Në bazë të një njoftimi që ka ardhur nga Rapid Alet, sistemi i sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian, është kërkuar të tërhiqet nga tregu përkohësisht një seri e kekëve me fiq, të prodhuara në Serbi, për shkak të nivelit të rritur të ohratoksinës A, e cila ka përbërje kanceroze dhe nëse përdoret mbi doza të lejuara e dëmton rënd mëlçinë.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në edhe kryeispektorja e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ilirjana Zymberi e cila ka thënë se menjëherë ka dërguar ispektorët në terren për të tërhequr produktin me “Shtrudl” me fiq, deri në daljen e rezultateve të analizave të cilat definojnë saktë rrezikshmërinë e këtij produkti./telegrafi/