Nuk nevojiten shumë gjëra për t’u freskuar dhe për ta ruajtur shëndetin. Mjafton që në menynë tuaj të përditshme t’i inkuadroni edhe këto tetë ushqime, që në mënyrë natyrale të kryhet procesi i detoksimit.
Turmeniku (shafrani indian)
Turmeniku është mëlmesë indiane dhe kineze.
Antioksidantët kanë rol tejet të rëndësishëm në eliminimin e qelizave të dëmshme që grumbullohen në organizëm gjatë vitit.
- Qëllimi i detoksimit është t’i nxisë oranet që t’i eliminojnë helmet dhe t’i mundësojë organizmit një zhvillim normal – thekson nutricistja Eshli Paulson.
Ndonjëher vetëm një lugëz mëlmesë mund të bëjë cudira.
LIMONI
Shumë njerëz krejt pa të drejtë e minimizojnë fuqinë e limonit. Ai është i dobishëm për shumë gjëra dhe mund të përdoret për qëllime të ndryshme. I shfrytëzohet edhe lëngu, edhe korrja. Një limon në ditë është sasi e mjaftueshme.
HUDHRAT
Padyshim e forcojnë imunitetin dhe zemrën, gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e organizmit. Shtoni dy-tre thelbinj në gjellën tuaj të drekës.
MOLLA
Mollët mund t’i hani gjatë tërë vitit. Ato janë përplot me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e organeve digjestive nga toksinat. Përvec se të freskëta, mund t’i hani edhe në deserte të ndryshme, kollace e pite.
RREPA E KUQE
Rrepa përmban shumë pigmente dhe antioksidantë, të cilat e përmirësojnë punën e mëlcisë dhe pasqyrën e gjakut në përgjithësi.
Zakonisht konsumohet rrënja e rrepës, por edhe gjethi i saj nuk duhet anashkaluar, pasi është një bombë e vërtetë vitaminash.
BROKULLA
Nutricistët thonë se brokulla është një nga ushqimet më të shëndetshme.
Gjatë zierjes, brokulla lëshon materije të rëndësishme për detoksim të estrogjeneve të dëmshme që mblidhen në organizëm. Hani një pjatë në ditë brokulla, të përgatitura në cfarëdolloj mënyre.
SHPARGU
Kjo perime pranvere është shumë e pasur me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Mos e zieni shumë, më mirë gatuajeni në avull, sepse ashtu i ruan më mirë të gjithë përbërësit.
QERSHIZAT (BORONICAT)
Ky frut i vogël i ka tri antioksidantët më të rëndësishëm: antocianidins, resveratrol dhe acid elagin.
Në librin “Ushqimet më të shëndetshme në botë”, autori Xhorxh Mateljan thekson se ky kombinim është kryesori për crregullimet metabolike që shpiejnë në kancer.
Konsumojini të freskëta apo në ndonjë ëmbëlsirë a lëngje.