Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Pickimi nga mushkonjat – si ta lehtësoni kruarjen irituese?

$
0
0

Pothuajse nuk ekziston njeri në botë që nuk ka ndjerë në lëkurën e tij/saj se sa është e bezdisshme dhe irituese kruarja e shkaktuar nga pickimi i mushkonjës. Mjafton që një insekt aq i vogël të ju prishë gjumin në muajt e verës dhe disa ditë të ju “lodhë” kruarja ne vendin e pickimit.

Pickimi nga mushkonjat – si ta lehtësoni kruarjen irituese?

Pickimi nga mushkonjat zakonisht ndodhë gjatë periudhës kur dielli lindë dhe perëndon, atëherë kur mushkonjat janë më aktive.

Për fat të mirë, në viset tona mushkonjat nuk bartin sëmundje serioze si që është malaria, andaj pjesa më e madhe e pickimeve nuk janë të rrezikshme.

Pse paraqitet kruarja?

Vetëm mushkonjat femra “kafshojnë” njerëz, sepse ato ushqehen me gjak. Për dallim nga ato, mushkonjat e gjinisë tjetër zakonisht ushqehen me lëngje tjera.

Me ndihmën e një “gypi”, mushkonjat e shpojnë lëkurën e njeriut dhe thithin gjak. Por, deri sa thithin gjakun, ato në lëkurën tuaj lënë pjesë nga pështyma e tyre e cila përmbanë proteinë, qëllimi i së cilës është që ta ndalojë ngjizjen e gjakut.

Sistemi imun i trupit, readon në ato proteina dhe si rezultat i asaj, në vendi rreth pickimit skuqet dhe rrjedh, e pastaj paraqitet edhe kruarja.

Cilët njerëz i tërheqin mushkonjat?

Shkencëtarët vazhdimisht bëjnë eksperimente për të vërtetuar atë se çka i tërheq mushkonjat më tepër tek disa njerëz, e më pak tek të tjerët. Është e njohur se mushkonjat i zgjedhin “viktimat” e tyre në bazë të shumë faktorëve si: era dhe kemikalet në djersë.

Hulumtimet e sotme tregojnë se mushkonjat më tepër i tërheqin meshkujt sesa femrat, por edhe gratë shtatzëna, persona me grupën e gjakut 0(zero), persona me nivel të lartë të kolesterolit dhe me peshë të madhe trupore, personat që konsumojnë birrën dhe persona që mbajnë veshje më të errët.

Si ta zvogëloni kruarjen nga pickimi i mushkonjave?

Kruarja e cila paraqitet si rezultat i pickimit nga mushkonja nuk mund të largohet menjeherë, andaj duhet të jeni të durueshëm. Me rëndësi është që mos ta kruani vendin e pickimit që të mos e dëmtoni lëkurën dhe që të mos e rrisni kohën e shërimit.

Pasi të vëreni se ju ka kafshuar mushkonja, menjëherë pastroni vendin e pickimit me ujë dhe sapun ose pastrojeni me alkool.

Pastaj mund të përdorni ndonjë nga ilaqet shtëpiake vijuese, të cilat më pak ose më shumë e zvogëlojnë kruarjen:

  • Përzieni ujë me sodë bikarbon dhe pastaj vendoseni në vendin e skuqjes;
  • Lëng nga limoni;
  • Uthull molle;
  • Aloe vera;
  • Pastë për dhëmbë;
  • Lëngje për shpërlarje të gojës;
  • Krypë dhe ujë – bëni përzierjen e krypes dhe ujit dhe vendoseni ne vendin e pickimit;
  • Lëvorja e bananes. Fërkojeni vendin e kafshimit me lëvoren e brendeshme të bananes;
  • Akull;

Përveç kësaj mund të ju ndihmojnë edhe këto “ilaqe të çuditshme”:

  • Ngjitës. Vendosni një pjesë të ngjitësit në vendin e kafshimit. Shumë njerëz thonë se kjo e zvogëlon kruarjen.
  • Llak transparent për thonjë. Lyeni vendin e kafshimit me llak për thonj. Por, mos e bëni këtë nëse më herët keni bërë “plagë” me kruarje.
  • Sapun i thatë. Fërkojeni vendin me sapun të thatë për të ndjerë lehtësim.
  • Bëni shenjën „Х“. Me ndihmën e thonjëve bëni një „Х“ mbi vendin e pickimit. E ndalon kruarjen menjëherë!
  • Pështymë. Në vendin e pickimit vendosni pakë pështymë.
Kujdes:
Nëse pickimi nga mushkonja shkakton dhembje te fortë të padurueshme, kokëdhembje, ethe, marramendje, vjellje, temperaturë, menjëherë paraqituni tek mjeku!/Femina.al/

Postimi Pickimi nga mushkonjat – si ta lehtësoni kruarjen irituese? u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles