Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Kush ka nevojë për hekur shtesë?

$
0
0

Çdokush ka nevojë për sasi të mjaftueshme të hekurit, por janë disa grupe të njerëzve të cilët janë më të prirë të vuajnë nga mungesa e tij dhe të kenë nevojë për plotësim.

Kush ka nevojë për hekur shtesë?

Hekuri është një mineral esencial, i cili zakonisht gjendet në një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Ai ndihmon gjakun ta qarkullojë oksigjenin kudo nëpër trup.

Disa njerëz, përfshirë gratë shtatzëna ose ato që janë në periudhën e menstruacioneve, kanë nevojë për më shumë hekur se tjerat dhe kanë një rrezik të shtuar për të mos marrë sasitë e mjaftueshme të tij.

Instituti Amerikan i Shëndetësisë Publike thotë se grupet e njerëzve në vazhdim janë në rrezik të rritur për të pasur mungesë të hekurit:

  • Gratë shtatzëna;
  • Foshnjat e lindura para kohe ose me peshë të ulët;
  • Vajzat tinejxhere;
  • Gratë e moshës për të lindur, veçanërisht ato që kanë menstruacione të rënda;
  • Njerëzit me pamjaftueshmëri të veshkave, sidomos ato që kanë nevojë për dializë;
  • Njerëzit të cilët nuk e absorbojnë hekurin si duhet nga ushqimet ose suplementët./mjeku/

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267