Është publikuar në Youtube, videoja e shumë pritur e titulluar “Disco Disco” nga dyshja Elvana Gjata dhe rep grupi, Kaos.
Kënga është realizuar nga ‘Threedots’ të Flori Mumajesit, ndërsa është lansuar sot në kanalin muzikor Youtube. “Disco Disco” është paralajmëruar si një hit i ardhshëm i dyshes, të cilët realizuan edhe versionin remiks të këngës ”Fake” të këngëtares.
Si Elvana, ashtu edhe Kaos lënë pas vetes një vit të mbushur me projekte të re dhe mbrëmje të shumta.