Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Vaji i ullirit – gjithçka për lëngun e mrekullive

$
0
0

Vaji i ullirit. Kjo mrekulli e natyrës e cila ka veti të pazëvëndësueshme ushqyese dhe shëndetësore. Pikërisht me këtë produkt të njohur ndër shekuj dietologia Blerina Bombaj shpjegon me hollësi çdo detaj rreth ullinjve dhe vajit të ullirit.

Vaji i ullirit. Gjithçka për lëngun e mrekullive

Si duhet ta dallojmë cilësinë e tij, cili lloj është më i mirë, në çfarë kushtesh duhet mbajtur dhe për cilat sëmundje është më i miri.

Është më mirë të konsumojmë ullinjtë apo vajin e ullirit? A mund të konsumohen ullinjtë nga pema?
Ullinjtë në krahasim me vajin e ullirit kanë natyrisht më pak kalori për të njëjtën sasi, dhe përmbajnë fibrat bimore të cilat nuk gjenden te vaji. 1 kupë ullinj ka 150kalori, 24% hekur, 17% fibra. Vaji nuk i ka këto dhe vetëm 1 lugë ka kaq kalori. Por vaji është koncentrat vitamine E dhe antioksidantësh tepër të fuqishëm.

Si duhet të ruhen ullinjtë pasi blihen?
Në ujë me kripë ose në vaj ulliri, në enë pa ajër ose në frigorifer.

Cili është lloji më i mirë i ullinjve për të ngrenë dhe cili për të bërë vaj?
Ullinjte me të mirë për të ngrënë janë ata të kallamatës, ullinjtë e zinj. Ngjyra e zezë tregon edhe përmbajtje të lartë antioksidantesh. Ullinjtë për vaj janë me të mirë ata jeshil, jo të pjekur shumë.

Çfarë do të thotë emërtimi “ekstra vergine”? Çfarë do të thotë “aciditeti i vajit dhe sa është norma e lejuar për vajin ekstra”?
Pikërisht aciditeti është një nga kriteret e përcaktimit të vajit ekstra vergine. Kriteri tjetër është temperatura e përpunimit. Vaji ekstra duhet të jetë i përpunuar në të ftohtë, në mënyrë mekanike dhe pa solvente kimike. Kjo është cilësia e parë e vajit të ullirit, kur aciditeti është më pak se 0,8%. Cilësia e dytë është vaji thjesht “vergine” dhe më pas vaji puro.

Çfarë duhet të ketë parasysh një person në mënyrë që të blejë një vaj ulliri të mirë?
Natyrisht që duhet të shikojë etiketen dhe mënyrën e ambalizhimit. Etiketa duhet të ketë të dhëna për llojin (ekstra i virgjër, i virgjër etj), origjinën, aciditetin dhe skadencën. Ambalazhimi duhet të jetë në enë qelqi me ngjyrë të errët në mënyrë që të mos depërtoje drita ose në enë teneqeje. Vaji i ambalazhuar në shishe plastike nuk mundet kurrë sesi të jetë i cilësisë së parë. Perveç ambalazhit që e ruan nga ajri dhe nga drita, vaji ekstra duhet të vendoset në raft ku nuk ekspozohen në dritë direkte dhe të fortë. Drita e oksidon vajin e ullirit dhe ai e humb cilësinë e tij.

Sa e ka jetëgjatësinë vaji i ullirit që prodhohet sot dhe sa e ka pasi ai hapet. Si duhet ruajtur ne shtëpi?
Vaji ekstra ka jetegjatësi deri në 1 vit, maksimumi 18 muaj. Pasi hapet e mira e të mirave është të mos zgjasë më shumë se 90 ditë. Maksimumi është 9 muaj.

Çfarë rëndësie ka aroma e vajit për cilësinë e tij?
Aroma është një nga treguesit kryesorë të cilësisë së vajit dhe të vlerave të tij. Aroma duhet të jetë patjetër e fortë dhe impresionante. Ngjyra ndërkohë është një tregues i veçorive të vajit. Ngjyra e verdhë tregon përmbajtje karotenoidesh dhe aromë frutash. Ngjyra jeshile tregon përmbajtje klorofili dhe antioksidantesh si dhe shije të hidhur. Sa më e forte shija aq më të shumta benefitet për shëndetin.

Është dëgjuar shumë mbi vlerat e vajit të ullirit dhe shëndetit të zemrës. Është e vertetë që vaij i ullirit ul kolesterolin në gjak?
Rekomandohen 2lugë të mëdha në ditë vaj ulliri për të pasur efekt në uljen e LDL-es, (kolesterolit të keq).

Çfarë vlerash të tjera ka për shëndetin? A duhet konsumuar vaji pa teklife?
Perveç dilatacionit te arterieve dhe përmirësimit te HDL-es (kolesterolit të mirë), vaji i ullirit ka edhe veti anti-inflamatore të ngjashme me ibuprofenin. Kjo u zbulua pas venies re së konsumi i vajit ekstra provokonte të njëjtën ndjesi diegieje në fyt si aspirina. Efekti anti-inflamator i vajit të ullirit është shumë i rëndësishme për mjeksinë pasi pas inflamacionit fshihen një sërë sëmundjesh si të zemrës deri te tumoret.

Vaji i ullirit duket se ka një efekt pozitiv edhe mbi prodhimin e insulinës.

A prodhohet në vendin tonë vaj cilësor?
Si mund ta vlerësojmë cilësinë e vajit të ullirit duke e provuar atë? A ka ndonjë specifike në degustimin e tij sic ka psh për verën?

  • Gatimi me vaj ulliri ekstra: Konsumi i vazhdueshëm i vajit të djegur nga skuqja është tepër i rrezikshëm për shëndetin. Skuqjet duhet të bëhen deri në ato temperstur ku vaji nuk nzjerr tym! Përndryshe tregon se vaji nuk e duron më temperaturën dhe po degradohet!

Këshillat më të rëndësishme:

  • Nga të gjithë llojet e vajit të ullirit që qarkullojnë në treg zgjidhni vaj ulliri ekstra të virgjër, mundësisht të çertifikuar.
  • Zëvëndësoni pjesën më të madhe të yndyrës që përdorni me vaj ulliri ekstra por kujdes me sasinë se është shumë kalorik!

Mbani mend: një vaj ulliri që tregtohet në shishe plastike dhe në ambjente me dritë nuk është kurre vaj ulliri ekstra i virgjër.

Për të provuar vajin e ullirit jepini rëndësi:

  1. aromës e cila duhet të jetë e fortë dhe e freskët,
  2. dDuke mbajtur një gllënjkë në gojë pa e gëlltitur shëtiteni në të gjithë sipërfaqen e gjuhës dhe prisni një ndjesi hidhësire të lehtë dhe pak djegie në fyt. Këto dy ndjesi tregojnë se vaji është ekstra i virgjër.

Vaji ekstra i virgjër ka kosto më të lartë dhe për këtë arsye ka dhe çmim më të lartë.

Në Shqipëri ka 180 punishte që prodhojnë vaj por vetëm pak prej tyre janë të certifikuara për vaj ekstra të virgjër dhe bio. Prandaj bëni kujdes, mos e blini sapunin për djathë.

Postimi Vaji i ullirit – gjithçka për lëngun e mrekullive u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles