Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Farat e lirit, një mbrojtje e shumëfishtë shëndetësore

$
0
0

Duke shtuar farat e lirit në dietën tuaj ju do të përfitoni në disa aspekte shëndetësore, si mbrojtja nga disa lloje të kancerit, mbrojtja nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.

Farat e lirit, një mbrojtje e shumëfishtë shëndetësore

Farat e lirit janë të pasura me disa lëndë të shëndetshme ushqyese, siç janë acidet yndyrore omega-3, vitaminat e grupit B, pastaj mineralet si kalium, hekur e zink, si dhe janë të pasura me fibra.

Të gjitha këto përbërës ndihmojnë në shfaqjen e efekteve shëruese të farave të lirit, përfshirë edhe pastrimin e sistemit të tretjes, uljen e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efektin mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, si dhe dobitë shëndetësore në ruajtjen e kujtesës.

Megjithatë, as me farat e lirit apo vajin e tyre nuk duhet tepruar, pasi ai mund të jetë i dëmshëm. Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Përdorimi i tepërt nga ana e femrave formon shtresa të celulitit. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme nëse bima përdoret në vend të vajit.

Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3. Farat e lirit janë të përshtatshme edhe për kontrollin e peshës së trupit pasi që shtypin ndjenjën e urisë. Këto fara mundësojnë edhe funksionimin e drejtë të zorrëve dhe sistemit të tretjes. Përqindja e lartë e vitaminës B12 bënë që farat e lirit të kenë vlerë të lartë ushqyese. Në saje të këtyre veçorive është i përshtatshëm për personat të cilët nuk konsumojnë mish.

Por, vaji i ngrohur i lirit mund të krijojë edhe disa lëndë kimike që mund të shkaktojnë sëmundjen e kancerit. Në këtë rast bima, e cila përdoret për mbrojtje nga kjo sëmundje, mund të shkaktojë efekt të kundërt.

Ekspertët janë të mendimit që në qoftë se farat e lirit nuk ruhen në mënyrë të duhur ato mund të krijojnë edhe kërpudha. Këto fara, kur konsumohen me kërpudha, ato mund të dëmtojnë edhe sistemin e imunitetit të organizmit.

Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese.

Farat e bluara mund t’i ruani në një enët të mbyllur të errët në frigorifer në sasi të vogla.

Për të vërtetuar se a janë të freskëta farat e lirit ju mund të merrni pak pambuk të njomë i fusni në mes disa fara të lirit dhe prisni të bihen. Nëse farat bihen atëherë janë të freskëta dhe mund t’i konsumoni. Ato, mund t’i shtoni në sallatë e kos, ndërsa vajin mund ta përdorni për t’i skuqur perimet.

Nëse nuk dëshironi t’i hani farat e lirit ato mund t’i gjeni edhe në formë të tabletave në barnatore ose tek herbalistët. Këto tableta nuk janë ekstrakte të farave të lirit por thjeshtë janë një shtesë në ushqim.

Postimi Farat e lirit, një mbrojtje e shumëfishtë shëndetësore u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267