Konsumimi i disa dardhave në ditë mund të ndihmojë në rënien në peshë, tregojnë studimet braziliane.
Studimi që ishte fokusuar në grat të mbipesha, ka vërejtur se ato që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin humbur më shumë në peshë.
Autorët thonë se kjo pemë është mjaft e pasur me fibra, ndaj është e shëndetshme, por edhe krijon ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Ajo përmban edhe pektinë, që e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e apetitit.
Dardhat përmbajnë minerale, si kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, vetëm 4-5 për qind sheqer, pastaj vitaminat C, B1, B2, B6, karotinë, acide organik, e shumë përbërës tjerë të shëndetshëm.
Përveç që ndihmojnë në ndjenjën e ngopjes dhe rënie në peshë, dardhat kanë edhe efekt qetësues, dhe pastrojnë zorrët dhe ofrojnë energji. Megjithatë konsumoni vetëm dardhat e pjekura mirë, pasi ato të papjekura qëndrojnë më gjatë në lukth dhe mundojnë atë./mjeku/