Çaji i zi i përqendruar mund të ndihmojë në largimin e erës së keqe të këmbëve.
Era e këmbëve shpesh është një problem po thuajse i pazgjidhshëm për shumë persona. Ndoshta ju keni provuar me dhjetëra produkte kozmetike, dhe nuk keni pasur sukses. Por, a e keni provuar çajin e zi?
Çaji i zi është i pasur me tanine, një grup antioksiduesish, të cilët neutralizojnë erën e keqe të këmbëve. Për të përfituar nga kjo, veproni si më poshtë:
- Leni dy qese, ose dy lugë çaji të zi të ziejnë për pesëmbëdhjetë minuta në gjysmë litri ujë.
- Më pas çajin e vluar derdheni në një legen me dy litra ujë të thjeshtë.
- Zhytni këmbët për 10 deri në 20 minuta dhe pritni rezultatet./mjeku/