Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Si të shmangni rrudhat në pjesën e dekoltesë

$
0
0

Të paturit e një lëkure të bukur është shumë delikate. Një rëndësi të veçantë ka edhe pjesa e dekoltesë, e cila ka nevojë për një kujdes të veçantë.

Si të shmangni rrudhat në pjesën e dekoltesë

  1. Mbrohuni nga rrezet UV
    Dielli favorizon plakjen e lëkurës. Kështu që në momentin që përballeni me rrezet e diellit aplikoni një krem mbrojtës, sepse kjo zonë është shumë delikate.
  2. Flini mirë
    Sa do që mund të duket e pabesueshme, një nga arsyet se pse rrudhat shfaqen në pjesën e gjoksit, është gjumi i keq. Për të shmangur një gjë të tillë, flini në njërën anë. Gjithashtu gjatë natës mos i mbani sutjenat, ose mbani një palë më të rehatshme.
  3. Hidratimi
    Zona e qafës dhe dekoltesë është shumë delikate ndaj ka nevojë për hidratim. Përdorni një krem hidratues në mënyrë të përditshme, pini sa më shumë ujë dhe ndiqni një dietë të ekuilibruar dhe të pasur me vitamina.
  4. Maskë me kastravec
    Kjo është një mënyrë ideale për tu përgatitur në kushtet e shtëpisë. Grini imët në mikser ose në rende një kastravec, pjesën kremoze aplikojeni për 20 minuta në pjesën e dekoltesë. Pas kësaj shpëlajeni me ujë të ftohtë./telegrafi/

Postimi Si të shmangni rrudhat në pjesën e dekoltesë u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267