni këtu.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Prishtina Reisen


Harta e Kosoves


PIJA ÇUDIBËRËSE ME KURKUMË (turmenik)


Urime Ditelindjen Shoqe


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Kerkoj 2 mashqi


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


S’ka më modele thatanike për Gucci dhe Dior


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Ky ishte biznesmeni turk që ndërtoi varrezat e Jasharajve në Prekaz!


Çfarë i kanë kërkuar fëmijët Teuta Selimit?!


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta