Për shumë çifte konceptimi është proces i pakuptueshëm i cili lindë qindra pyetje si: “A është me rëndësi se kur kemi marrëdhënie seksuale?”, “A ndikon pozita seksuale në mundësitë e konceptimit?”, “Vallë seksi në ditët pjellore do të thotë shtatzëni?” etj.
Informatat e shumta dhe këshillat në lidhje me shtatzëninë ndonjëherë ndikojnë në mënyrë konfuze për çiftet të cilët për herë të parë ndeshen me temën e konceptimit, por është fakt se disa prej tyre mund të kenë rëndësi vendimtare për krijimin e jetës së re. Edhe pse nuk ekziston formulë magjike për të “bërë” një bebe, respektimi i këshillave vijuese gjatë kohës së seksit mund të ju ndihmojë në rritjen e mundësive që sa më shpejtë të bëheni nënë.
Gjithçka është te koha.
Femrat lindin me 1-2 milionë qeliza vezë, por vetëm 300 – 400 prej tyre do të jenë të liruara gjatë kohës së ovulimit. Më shpesh vezorët lirojnë vetëm nga një qelizë vezë të pjekur në muaj. Gjatë muajit ekzistojnë vetëm disa ditë pjellore kur sperma mund ta fekondojë qelizën vezë (më shpesh ato ditë janë nga dita e 11 deri më ditën e 14 nga fillimi i ciklit menstrual). Pasi që të lirohet qeliza vezë nga vezorja ajo e fillon rrugën e saj në tubat fallopiane (vezë përçuesit) deri tek mitra dhe është në gjendje për fekondim vetëm 12 – 24 orë. Nëse gjatë kësaj periudhe ajo nuk fekondohet, ajo resorbohet në mitër dhe mundësia për shtatzëni humbet deri në muajin e ardhshëm, kur i njejti proces do të fillojë përsëri. Prandaj, më rëndësi të veçantë është të dini se kur janë ditët tuaja të pjellshme, dmth kur jeni në ovulim.
Seks para dhe jo pas ovulimit.
Shumë çifte bëjnë gabime kur presin të ndodhë ovulimi, e pastaj të kenë marrëdhënie intime. Mundësitë për të mbetur shtatzëne janë më të vogla nëse keni seks disa ditë para ovulimit, sepse sperma mund të jetoje në traktin reproduktim të gruas prej 3 deri më 5 ditë, por zakonisht rreth 72 orë. Shumica e specialistëve janë të mendimit se nëse keni marrëdhënie gjatë kohës së tre ditëve para ovulimit, gjatë ditës së ovulimit dhe ditës pas ovulimit është strategjia më e mirë për të mbetur shtatzënë.
Bëni seks shpesh, por jo edhe më shpesh.
Është e vërtetë se seksi i rregullt përmirëson kualitetin e spermës, por seksi për çdo ditë sjell në zvogëlimin e numrit të spermatozoidëve, e me këtë dhe mundësitë për të mbetur shtatzëne. Shumica e ekspertëve rekomandojnë që deri sa mundoheni të mbeteni shtatzëne, të keni marrëdhënie çdo të dytën ditë. Në këtë mënyrë do të ruhet numri i spermatozoidëve, e përveç kësaj, nuk do t’i humbasni ditët pjellore.
Shmangni lubrifikantët.
Edhe pse lubrikantët e bëjnë seksin më të këndshëm, duke e rritur lagështinë vaginale, ato mund t’i zvogëlojnë shanset për të mbetur shtatzëne. Shumica e librikantëve ndikojnë në lëvizshmërinë e spermatozoidëve dhe i parandalojnë që të arrijnë tek qeliza vezë. Gjithashtu, kemikatet që hyjnë në përbërjen e lubrikantëve shkatërrojnë një pjesë të spermatozidëve. Gjithashtu edhe pështyma ndikon në lëvizshmërinë e spermatozoidëve, prandaj është mirë që t’i shmangeni edhe seksit oral para marrëdhënieve intime. Nëse jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzëne, shmangni lubrikantet artificiale. Trupi juaj krijon lubrikante natyrale – mukusi cervikal i cili është ideal për transportimin e spermës.
Zgjedhni pozitën për konceptim e cila mundëson penetrim të thellë.
Edhe pse mjafton vetëm një spermatozoid të arrijë në qelizën vezë, teknika më e mirë për konceptim është rritja e numrit të spermatozoidëve që do të arrijnë te ajo. Spermatozoidët udhëtojnë nëpërmjet mukusit cervikal, pavarësisht nga çdo gjë, por ekspertët janë të mendimit se disa pozita seksuale mund të jenë në ndihmë që të arrijnë tek qeliza vezë, për dallim nga pozitat tjera. Rekomandohen pozita misionare dhe ajo e qenit, si dhe pozita kur që të dy partnerët janë të shtrirë anash.
Praktikoni seks në mëngjes.
Orët e hershme të mëngjesit jo vetëm që e rrisin nivelin e testosteronit tek meshkujt, por edhe numri i spermatozoidëve është më i madh sesa në mbrëmje. Prandaj, për këtë arsye seksi në orët e mëngjesit rritë mundësitë tuaja për konceptim.
Edhe pse ekziston mundësi që të vonoheni për në punë – do të vonoheni me buzëqeshje në fytyrë.
Largohuni stresit dhe relaksohuni.
Shumë femra mendojnë se fekondimi do të ndodhë menjëherë pas përpjekjes së parë. Për fat të keq, realiteti është ndryshe. Edhe çifti më i shëndetshëm ka vetëm 20-25% mundësi të konceptohet gjatë periudhës një mujore. Zakonisht ne femrat pas disa tentimeve të pasuksesshme mbulohemi me emocione negative, kurse kjo na sjellë stres më të madh.
Stresi është njëri nga arsyet për mungesë të ovulimit tek femrat. Edhe pse ai vet në vehte nuk ndikon në procesin e konceptimit, vet mungesa e ovulimit mund ta anulojë konceptimin. Mos lejoni që seksi të ju kalojë në obligim dhe të ju krijojë stres dhe frustracione për çdo muaj. Seksi për konceptim duhet të ju mbushë me dashuri dhe respekt dhe jo të ju ndajë nga ato.
Orgazma femërore ndihmon.
Edhe pse orgazma femërore nuk është e rëndësishme kur mundoheni të mbeteni shtatzëne, ajo mund të ndihmoje. Kontraktimet muskulore të mitrës gjatë kohës së orgazmës ndihmojnë që sperma më shpejtë të tërhiqet deri te qeliza vezë e pjekur.
Pas ejakulimit, mbajeni penisin në vaginë.
Mbajtja e penisit në vaginë deri sa nuk mbaron erekcioni mund të ndihmojë që të parandalohet rrjedhja e spermës jashtë saj.
Qëndroni të shtrira në shpinë për 20 minuta pas mbarimit të seksit.
Shtrirja nuk është vetëm për dembela. Që spermatozidët të gjejnë rrugën e tyre deri te vezëpërçuesit, nevojiten rreth 20 minuta. Edhe pse shkenca nuk e vërteton, specialistët i këshillojnë femrat që mundohen të mbetetn shtatzëne që të qëndrojnë shtrirë rreth 20 minuta pas aktit seksual me një jastëk të vendosur nën vithe. Shtrirja në shpinë zvogëlon rrezikun nga rrjedhja e spermës nga vagina. Prandaj, mos kërceni nga shtrati menjëherë pas ejakulimit të partnerit duke vrapuar në toalet. Lejoni vehtes që graviteti të ju ndihmojë të bëheni prind. /Femina.al/
Postimi 10 këshilla për konceptim më të shpejtë u shfaq i pari në Femina.al.