Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Femrat mbajnë mend dashurinë e parë, meshkujt automobilin e parë

$
0
0

Pothuajse 51% të meshkujve mezi u kujtohen puthja e parë dhe seksi, ndërkaq 89% e femrave jo që e mbajnë shumë mirë në mend se me kë janë puthur për herë të parë, por i dinë edhe të gjitha detajet.

dashuria

Një grup shkencëtarësh është marrë me këtë çështje dhe ka bërë një eksperiment me disa mijëra persona. Rezultatet edhe një herë konfirmuan se sa është i ndryshëm truri i femrave dhe i meshkujve. Pra, femrat më së gjati mbajnë mend dashurinë e parë, ndërkaq djemtë automobilin e parë.

Është interesante që madje 51% e meshkujve mezi mund ta kujtojnë puthjen dhe seksin e parë, – mbajnë mend vetëm lidhjen e parë serioze, ndërkaq 89% e femrave jo vetëm që mbajnë se me kë për herë të parë janë puthur, por i dinë edhe të gjitha detajet e tjera – ku ka ndodhur ajo, çfarë moti ka qenë, sa ka qenë ora dhe kush ka qenë atë ditë në shoqërinë e tyre.

Mirëpo, meshkujt i dinë të gjitha detajet për veturën e tyre. Pos informacioneve themelore, mbajnë mend edhe detaje krejtësisht të parëndësishme dhe të gjitha kënaqësitë dhe pakënaqësitë nëpër të cilat kanë kaluar me automobilin e tyre./telegrafi/

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles