Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all 2268 articles
Browse latest View live

VIDEO: Midis Prishtinës ushtrohet prostitucion

$
0
0

Në qendër të Prishtinës dhe në mes të ditës qëndrojnë disa gra të cilat aty sigurojnë klientë, të cilëve u ofrojnë shërbime seksuale.
Klan Kosova sjell detaje rreth mënyrës se si disa gra merren vesh me burra goxha në moshë që në këmbim të parave iu ofrojnë kënaqësi në objekte hoteliere.

Policia konfirmon se është në dijeni dhe se ka ndërhyrë në disa raste.

E gjithë kjo ndodh në qendër të Prishtinës, në hapësirën mes ndërtesës së Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës.

“Policia ka informacione se ajo zonë përdoret si vend për takim sidomos për persona të moshës së moshuar”, tha zëdhënësi i policisë Brahim Sadriu. /Klan Kosova/

Postimi VIDEO: Midis Prishtinës ushtrohet prostitucion u shfaq i pari në Femina.al.


Maskë kundër akneve në bazë të aspirinës

$
0
0

Gati 90% të adoleshentëve dhe gati gjysma e të rriturve kanë më shumë apo më pak të theksuar problemin me akne dhe puçrra. Edhe pse nuk është një sëmundje që kërcënon shëndetin, puçrrat janë nga pikëpamja psikologjike, sociale dhe emocionale mjaft një problem serioz, për të cilin shumica e adoleshentëve ndjehen të pasigurt, të shëmtuar dhe të frustruar.

Maskë kundër akneve në bazë të aspirinës

Lufta kundër akneve dhe puçrrave në fytyrë shpesh mund të jetë e gjatë dhe e dhimbshme, por mbi të gjitha edhe e kushtueshme, për shkak se disa nga produktet shumë të famshme janë mjaft të shtrenjta. Para se të vendosni për të shpenzuar para në prodhimet e ndryshme që ndodhen në raftet e parfumerive apo farmacive të ndryshme (që munden jo domosdoshmërisht të ndikojnë), provoni këtë maskë të pazakontë të rekomanduar nga portali i Beauty Banter, ku receta erdhi nga aktorja Kelly Kruger, e cila gjithashtu ka shumë probleme me puçrra në fytyre.

Kujdes! Nëse jeni alergjik ndaj aspirinës ose keni lëkurë tejet të ndjeshme, në asnjë mënyrë mos e përdorni këtë maskë!

Përbërësit për përgatitje janë:

  • 7 kokrra aspirinë
  • Pak ujë
  • Një lugë mjaltë

Përgatitja

Aspirinën e shpërbëni në pluhur dhe pastaj e përzini me pak ujë për të fituar një përzierje të trashë që duket si pastë. Në përzierjen e fituar shtoni një lugë mjaltë dhe e përzieni mirë.
Mënyra e përdorimit:

Fytyren tërësisht e pastëroni me mjete të zakonshme për pastrimin e  fytyrës, por do të ishte e dëshirueshme nëse e bëni një pilling të vogël dhe kështu e përgatisni fytyrën për aplikimin e maskës. Shpërndani maskën në mënyrë të barabartë në fytyrë, duke shmangur sytë dhe gojën. Lëreni për të reaguar maska rreth 10-15 minuta, dhe pastaj shpërlani mirë fytyren me uj të pastër./femra.net/

Postimi Maskë kundër akneve në bazë të aspirinës u shfaq i pari në Femina.al.

Fustani i nusërisë më i gjatë në botë

$
0
0

Rrobaqepësit në Xiangxunshangu të Kinës kanë qepur një fustan nusërie me një bisht 4100 metra të gjatë.

Bishti u shpalos në një fushë të madhe në Chengdu, ndërsa fustani u vesh nga një modele.

Për realizimin e këtij fustani është shpenzuar një muaj kohë dhe është thyer rekordi i mëparshëm i fustanit më të gjatë me 1123 metra.

Cmimi i këtij fustani shkon rreth 50 mijë dollarë.

Fustani i nusërisë më i gjatë në botë

Postimi Fustani i nusërisë më i gjatë në botë u shfaq i pari në Femina.al.

Kap gruan teksa e tradhëton, videon e poston në Youtube dhe ua tregon familjarëve të saj

Shtatëzania gjatë moshës 20, 30, 40 vjeçare

$
0
0

Shumë ekspertë do të thoshin që nuk egziston kohë e duhur për të filluar një familje.

Por egzistojnë avantazhet dhe disavantazhet për të lindur në mosha të ndryshme: në të 20-tat psh. keni më shumë energji për të vrapuar dhe për t`u kujdesur për femijën tuaj por me më pak resurse financiare dhe mungesë të përvojës së jetës personale; në të 30-tat dhe 40-tat e vonshme mund të jeni më të sigurtë financiarisht por keni më pak kohë për të mbetur shtatëzënë dhe për të qenë aktive me fëmijën tuaj.

Shtatëzania gjatë moshës 20, 30, 40 vjeçare

Më poshtë do të gjeni pro-të dhe kontra-t e shtatëzanisë gjatë viteve të ndryshme.

Mosha 20 – 24

Trupi juaj
Këto janë vitet më fertile të jetës suaj. Sigurisht që keni cikle menstruale të rregullta dhe shumica e tyre, për të mos thënë të gjitha, janë mujore ovulimi. Por megjithatë nuk do të thotë që mund të mbeteni shtatëzënë kurdo që dëshironi.
Mesatarja e grave të moshës 20 – 24 ka 20 % të shansës në çdo muaj për të mbetur shtatëzënë kur nuk kanë mbrojtje gjatë marrëdhënieve. Kur ju të mbeteni shtatëzënë, shtypja e gjakut me siguri që do të ju kontrollohet gjatë çdo vizite prenatale, edhe pse gjatë të 20tave egziston risku i ulët nga hipertensioni në shtatëzani apo shtypja e lartë e gjakut. Një hulumtim i ri pohon që keni përgjysmë më pak risk nga diabeti sesa gratë në të 40tat.

Emocionet tuaja
Se si ndiheni gjatë shtatëzanisë mvaret nga shumë gjëra në jetën tuaj. Shumë gra të kësaj moshe janë të brengosura më shumë për trupin e tyre, sesa psh gratë më të moshuara. Gjithashtu, gratë në këtë moshë janë më të fokusuara në martesat e tyre sesa në pjesët tjera të jetës së tyre, siç mund të jenë puna, apo edhe ardhja e një personi të tretë në mes, mund të jetë e vështirë.

Rreziku ndaj foshnjes tuaj
Aborti spontan gjatë këtyre viteve është 9.5 %, më i ulët se sa mund të jetë ndonjëherë. Sepse vezoret tuaja janë relativisht të reja, foshnja juaj ka më pak gjasa që të lind me defekte të lindjes siç është Sindromi Daun, (1 në 1,667 lindje gjatë të 20tave) apo anomalitete të tjera kromozonale (1 ne 526 lindje gjate te 20tave).
Por ne te 20tat jane zakonisht femijet e lindur me keto anomali sepse gratë në këtë moshë me % kanë më shumë fëmijë, sesa ato të moshës pas 35tave, të cilat janë më të prirura për teste dhe mund të zgjedhin të abortojnë nëse fetusi ka ndonjë defekt në zhvillim.

Mosha 25 – 29

Nëse ushtroni dhe hani drejtë ju mund të keni një lindje të lehtë

Trupi juaj
Nëse ushtroni dhe hani drejtë, dhe këtë e vazhdoni edhe gjatë shtatëzanisë, ju mund te keni një lindje të lehtë dhe mund ta riktheni trupin tuaj shumë lehtë në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu kjo vlen edhe për moshat tjera, në të 20tat mund të keni trup më të mirëformuar, gjë që pas lindjes mund të humbni në peshë më lehtë.
Me termin për shëndet më jetëgjatë, nëse mbeteni shtatëzënë në të 20tat, ju mund të rritni mundësinë për kancerin e gjirit duke u bazuar në ca studime. Mjekët mendojnë se ndryshimet hormonale gjatë ovulimit (rrisin estrogjenin dhe progesteronin), të cilët stimulojnë rritjen e riskut ndaj këtyre kancereve, sa më shpesh që mbeteni shtatëzënë aq më rrallë ju ovuloni.

Emocionet tuaja
Në të 20tat e juaja të vonshme ju jeni më e prirur të formoni një karierë, pavarësisht asaj se kur jeni martuar, gjithashtu marrëdhënia me burrin e juaj është në formë më të mirë për t`u përballur me ndryshimet që sjell jeta prindërore.

Rreziku ndaj foshnjes tuaj
Aborti spontan në këto vite është 10 %, pra pak më i lartë sesa tek femrat që janë pesë vite më të reja. Në vitet 25, shansi për të lindur fëmije me Sindromin Daun është 1 në 1,250 dhe 1 në 475 për të lindur fëmijë me anomalitete të tjera kromozonale.

Mosha 30 – 34

Trupi juaj
Fertiliteti fillon të bie në moshën 30 vjeçare, por ky ndryshim ndodh gradualisht, gjatë pesë viteve të ardhshme apo më shumë. Nëse keni nevojë për trajtim infertiliteti, shanset për sukses janë më të mëdha se sa tek gratë më të moshuara.
Për gratë nën moshën 35 vjeçare niveli i suksesit për vitro fertilizim (IVF), psh. është 25 gjer 28 %; për ato pas moshës 40 vjeçare, niveli bie nga 6 ne 8%. Një studim zbuloi që niveli për operime cezariane ishte dy herë më i lartë tek femrat në të 30tat, se sa tek ato në të 20tat, por mjekët nuk e dijnë se përse ndodh kjo.

Emocionet tuaja
Gratë të cilat janë të involvuara në punë në të 20tat janë më të gatshme emocionalisht për të filluar familje sesa kur kalojnë në një dekadë më vonë. Ato kanë energji dhe resurse për ta bërë atë.
or mund të jenë edhe të shtyra nga direktiva të ndryshme. Ato janë të brengosura se kur mund të jenë të gatshme të rikthehen në punën e tyre – apo kur mund të dëshirojnë.

Rreziku ndaj foshnjes tuaj
Aborti spontan në këtë moshë ka nivel prej 11.7 %. Në të 30tat, risku për të lindur fëmijë me Sindromin Daun është 1 në 952 dhe për lindje me anomalitete të tjera kromozonale është 1 në 385.

Mosha 35 – 39

Fertiliteti bie pas viteve 35, dhe vazhdon një zbritje më kulmore në moshën 38

Trupi juaj
Fertiliteti vazhdon të bie pas viteve 35, dhe vazhdon një zbritje më kulmore në moshën 38. Kjo është sepse vezoret e femrave po plaken dhe bëhet fertilizimi më i vështirë. Gjer në të 35tat, mjekët sugjerojnë që para se të fillojnë me trajtime fertilizimi, çiftet duhet të kenë marrëdhënie pa mbrojtje për një vit, kjo kohë është e reduktuar në 6 muaj tek gratë pas moshës 35 vjeçare.
Problemi më i madh në trajtimin e infertilitetit tek çiftet qëndron tek trajtimi i vonshëm, sepse dallimi në moshë ka një rëndësi të madhe. Në fakt, shumë klinika infertiliteti, nuk pranojnë pacientë nëse janë më të vjetër se 39 apo 40.
Rreziku për shtypjen e lartë të gjakut gjatë shtatëzanisë është dyfish më i lartë tek gratë pas moshës 35 krahasuar me ato më të rejat në moshë; hipertensioni kap 10 deri në 20 % të shtatëzënave në këtë moshë. Diabeti është dy deri në trefish me i shpeshtë tek gratë pas të 35tave sesa tek ato më të reja, dhe rreziku për të shtuar në peshë është poashtu më i lartë tek ky grup.
Shansi për operime cezariane është dyfish me i lartë tek femrat nga 35 – 39 sesa tek ato në të 20tat, ndoshta sepse lindja mund të zgjatë më shumë tek gratë më të moshuara.
Kur shkalla e dytë e lindjes kalon kohën prej 2 orësh, atëherë mjekët intervenojnë me operim cezarian për të reduktuar streset tek fetusi.

Emocionet tuaja
Në këtë moshë mjekët mund të ju rekomandojnë amniocentezë apo ndonjë shtesë prenatale, sepse shanset për të lindur fëmijë me Sindromin Daun apo ndonjë anomali tjetër kromozonale janë duke u rritur dukshëm.

Rreziku ndaj foshnjes tuaj
Shanset për të pasur lindje multiple, veçanërisht binjakë apo treneq, rriten dukshëm në të 30tat e vonshme apo në të 40tat e hershme. Kjo me siguri ka të bëjë me stimulimin hormonal që ndryshon gjatë moshës, duke rritur shanset për të fekonduar më shumë se një vezë.
Gratë të cilat konsumojnë ilaçe fertilizimi janë më të rrezikuara për të pasur lindje multiple sepse ilaçet stimulojnë prodhimin e më shumë vezëve. Niveli për abort spontan është i përafërt me 18 %.

Mosha 40 – 44

Trupi juaj
Së pari lajmi i mirë: Një studim i ri pohon se gratë pas moshës 40 vjeçare të cilat kanë lindur foshnje pa ndihmën e ilaçeve të fertilizimit apo pa ndonjë asistim të teknologjisë reproduktive janë të prirura të jetojnë më gjatë. Pse? Një teori thotë që shkak është estrogjeni, i cili është prodhuar në gruan fertile ka efekte jetëgjata në zemër, kocka dhe organe tjera. Megjithatë, pak më shumë se 1 % e grave pas moshës 40-44 mund të lindin. Shanset për të ngelur shtatëzënë gjatë cilitdo muaj bien në vetëm 5 % pas moshës 40 vjeçare.
Se sa mirë do të shkojë shtatëzania dhe lindja në të 40tat, mvaret nga shumë faktorë, përfshirë këtu edhe nivelin e peshës suaj, shprehitë e juaja shëndetësorë dhe gjithashtu nëse për ju kjo është lindja e parë. Ankesa më e madhë gjatë shtatëzanisë në këtë moshe edhe lodhja.
Ndryshimet hormonale gjatë shtatëzanisë bëjnë që të gjitha gratë të ndihen të lodhura, por siç duket kjo është më e pranishme tek ato më të moshuarat dhe mund të jetë më e mundimshme nëse kanë ndonjë fëmijë tjetër për tu kujdesur.
Nëse keni fëmijë, mund të jeni më të prirura për të pasur hemoroide, presion në abdomen, presion në uterus dhe vagine, dhe gjinjë më të vyshkur se që kishit para 20 viteve, thjeshtë sepse muskujt në këto zona janë tërhequr. Ju mund ti minimizoni këto efekte duke u siguruar që të mos shtoni shumë kilograme në peshë gjatë shtatëzanisë, duke qenë aktive dhe duke ushtruar që të mbani muskujt e vaginës të fortë.

Emocionet tuaja
Ndërkohë që keni kaluar të 40tat, ju keni fituar një eksperiencë dhe maturi duke rritur fëmijë. Shanset janë që të jeni më të durueshme sesa që keni qenë në të 20tat. Por me siguri që jeni të brengosura.
Më së shpeshti degjojmë të thonë: Unë do të jem plakur derisa fëmiu të shkojë në shkollë. Prindërit e moshuar duhet të baraspeshojnë ndjenjën e humbjes së lirisë dhe spontanitetit me kënaqësinë e ndjenjës gjatë rritjes së fëmiut.

Rreziku ndaj foshnjes tuaj

Rreth 1 në 3 të të gjitha shtatëzanive tek gratë e moshës 40-44 mbarojnë me abort spontan. Janë disa arsye: Veza mund të ketë qenë defekte, vija e mitrës mund të mos ketë qenë e hollë sa duhet, apo furnizimi me gjak në mitër mund të mos ketë qenë i mjaftueshëm për të filluar shtatëzaninë.
Rreziku nga placenta previa (ku placenta qëndron poshtë në mitër, duke bllokuar pjesërisht apo plotësisht hapjen e cervikut dhe duke krijuar një rrezik të lartë nga gjakderdhja) dhe nga rreziku kur e tërë placenta apo ndonjë pjesë ndahet nga muri mitrës. Foshnjet e lindura nga gratë në moshën mbi 40 vjeçare janë zakonisht më të vogla në peshë.
Rreziku nga lindjet me defekte kromozonale rritet nga viti në vit. Nëse lindni në moshën 40 vjeçare foshnja mund të ketë shanset 1 në 106 të lind me Sindromin e Daunit dhe 1 në 66 me ndonjë defekt kromozonal. Por në moshën 44 vjeçare, ky rrezik rritet rrespektivisht nga 1 në 38 dhe nga 1 në 26.

Mosha 45 – 49

Përqindja e grave të cilat kanë lindje në këtë moshë është .03

Trupi juaj
Përqindja e grave të cilat kanë lindje në këtë moshë është .03, dhe shanset për trajtim të suksesshëm infertiliteti bie jashtëzakonisht shumë. Aftësia për të mbetur shtatëzënë në këtë moshë është reflektim i një shëndeti të mirë. Ne të gjithë ndëgjojmë ngjarje nga gratë që kanë pasur sukses për të lindur në të dyzetat e vonshme me anë të vitro fertilitetit, por gati gjysma e këtyre shtatëzanive ia kanë dalur mbanë me anë të IVF.
Shumica e grave në të 40tat janë shumë stresuese gjatë testit të kontrollimit të shëndetit të tyre kardiovaskular, dhe ato mund të monitorohen ndaj shenjave të diabetit apo problemeve të ngjashme. Edhe nëse janë në formë të mirë fizike, për të mbajtur dhe lindur një foshnje është më e vështirë se sa që mund të ketë qenë në formën fizike në të 20tat.
Shtatëzania në fakt është si një ngjarje atletike. Shtypja gjakut dyfishohet, duke rritur të rrahurat e zemrës dhe shtimi në peshë rëndon muskujt.

Emocionet tuaja
Shumë gra në të 40tat e tyre janë të brengosura për shëndetin e foshnjes së tyre po aq sa edhe për shëndetin vetanak – me arsye të mirë, sepse rritet rreziku për që të dy. Por shumica shtatëzanive, sidomos pas të 40tave kanë të ardhura të mira. Sa më shumë kujdeseni për veten, aq më e suksesshme do të jetë shtatëzania juaj.

Rreziku ndaj foshnjes
Më shumë se gjysma e shtatëzanive në moshën mbi 45 përfundojnë me abort (para javës së 20). Rreziku nga lindja është dyfish më i shtuar se tek ato në të 20tat, për këtë arsye mjekët preferojnë më shumë teste dhe ultrazëra në javët e fundit të shtatëzanisë në gratë më të moshuara. Shanset për anomali kromozonale rriten jashtëzakonisht shumë.
Në moshën 45 vjeçare, 1 në 30 janë shanset për të lindur fëmijë me Sindromin Daun dhe 1 në 21 janë shanset për të lindur fëmijë me anomali të tjera kromozonale. Në moshën 49, ky rrezik rritet rrespektivisht nga 1 në 11 dhe 1 në 8.

Mbi 50

Mesatarja e moshës për menopause është 51 vjeç, por kjo mund të varojë nga 45 në 55. Gati të gjitha shtatëzanitë mbi moshën 50 vjeçare kërkojnë asistencë, që nga ilaçet e fertilitetit, furnizim me hormone apo edhe shpesh vezë donator.
Në këtë moshë niveli i komplikimeve është shumë i lartë duke përfshirë hipertensionin, probleme të ngjashme, dhe probleme me placentën gjë që kërkon monitorim strikt dhe kujdes.

Dhe poashtu është edhe çështja e paslindjes së femiut. Të gjithë e dimë që 50 vjeçaret janë më energjike dhe me alarmante, dhe kanë një benefit shtesë, atë të maturisë dhe eksperiencës. Por gratë mbi 50 vjeç kanë nevojë për energji shtesë për t`u zgjuar çdo 2 orë për të sapolindurin apo për të vrapuar pas vogëlushit.

Statistikat tregojnë se nëse gruaja mbetet shtatëzënë, dhe kujdeset mirë për vete , natyrisht duke llogaritur edhe testet, më e mundshme është që ajo të lind një fëmijë të shëndetshëm pavarësisht nga mosha e saj. Niveli i vdekjeve të fetusit ka rënë për rreth 70 % që nga viti 1960. Ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjitha gratë shtatëzëna./bebaime/

Postimi Shtatëzania gjatë moshës 20, 30, 40 vjeçare u shfaq i pari në Femina.al.

13 fakte të rëndësishme për organin mashkullor

$
0
0

Edhe nëse keni qenë me shumë meshkuj gjatë jetës suaj, disa gjëra për penisin nuk mund t’i dini nga përvoja seksuale. Prandaj, që t’ju edukojmë kemi bërë një përmbledhje të gjërave që duhet t’i dini.

13 fakte të rëndësishme për organin mashkullor

  1. Shëndeti i përgjithshëm dhe i penisit shkojnë bashkë
    Nëse mashkulli juaj e ka të vështirë që të fitojë ereksion, shikoni mënyrën e tij të jetesës. Nëse orari i tij i gjumit është i çrregullt apo ka fituar peshë? Meshkujt që peshojnë më tepër kanë tendenca që të kenë problem me testosteronin, gjë që kontribon në problemet e ereksionit.
  2. Edhepse bëhet si “asht” nuk ka ashtin brenda
    Nuk ka asht që e bën të ngritet dhe forcohet, ereksioni shkaktohet nga indet me fibra që shërbejnë për sjelljen e gjakut në atë pjesë të trupit. Sa i përket përrallave të thyerjes së penisit, ajo në fakt është frakturë e jashtme e indit penil, gjë që do lë shenjë dhe do e bëjë penisin që të lakohet kur të erektohet.
  3. Madhësia nuk ka rëndësi…për meshkujt
    Sipas disave, madhësia mesatare e penisit të erektuar është diku mes 12 cm dhe 16 cm, ndërsa shumica e meshkujve shqetësohen për madhësinë e tyre edhepse kanë madhësi të mjaftuedhme.
  4. Synetimi nuk ndryshon asgjë për ju
    Sigurisht që do të mungojë diçka, por ajo pjesë që mungon do t`a bëjë atë më të pastër dhe më të pashëm për “konsumim”.
  5. Mund që të rritet edhe më shumë
    Një grup i meshkujve të pakënaqur me madhësinë e tyre provuan një metodë që zgjat penisin, disa orë në ditë për 4 muaj. Ata që participuan në këtë “operacion” të zgjatjes, patën përmirësime prej 1 cm deri në 2 cm. Ndoshta ka edhe mënyra tjera më pak të dhimbshme që të zgjatet.
  6. Sperma është me kalori të pakta
    Në fakt është e përbërë nga acidi citrik, amino acide, fruktozë, enzime dhe ujë. Një lugë çaji ka 36 kalori.
  7. Këpucët e tij nuk tregojnë asgjë për madhësinë e tij
    Kërkojmë ndjesë që po ua thyejmë edhe me mit, mirëpo këpucët e mëdha nuk d.t.th se edhe poshtë është madhësia e tillë. Në fakt, nuk ka asnjë indikator që do mund të ju tregojë nëse është i madh apo jo.
  8. Është më tepër fleksibil se çmendoni
    Një studim i vitit 2002 në një MRI skener, tregoi se gjatë seksit në pozitën misionare, penisi lakohej përbrenda vaginës.
  9. Duhani e dëmton “atë”
    Jo vetëm që dobëson libidon, duhani është edhe faktori kyç për ereksionet e dobëta. Kjo ndodh sepse pirja e duhanit bllokon enët e gjakut që furnizon penisin me materialin e “ereksionit” të mirëfilltë.
  10. Madhësia e penisit mvaret në cilin shtet jetoni
    Disa anketa kanë treguar se shtete të ndryshme kanë mesatare të ndryshme të madhësisë së penisëve.
  11. Faktikisht, është si një klitoris i madh
    Besojeni: Kur meshkujt dhe femrat gjenden ende në mitër, gjenitalet tona nuk janë aq të ndryshme përderisa nuk arrijmë periudhën që hormonet seksuale mashkullore të bëjnë efektin e tyre. Prandaj klitorisi dhe penisi ndajnë të njejtat zgjatime nervore.
  12. Edhe përreth penisit ka ndjeshmëri të madhe
    Edhepse mendojmë se penisi është pjesa më e ndjeshme, studimet tregojnë se pika-G mashkullore ndodhet në prostatë. Ndërsa lëkura mes penisit dhe anusit është zona më e ndjeshme erogjene.
  13. Disa prej tyre do ju shokojnë
    Disa nga penisët, edhepse duken të vegjël në gjendje jo-erektile, pasi të erektohen mund të ju surprizojnë. Gjithçka ka të bëjë me rrjedhjen e gjakut! /femra.net/

Postimi 13 fakte të rëndësishme për organin mashkullor u shfaq i pari në Femina.al.

Ushqimi për bebe me pjepër

$
0
0

Këto receta ushqimi për bebe me pjepër, e cila është një frutë ushqyes me dhunti të shumta, ju ndihmojnë të krijoni pjata të shijshme për beben tuaj. Duhet gjithnjë të këshilloheni më parë me doktorin e fëmijës për fillimin e të ushqyerit me ndonjë prej këtyre ushqimeve të reja për bebe.

pjeper_baby

Kur mund të hanë pjepër bebet? 
Nuk ka rregulla të vendosura e të forta kur duhet të filloni të ushqyerit me pjepër për beben tuaj. Shumë fëmijë të vegjël e pëlqejnë atë që kur janë 6 muajsh dhe pa patur fare asnjë problem.

Megjithëse e pazakontë, pjeprat mund të shkaktojnë reaksione alergjike (zakonisht shpime dhe të kruara rreth gojës) në disa bebe. Bebet më shumë të rrezikuar nga ky lloj reaksioni janë ato me astmë. Alergjia e krijuar nga pjepri shpesh lidhet me ndjeshmërinë ndaj polenit, kështuqë shpesh haset tek njerëzit që kanë alergji nga bari.

Ju mund të dëshironi ta shtyni të ushqyerit me pjepër të foshnjës suaj për më vonë, ndoshta kur të jetë 1 vjeç, veçanërisht nëse ai ose ndonjë person tjetër i familjes vuan nga kushtet e përshkruara më sipër.

Për arsyen se rriten në nivelin e tokës, pjeprat janë në përgjithësi më të prirur për t’u infektuar me baktere sesa frutat e pemës. Gjithmonë duhet të lani lëkurën plotësisht dhe mirë përpara se ta pritni për beben tuaj. Kjo i parandalon bakteret të kalojnë me anë të thikës te tuli i frutës.

Çfarë përfiton i vogli juaj nga ushqimi me pjepër? 
Pjeprat nuk janë vetëm të shijshëm…por ata janë të mbushur edhe me ushqim të shëndetshëm. Për më tepër, bebet i pëlqejnë shumë ato, kështuqë idetë e mëposhtme mbi ushqimin për bebe me pjepër janë një mënyrë e mirë për të përfshirë disa lëndë ushqyese të rëndësishme në dietën e bebes suaj!

Pjeprat kanë rreth 90% ujë, që do të thotë që janë mjaft të lehtë për t’u tretur. Vlera e saktë ushqyese ndryshon nga njëri pjepër tek tjetri, por në përgjithësi ata janë burim i mirë i beta karotenit, i cili, siç thamë dhe më lart tek kungulli, shndërrohet në trupin e bebes në vitaminë A, që është e rëndësishme për një shikim të mirë. Ai gjithashtu, mbron qelizat e trupit nga dëmtime me bazë oksigjenin dhe ndihmon në parandalimin e kancerit.

Pjepri, poashtu përmban vitaminë C, Kalium, Fibra dietetike, Vitaminë B6, Niacin (i njohur ndryshe si vitamina B3).

Si ta zgjidhni dhe ta ruani frutën 
Një pjepër i pjekur duhet gjithashtu të ketë një shije të lehtë të ëmbël, jo shumë të fortë, ose ai mund të jetë i tejpjekur. Pjeprat me aromë në mënyrë të natyrshme ndahen nga bimët e tjera kacavjerrëse kur ata janë të pjekur, kështu kontrolloni fundin e bishtit të pjeprit që do të zgjidhni kur ta blini. Në të vërtetë nuk duhet të ketë një bisht, veçanërisht nëse është i hapur, dhe atëherë do ta kuptoni nëse është vjelë më herët.

Nëse blini një lloj të caktuar pjepri, etj që është pak më shumë e fortë, vendoseni në temperaturë dhome për disa ditë. Kjo do ta bëjë më të ëmbël dhe më të butë. Sapo ta ndjeni që është mjaftueshëm i pjekur, futeni në frigorifer.

Pjeprat duken që të hapin oreksin kur janë të shndritshëm – por në të vërtetë ju duhet të zgjidhni një me lëkurë të zbehtë për të pasur një shijë më të mirë. Një pjepër i mirë duhet të jetë i rëndë për madhësinë e tij. Kërkoni për ndonjë shenjë të butë në lëkurë të tij – kjo është një e dhënë e mirë e pjekjes së tij. Duhet të japë përshtypjen e zbrazësisë kur goditet lehtë.

Pjeprat ruhen më mirë në temperaturë dhome, derisa t’ i prisni. Studimet kanë treguar që niveli i vitaminës E dhe betakarotenit në shalqinj rritet dukshëm kur mbahen të paprerë në temperaturë dhome.

Për sa kohë mund ta ruani një pjepër të hapur në frigorifer?
Të dhënat ndryshojnë. Disa burime na sugjerojnë ta ruajmë deri në një javë, të tjerë na rekomandojnë vetëm për disa ditë. Për të qenë në anën e sigurt ju rekomandojmë që nëse ky pjepër është si ushqim për beben tuaj, ta ruani në frigorifer për 24 orë.

Si ta përgatitni frutën për beben tuaj 
Për ta përgatitur një pjepër për ta ngrënë vetëm lajeni frutën pastaj e pritni përgjysmë. Gërryeni farat nga mesi i frutës. Pastaj hiqni lëkurën dhe priteni në kube tulin dhe jeni gati për të përgatitur recetat e ushqimit për bebe.

Ide për ushqime të ndryshme për bebe me pjepër

  • Vetëm shtypni dhe bëni pure pjeprin e gjallë dhe shërbejeni. Ai është i leverdishëm, i shijshëm dhe freskues.
  • Përzieni pjeprin e bërë pure apo të shtypur në drithërat e bebes tuaj.
  • Provoni të shtypni pjeprin me banane, gjizë ose avokado.
  • Priteni në copa si ushqim për bebe të rritura ose në thela për ta shërbyer me lëng të ushqyeshëm (si psh., kos natyral ose me purenë e një frute tjetër).
  • Që të qetësoni mishrat e dhëmbëve të bebes tuaj nëse po i dalin dhëmbët, ngrijeni pjeprin dhe pastaj bëjeni pure dhe shërbejeni me një lugë, ose ia jepni copat e pjeprit bebes për të kruajtur dhëmbët në të. Në të kundërt, futini copat në një ushqyes apo kruajtëse dhëmbësh për bebe.
  • Bëni akullore ose Iëpirëse me lëngun e pjeprit duke bërë pure një pjepër të pjekur, pastaj futeni në ngrirje në forma për akullore ose lëpirëse.
  • Bëni supë të ftohtë me pjepër duke bërë pure pjeprin me pjeshkë të pjekura të qëruara, kos ose me të dyja bashkë.

RECETA PËR BEBE ME PJEPËR

Krem pjepri i bërë qull në ushqim për bebe

Përbërësit: 

  • 1 fetë e trashë pjepri të bardhë pa aromë (ose një të ngjashëm me të) e prerë në copa
  • 1 banane e vogël e pjekur e prerë në kube
  • 1/2 filxhan kos natyral
  • pak xhenxhefil i bluar (jo i detyrueshëm)
  • një pikë esencë vaniljeje (jo e detyrueshme)

Ose shtypini të gjithë përbërësit së bashku ose hidhini në një mikser ushqimi dhe përziejeni derisa të bëhen të butë si krem. Shërbeja bebes tuaj menjëherë, në të kundërt, banania do të çngjyroset dhe pjata do të duket jondjellëse për ta ngrënë.

pjeper_baby2

Nëse bebes tuaj po i dalin dhëmbët dhe nuk po gjen dot qetësi e rehati nga mishra dhëmbësh të lënduar, vetëm futeni pjeprin në ngrirje më parë dhe përfundimi do të jetë një ushqim freskues dhe qetësues për beben.

Ushqim me pure pjepri dhe mangoje

Përbërësit:

  • 1 mango e pjekur, e qëruar dhe e prerë në kube
  • 1 thelë e trashë pjepri e qëruar dhe e prerë në kube
  • 1/2 banane e pjekur e qëruar dhe e prerë në kube
  • një pikë esencë vanilje (jo e detyrueshme)

Bashkojini të gjithë përbërësit në një përzierës dhe i përpunoni derisa të jenë të butë.

Supë e ftohtë me pjepër

Përbërësit:

  • 1 fetë e trashë pjepër i bardhë pa aromë
  • 1/4 filxhan lëng molle i pasheqerosur
  • 1/4 filxhan përgatitje e bërë në shtëpi me perime
  • 1/8 filxhan kos natyral
  • një grimë kanellë (jo e detyrueshme)

Në një përzierës ushqimesh bashkojini pjeprin, lëngun e mollës, asortimentet e perimeve dhe kosin dhe bëjini pure derisa të zbuten e të jenë si qull dhe pastaj e spërkatni me kanellë (nëse do të përdorni). Ftojeni derisa t’ia servirni bebes suaj.

Sallatë për bebe me mish pule dhe pjepër

Kjo recetë është me të drejtë e cilësuar si ideale për bebe që janë hanë fruta me kënaqësi. Është një mënyrë e shijshme për të krijuar një pjatë me mishin e mbetur të pulës dhe mund të bëjë një mbushje e shijshme sandviçi për bebe.

Përbërësit: 

  • 1 fetë e trashë pjepri të prerë në kube shumë të vockla
  • 1/2 filxhan mish të gatuar pule të copëtuar ose të prerë në kube shumë të vockla
  • 1 lugë gjelle kos natyral
  • pak pluhur mishi me erëza (jo i detyrueshëm)

Në një tas përziejini së bashku mishin e pulës dhe pjeprin. Përzieni në të kosin natyral dhe pluhurin e rrushit me erëza (nëse do ta përdorni) dhe servireni.

Postimi Ushqimi për bebe me pjepër u shfaq i pari në Femina.al.

Aroma e keqe e gojës- ilaçi natyral për trajtim me sherebelë, mente dhe livando!

$
0
0

Mos qëndroni më me gojën mbyllur! Largojeni frymën e keqe me një ilaç tërësisht natyror, të përgatitur me sherebelë, livando dhe mente. Mos u ndjeni keq nëse keni diçka për të thënë … ose dikë për të puthur!

Aroma e keqe e gojës- ilaçi natyral për trajtim me sherebelë, mente dhe livando!

Problemi i frymës së keqe prek shumë njerëz dhe është telash për ata që e vuajnë. Por cilat janë shkaqet që e krijojnë këtë problem? Në shumicën e rasteve kjo ndodh për shkak të një higjiene orale joadekuate ose të pamjaftueshme; ose mund të ketë probleme dentare, grimcat e ushqimit që nuk janë larguar pas ngrënies, problemet e tretjes ose pirja e duhanit.

Një ilaç natyror për të mposhtur atë që është quajtur zakonisht halitosis, është një çaj bimor me sherebelë, mente dhe livando. Ja se si përgatitet:

Përbërësit:

  • 3 gr. livando;
  • 3 gr. sherebelë;
  • 3 gr. mente.

Përgatitja:

Grimconi dhe përzieni së bashku këto bimë, pastaj shtoni 120 ml ujë të vluar dhe lëreni kështu për 10 minuta. Përdoreni këtë çaj për të shpëlarë gojën disa herë në ditë.

Postimi Aroma e keqe e gojës- ilaçi natyral për trajtim me sherebelë, mente dhe livando! u shfaq i pari në Femina.al.


Labi “e kalli” edhe në avion (VIDEO)

$
0
0

Labinot Tahiri duket se nuk e ka problem që të këndojë edhe gjatë fluturimit. Në një video të postuar në Youtube, Labi merr mikrofonin për të kënduar në aeroplan. Këngën ua dedikon mërgimtarëve.

Labinot Tahiri
“Ndoshta po ju duket absurde mirëpo si këngëtar e kam obligim që të ju përshëndes dhe tua këndoj një këngë për kurbetçarëve”

Postimi Labi “e kalli” edhe në avion (VIDEO) u shfaq i pari në Femina.al.

Larja e pjesëve intime me sapun: Po apo jo?

$
0
0

Jini të kujdesshëm me sapunin apo xhelin për dush, sepse pH faktori i vaginës suaj është diku mes 3,8 dhe 4,5 që do të thotë se ambienti natyral i vaginës është i tharbët. Ky ambient natyral e mbron atë nga bakteriet.

Larja e pjesëve intime me sapun: Po apo jo?

Femrat shumë shpesh lahen me sapunë të thjeshtë dhe xhel dushi, edhe në pjesët intime. Ky është një gabim i madh! Sapunët dhe xhelet për dush kanë nivel më të lartë të pH se sa ajo e vaginës suaj, dhe për këtë nuk janë të rëkomandueshëm për pastrimin e vaginës. Mukozës së vaginës i duhet shumë pak që ajo të infektohet. Shumë femra e dijnë nga përvoja se infeksionet mund të jenë edhe të mundimshme, të përcjella me skuqje dhe kruarje. Gjithashtu, infeksionet kanë edhe tendencë që të përsëriten prapë.

Sapunët dhe xheket e dushit të dedikuara për pjesët intime janë përshtatur që të mos e shkatërrojnë thartësinë e vaginës. Por jini të vëmendshme edhe me këta sapunë dhe xhele dushi. Nëse vaginën tuaj e pastroni shumë shpesh, ju gjithashtu mund të shkatërroni ambientin natyral si dhe bakteriet të cilat e mbrojnë nga infeksionet. Shumë mjekë rekomandojnë që vagina të pastrohet vetëm me ujë, mu për shkak të këtyre fakteve.

Postimi Larja e pjesëve intime me sapun: Po apo jo? u shfaq i pari në Femina.al.

VIDEO: Kallashi çmendi Tiranën, shikojeni çfarë kërcimi bën

Fakte të rëndësishme mbi bimën Aloe Vera!

$
0
0

A e dinit se aloe vera ndihmon në pastrimin e akneve? Apo shpërdorimi i lëngut të aloe verës mund të jetë i dobishëm për uljen e sheqerit në gjak tek pacientët diabetik?

Fakte të rëndësishme mbi bimën Aloe Vera!
Gjithashtu shërben për parandalimin e sëmundjeve të caktuara duke qenë se ka aktivitet shumë të mirë si antioksidant.

Kur mendojmë për Aloe Verën, gjëja e parë që na vjen në mendje është përdorimi për të zbutur dhe shëruar të djegurat nga dielli.

Megjithatë, kjo bimë kaq e pasur me lëndë ushqyese përdoret kudo në botë për raste nga më të ndryshmet dhe shpesh mund të bëjë mrekullinë në shëndetin tuaj.

Kjo është shumë e vërtetë duke qenë se bima përmban mbi 75 lloje lëndësh të dobishme, vitamina, minerale, enzima, sheqer, përbërës fenolik dhe aminoacide.

Më poshtë gjendet një listë me pesë përfitimet që kushdo mund të marrë nga bima “magjike” e aloe verës.

  1. Parandalimi i sëmundjeve
    Bima e aloe verës përmban çuditërisht nivele të larta të antioksidantëve. Këto të fundit luftojnë radikalët e lirë (molekula shumë të paqëndrueshme përgjegjëse për plakjen dhe dëmtimin e qelizave) në trupin tonë, duke i neutralizuar dhe duke parandaluar të rëndojnë sëmundje si për shembull kanceri. Mosha e bimës së aloe verës ka po ashtu rëndësi në luftën që kjo bën ndaj radikalëve të lirë. Sa më e vjetër të jetë bima, aq më e dobishme është.
  2. Ndihmon në tretje
    Aloe vera përmban tetë lloje të ndryshme enzimash që bëjnë mrekulli për tretjen. Veçanërisht, enzimat që ndodhen tek aloe vera ndihmojnë në copëtimin e sheqerit dhe yndyrave, të cilat shkaktojnë probleme në tretje.
  3. Përmban aminoacide thelbësore
    A e dinit se aloe vera përmban 19 nga 20 aminoacidet natyrale që kërkon trupi i njeriut? Trupi ynë prodhon vetëm 12 nga këto aminoacide të domosdoshme. Tetë të tjerat mund të merren përmes konsumit të pijeve dhe ushqimit.
  4. Ndihmon në shkëlqimin e lëkurës
    Të gjithë kemi dëgjuar për mrekullitë që bën uji mineral në grim, por ju mund të mos e dini se aloe vera përmban 10 prej mineraleve më të fuqishme që i duhen lëkurës. Mineralet kyçe si kalciumi, kromi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, natriumi dhe zinku gjenden te bima e aloe verës. Ndaj përdoreni këtë të fundit për të pastruar fytyrën, në mënyrë që të dukeni përherë të reja dhe me lëkurë të shkëlqyeshme.
  5. Kuron aknet
    Për shkak të përmbajtjes së mineraleve, një prej të cilave është edhe zinku, i cili ka rol kryesor në produktet e bukurisë, aloe vera mund t’ju ndihmojë në zhdukjen e akneve. Zinku redukton yndyrën natyrore që prodhon vetë lëkura. Disa studime këshillojnë që aknet krijohen si pasojë e mungesës së zinkut.
  6. Pakëson dhimbjen
    Aloe Vera përmban shumë enzima, por një në veçanti është shumë e mirë për të luftuar dhe pakësuar dhimbjen. Kjo quhet iskinase dhe ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit të tepruar kur përhapet në lëkurë për të larguar dhimbjen. Të tjera enzima te bima e aloe verës mund të përdoren për të kuruar indet e vdekura të plagëve.
  7. Rregullon lëkurën gjatë dëmtimit të qelizave
    I ftohti shpesh shkakton sëmundjen e shkatërrimit të qelizave duke sjellë kështu dëmtimin dhe hapjen e plagëve të pjesëve më të ekspozuara të trupit. Fazat e këtij dëmtimi janë katër: fillimisht lëkura skuqet, pastaj krijohet një formacion i lëngshëm, dëmtohet përfundimisht shtresa e sipërme e lëkurës dhe së fundmi mund të rezultojë në humbje gjaku ose gangrenë. Aloe vera ul nivelin e trimboksanës, lëndës që shihet si shkaktarja e dëmit.
  8. Veprimtari anti-kanceroz, anti-leukemik
    Që prej vetisë së pabesueshme për të shëruar plagë, aloe vera ndihmon në pastrimin e lëkurës, por edhe në veprimtarinë që ndërmerr kundër agjentëve tumoralë. Këtë e ka konfirmuar një studim i ri që vjen nga Japonia, që ka zbuluar se nëse lëngun e aloe verës e përdorim në formën e xhelit, kjo ndihmon në parandalimin e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë.
  9. Rritje e flokëve
    Aloe vera ndihmon në rritjen e flokëve të shëndetshëm duke rritur qarkullimin e gjakut në skalp. Enzimat përbërëse i japin aloe verës mundësinë të jetë një lëndë e dobishme për balancimin e pH-së në kokë.
  10. Reduktim i sheqerit në gjak
    Diabeti është një çrregullim i metabolizmit të karbohidrateve i karakterizuar nga sekretimi i ulët i insulinës. Për këtë shkak, shkaqet, simptomat dhe trajtimi variojnë dhe duhet të vëzhgohen me kujdes. Një studim në Indi zbuloi se 3000 pacientë kishin pësuar pakësim të nivelit të sheqerit në gjak në 90 për qind të rasteve, pasi ishin ushqyer me bukë që përmbante brenda aloe vera.

Postimi Fakte të rëndësishme mbi bimën Aloe Vera! u shfaq i pari në Femina.al.

Rënia në peshë pa dietë –çaj jeshil me xhenxhefil

$
0
0

Pa asnjë më të voglin dyshim, mund të thuhet se çaji jeshil me xhenxhefil (angl. ginger) është një nga dhuratat më të mëdha që njerëzit mund t’i bëjnë organizmit të tyre.

Çaj jeshil me xhenxhefil

Studiuesit kanë nxjerrë se çaji jeshil me xhenxhefil përmban rreth 200 përbërës ushqimorë e terapeutikë dhe efektet e çajit jeshil me xhenxhefil janë si të mëdha, ashtu edhe të shumanshme në organizëm, pasi janë provuar me shekuj të tërë nga Orienti.

Për sa i përket rënies në peshë, çaji jeshil me xhenxhefil arrin një efekt të konsiderueshëm brenda një muaji, duke shkrirë yndyrat në organizëm, kryesisht në zonat problematike, si barku dhe kofshët (tek femrat). Tepër efikas është çaji jeshil me xhenxhefil edhe për shkrirjen e yndyrave në gjak.

Rezultatet arrihen nëpërmjet një regjimi ushqimor të zakonshëm, d.m.th. njerëzit përfitojnë rezultate pa iu nënshtruar ndonjë diete dhe regjimi të veçantë ushqimor. Duke mos pasur asnjë efekt anësor, njerëzit mund ta përdorin këtë çaj pa ndërprerje kohore, deri në realizimin e indeksit të duhur të peshës.

Çaji jeshil me xhenxhefil shquhet gjithashtu edhe për vlerat e jashtëzakonshme terapeutike.

Ai përdoret për rigjenerimin e lëkurës, ka efekte antiplakje, është antiinflamator, parandalon dhe lufton kancerin e lëkurës, etj.  Xhenxhefili parandalon dhe lufton kancerin dhe sëmundjet e zorrës së trashë, kancerit të vezoreve, është analgjezik, parandalon dhe kuron sëmundjet e zemrës, lufton çrregullimet menstruale, parandalon sulmin në zemër, kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, lehtëson migrenën, hollon gjakun, forcon imunitetin, rrit potencën seksuale, rrit spermatozoidet, stimulon ovulimin, lufton ulçerat e stomakut, gripin, sëmundjet e lëkurës, etj.

Edhe çaji jeshil është mjaft i pasur me veti terapeutike. Për shkak të pranisë në të të katekinës, e cila është molekula antitumorale, çaji jeshil përdoret për profilaksinë e sëmundjeve kanceroze, si: leuçemia, kanceri i lëkurës, i gjirit, i veshkave, prostatës, etj.

Gjithashtu, mjaft e shquar është çaji jeshil në përmirësimin e aktivitetit të mëlçisë dhe largimin e toksinave nga organizmi.

Përgatitja:  Në një litër ujë shtojmë 6 bustina me çaj jeshil si dhe 3 lugë gjelle me xhenxhefil të bluar (në mungesë të xhenxhefilit të bluar, shtojmë një dorë me xhenxhefil të pabluar). E vendosim mbi vatrën e zjarrit deri sa të vlojë për 10-15 minuta.  Pasi hiqet nga zjarri, tretësira kullohet.

Përdorimi:  Pihet 1 filxhan 30 minuta para mëngjesit dhe një filxhan 30 minuta pas darke.  Nëse niveli juaj i yndyrave në gjak është i lartë ose pesha trupore është e madherekomandohet konsumimi 3 herë në ditë (mëngjes, drekë dhe darkë).

Postimi Rënia në peshë pa dietë – çaj jeshil me xhenxhefil u shfaq i pari në Femina.al.

Nëntë ushqime anti-kancer që nuk duhet t’i injoroni

$
0
0

Me mënyrën e jetesës moderne, njerëzit janë të ekspozuar ndaj agjentëve të shumtë kancerogjen në baza ditore. Kështu nuk është çudi që normat e kancerit të jenë të mëdha.

ushqime antikancer

Për të qëndruar larg nga kjo sëmundje e tmerrshme, më poshtë ju sjellim një listë të ushqimeve anti-kancer, që nuk duhet të injorohet.

  1. Manaferra të pasura
    Këto manaferra përfshijnë rrush pa fara, qershi, boronicë, manaferra të kuqe, mjedra dhe luleshtrydhe. Si anti-oksidonte të fuqishme, pigmentet mund të jenë më të fuqishme se anti-oksidantët tradicionale të tilla si vitamina C, E, beta-karotene, seleniumi dhe zinku.
  2. Shafrani i Indisë
    Mishi me erëza është një nga ushqimet më të shijshme që ju mbrojnë nga kanceri, në qoftë se ai përmban shafran të Indisë. Kjo është për shkak se shafrani i Indisë përmban fitonutricient, kurcumin, e cila është gjetur të jetë anti-inflamator dhe pengon kancerin.
  3. Lulelakrat
    Këto perime përfshijnë lakër, lulelakër, brokol, lakër jeshile, rikë, mustardë, rrepkë dhe rrepë. Ato janë të dobishme, sepse përmbajnë fitonutricientë, glukozinolat, e cila është zbuluar se ndihmon uljen e rrezikut të kancerit, veçanërisht kancerin e zorrës së trashë.
  4. Hudhra
    Hudhra përmban rreth 200 komponime biologjike, të tilla si squfur që përmban amino-acide, glutatione dhe cisteine, që kanë funksione të fuqishme mbrojtëse kundër formimit të kancerit dhe metastazës. Për efekt të mirë, hudhra duhet të hahet e pa copëtuar dhe e papërpunuar.
  5. Kërpudhat
    Kërpudhat janë jo vetëm të shijshme për t’i ngrënë, gjithashtu mund të ju mbrojnë nga kanceri. Të paktën disa kërpudha munden. Ashtu si Reishi (Ganoderma), shiitake dhe maitake, e cila tek kinezët dhe japonezët janë përdorur për rritjen e imunitetit si dhe trajtimin e kancerit.
  6. Kosi
    Lloje të ndryshme të probiotikëve (p.sh. Bifidobacterium lactis) të pranishme në kos, kanë zbuluar se përmirëson imunitetin dhe ndalon shumë shkaktues të kancerit, duke përfshirë hormonet, mishin kancerogjen dhe toksina mjedisore.
  7. Spinaqi
    Shumë njerëz kanë fituar përshtypjen e tyre nga filmi i vizatuar “Popeye” se spinaqi është për fëmijë. Por, a është ky ushqim i gjelbër aq i mrekullueshëm siç është portretizuar në jetë? Spinaqi është një ushqim anti-kancer për shkak të përmbajtjes së saj prej klorofili dhe karotinës. Përveç se ju mbron nga kanceri, gjithashtu përmban edhe hekur, acid folik, vitamina dhe minerale, si dhe anti-ooksidontin coenzyme Q10 (e cila ka veti anti-plakje).
  8. Ushqime të pasura
    Fibrat në ushqimet bimore janë të rëndësishme jo vetëm për zorrë të shëndetshëm, por gjithashtu për parandalimin e kancerit kolorektal. Fibrat lehtësojnë lëvizjen e ushqimit nëpër traktin digjestiv, të cilave iu nevojiten shumë pak kohë që të futen në ushqim. Drithërat (p.sh. orizi), fasule, fara, thjerrëzat dhe perimet janë burime të pasura të fibrave, të cilat duhet të përfshihen në ushqime të përditshme.
  9. Propolis i bletës
    Propolisi është një substancë e prodhuar nga bletët për të mbrojtur veten dhe kosheret e tyre nga infeksionet bakteriale dhe virale. Por, vitaminat dhe aminoacidet që janë zbuluar në këtë propolis rrisin imunitetin dhe parandalojnë kancerin.

Postimi Nëntë ushqime anti-kancer që nuk duhet t’i injoroni u shfaq i pari në Femina.al.

Reçetë shtëpiake: Pilling nga kafeja-Maskë për lëkurë të lodhur

$
0
0

Një herë në javë freskojëni lëkurën me maskë të cilën do ta përgaditni për disa minuta.

Reçetë shtëpiake: Pilling nga kafeja-Maskë për lëkurë të lodhur

Shumica e femrave pinë disa filxhanë kafe për çdo ditë. Shfrytëzoni përparsitë e kafesë së zezë dhe telben (copëza kafeje që fundrrojnë në filxhan) pa sheqe bëjeni pilling-maskë për lëkurë të lodhur. Është e ditur që kofeina absorbohet shpejt dhe ndihmon në largimin e toksinave nga lëkura.

Nevojiten:

  •  1 lugë telbe të kulluar të kafesë së vluar
  • 1-2 lugë qumësht për pastrim të fytyrës
  • 1 lugë mjaltë

Përgatitja:

Në gotë përzieni kafen e kulluar disa kafe, me mjaltë. Shtojini qumështin që pastroni fytyrën që të fitoni masë të yndyrshme.

Përdorimi

Vendoseni butësisht masën në fytyrë dhe në dekolte. Më pas me pëllëmbë të lagura në mënyrë rrethore fërkoni maskën nëpër lëkurë. Lereni që maska të rrijë 10 minuta në mënyrë që kofeina dhe mjalta të bëjnë efektin e tyre.  Kofeina me antioksidantin e vet largon toksinën nga lëkura, zvogëlon qeskat nën sy, eliminon skuqjen dhe ngadalëson plakjen, derisa mjalta rigjeneron lëkurën dhe e bën më të butë.

Shpërlajeni fytyrën dhe dekoltenë me ujë të vakët. Thajeni me pecetë./femra.net/

Postimi Reçetë shtëpiake: Pilling nga kafeja-Maskë për lëkurë të lodhur u shfaq i pari në Femina.al.


Ilaçi i kancerit gjendet tek farat e …

$
0
0

Me rritjen e dozës së vitaminës B17 në trup, Kanceri zvogëlohet dhe shancat për shërim të plotë janë të mëdha…Vitamina B17 për herë të parë është përdorur si ilaç kundër kancerit në fillim të vitit 1950 prej Ernst T.

Farat e Kajsisë shërojnë kancerin

Teoria për trajtimin e kancerit me ndihmën e përdorimit të vitamines B17 bazohet në faktin se sipas Krebs, kanceri është një sëmundje që shkaktohet nga pamjaftueshmëria e vitaminave esenciale dhe minerale në trup.

Fakt është që njeriu modern nga civilizimi perëndimor është më i ekspozuar ndaj kancerit sesa kulturat primitive. Fisi Hunza është fis i vjetër në Pakistanin verior, anëtarët e të cilit jetojnë mbi 100 vjet dhe nuk dinë asgjë për kancerin.

Sekreti i këtyre njerëzve qëndron në vitaminën B17. Njerëzit e fisit konsumojnë 250 – 300 miligram vitaminë B17 në ditë. Pasuria në fisin Hunza matet me sasinë e drunjve të kajsisë. Ai i cili ka më shumë trungje të këtij druri, konsiderohet si më i pasur, sepse farat e thata të kajsisë janë ushqim i veçantë që përmban vitaminën B17.

Mbrojtësit e industrisë së kancerit janë kundërshtarët më të mëdhenj të këtij bari natyral kundër sëmundjes. Ernst T. Krebs (1912-1996)

(http://en.wikipedia.org/wiki/Ernst_T._Krebs) është njëri nga pakica e mjekëve që e përdorin vitaminën B17 gjatë trajtimit të pacientëve të tyre. Ai ka zbatuar dhe hulumtime detajore për ndikimin e vitaminës mbi pacientët e sëmurë nga kanceri dhe ka mbledhur mjaft dëshmi për promovimin e saj si shërim për kancerin.

Doktor Krebsi ka qenë i shpallur si tradhtar nga ana e ekspertëve prestigjoz të mjekësisë të cilët laetrilin e kanë shpallur si mashtrimin më të poshtër dhe të sofistikuar në historinë e mjekësisë. Vitamina B17 gjendet në farat e kajsisë, por edhe në mel. Përveç kësaj, të pasura me laetril janë edhe mjedhërat e kuqe dhe manaferrat.

Dr. Krebsi, deri në vdekjen e tij në vitin 1996 argumentoi se me rritjen e dozës së vitamines B17 sëmundja e kancerit do të reduktohet me 100%.

Tani ju e dini sekretin, konsumoni me shume fara kajsie sepse ato përmbajnë përqendrimin më të lartë të vitaminës B17 dhe shancat për shërim të plotë janë të mëdha.

Postimi Ilaçi i kancerit gjendet tek farat e … u shfaq i pari në Femina.al.

Cilat gjëra ushqimore përmirësojnë kualitetin e spermës?

$
0
0

A ndikon ushqimi në pjellshmëri?

Shkencëtarët me vite po mundohen të parandalojnë trendin brengosës të rënies së kualitetit të spermës tek mashkujt dhe problemet me fertilitet.

Cilat gjëra ushqimore përmirësojnë kualitetin e spermës?

Janë bërë hulumtime të ndryshme në mënyrë që të vërtetohet lidhja në mes të shprehisë në të ushqyer dhe kualitetit të spermës, më saktësisht, ekspertët janë munduar që të kuptojnë nëse marrja e vitaminave mund të ketë ndikim në kualitet të spermës.

Rezultatet kanë treguar që sperma është më kualitative tek mashkujt që kanë konsumuar më shumë pemë dhe perime (shumë vitamina, acid folik, fibra, ndërsa më pak proteina dhe yndyrëra) se sa tek ata të cilët nuk kanë patur kujdes në ushqim.

Poashtu, është vërejtur përmirësim në koncentrim, në lëvizje dhe morfologji të spermës tek mashkujt të cilët kanë konsumuar ushqim të pasur me beta karoten, lutein, likopen, selen dhe vitamina të cilat ndodhen në pemët citrike, spinaq, shalqinj…

Si ndikon ushqimi në kualitet të spermës?

Ushqimi i drejtë para se gjithash është i rëndësishëm sepse gjërat ushqimore të caktuara ulin shtypjen e gjakut. Shtypja e lartë është armiku më i madh i potencës tek mashkujt. Poashtu, problemet me prostatë, kolesteroli i ngritur, qarkullimin i keq mund të ndikojnë në kualitet të spermës, prandaj është primare para se gjithash të keni kujdes se si ushqeheni.

Një-dy gota alkohol në ditë nuk ndikojnë direkt në potencë, por me kohë konsumimi i alkoholit mund të shpie tek shtypja e lartë. E njejta gjë vlen edhe për mishin e kuq, ushqimin e yndyrshëm…

8 super gjërat ushqimore për spermë më të mirë

  1. Salmon
    Salmoni përmban acide yndyrore omega 3 të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit. Poashtu, ky peshk siguron për një kohë të gjatë energjinë e nevojshme dhe përmirëson kualitetin e spermës.
  2. Shalqin
    Shalqini, por edhe pjepëri përmbajnë sasi të mëdha antioksidantësh të cilët janë veçanërisht të rëndësishëm. Poashtu, shkencëtarët kanë zbuluar që shalqini përmban materie të cilat në enët e gjakut ndikojnë sikurse viagra dhe rrisin dëshirën seksuale.
  3. Domate
    Domatja është e pasur me likopen, i cili, zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, ndërsa prostata e shëndetshme ndihmon në krijimin e spermës kualitative.
  4. Qumësht apo jogurt me pak kalori
    Qumështi dhe jogurti janë të pasur me kalcium dhe kalium, të cilët ulin shtypjen e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin, i cili është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e pjellshmërisë.
  5. Pemët me kokrra
    Boronicat, dredhëzat, malinat, boronicat e kuqe, përmbajnë koncetrimin më të madh të mundshëm të antioksidantëve të cilët mund të gjenden në gjëra ushqimore. Poashtu, pemët me kokrra parandalojnë dëmtimin e arterieve.
  6. Bishtajore
    Fasulet, bizelet, bishtajat ndikojnë shumë në zvogëlimin e kolesterolit. Poashtu, shtypja e lartë, e cila ndikon shumë në potencë, zbret për 8 gjer në 10 % nëse konsumoni rregullisht vetëm gjysëm ene bishtajoresh në ditë.
  7. Misri
    Drithërat të cilat përmbajnë misër ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit.
  8. Mëlmesat
    Hudhra, kanella, rigoni ndikojnë shumë në potencë dhe zakonisht përdoren si mëlmesa në ushqime të ndryshme./bebaime/

Postimi Cilat gjëra ushqimore përmirësojnë kualitetin e spermës? u shfaq i pari në Femina.al.

Si të dobësohesh me spinaq?

$
0
0

Sipas një studimi të kryer nga specialistët e Lund University, në Suedi, u vërtetua se spinaqi ndikon në rënien në peshë.

Si të dobësohesh me spinaq?

Sipas eksperimentit të zhvilluar, të cilën morëën pjesë 38 femra, rezulton se spinaqi ndihmon në ekulibrimin e peshës dhe në humbjen e kilogramëve të tepërt. Gratë të cilat përgjatë 3 muajve kishin konsumuar lëng spinaqi të freskët, esëll, para mëngjesit të tyre u dobësuan 5 kilogramë, ndërkohë që gratë e tjera që mbanin të njëjtin rregjim të balancuar ushqimor, por që nuk konsumuan lëng spinaqi humbën vetëm 3 kg për të njëjtën periudhë kohore.

Eksperimenti vërtetoi se përbërësit që ndodhen te spinaqi ngadalësojnë proçesin e tretjes dhe ndikojnë në prodhimin e hormonit të ngopjes, çka do të thotë më pak dëshirë dhe uri për ushqim.

Postimi Si të dobësohesh me spinaq? u shfaq i pari në Femina.al.

Nxitoni për të shkuar në punë? Ja se si të hekurosni këmishën për 90 sekonda

$
0
0

Nëse ju ka zënë gjumi në mëngjes, ose thjeshtë nuk keni kohë asnjëherë të hekurosni këmishën për në punë, mos u shqetësoni! Mund ta hekurosni për 90 sekonda të plota. Ja se si:

Nxitoni për të shkuar në punë? Ja se si të hekurosni këmishën për 90 sekonda

Çfarë ju nevoitet?
Rregulloni mbajtësen për hekurosje, pipsin spërkatës me ujë si dhe ngrohni mirë hekurin. Në videon e mëposhtme, Jim Moore këshillon të mos hidhni ujë brenda hekurit.

Procesi i hekurosjes
Meqenëse meshkujt zakonisht veshin këmisha me sako mbi, ju duhet që të hekurosni vetëm jakën, pjesën e përparme të këmishës si dhe mëngët e krahëve. Jim rekomandon të hekurosni duke e shtypur fort hekurin si dhe duke e tërhequr në pjesën e poshtme të këmishës, në mënyrë që të drejtohet më shpejtë këmisha.

Triqet
Mos harroni kohë pas kohe të spërkatni hekurin me ujë, si dhe çdo pjesë të këmishës para hekurosjes. Gjatë hekurosjes së jakës, së pari hekuroseni drejtë, e më pas bëjeni vijën dhe lakoni atë duke e shtypur mirë që mos të lëvizë formën gjatë të veshurit. Gjithashtu, shpërtheni kopsat nga mëngët dhe hekurosni vetëm brendësinë e tyre. Në fund, varni këmishën në ofinger dhe lëreni pak derisa t’i hiqet nxehtësia./femra.net/

Shikoni videon ne vazhdim…

Postimi Nxitoni për të shkuar në punë? Ja se si të hekurosni këmishën për 90 sekonda u shfaq i pari në Femina.al.

Ja çfarë duhet të hani për të larguar nikotinën nga trupi

$
0
0

Çdokush i di pasojat që lë duhani në shëndetin tonë, por është tejet e vështirë që të merret vendimi për ta lënë. Kjo për një arsye të thjeshtë; organizmi krijon një varësi të fortë ndaj nikotinës.

A doni ta hiqni nikotinën nga trupi, - ja çfarë duhet të hani
Por, ka një mënyrë alternative, pa efekte anësore, në mënyrë krejt natyrale për ta larguar nga trupi nikotinën që kemi marrë.

Portali i njohur botëror Shtëpia e Ushqimit dhe Shëndetit ka listuar disa nga ushqimet që mund të na ndihmojnë për ta realizuar një gjë të tillë:

  1. Brokoli
    I pari në listë është brokoli pasi ai është i pasur me Vitaminën C dhe B5. Të pirit të duhanit redukton vitaminën C nga trupi. Ndërsa duke u ushqyer me brokoli eliminojmë nikotinën nga organizmi ynë.
  2. Portokalli
    Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminën C. Konsumimi i rregullt i portokallit do të përmirësojë ndjeshëm metabolizmin dhe çlirojë stresin.
  3. Lëngu i karotës
    Nëse ti pi cigare, duhet ta dish se nikotina mbetet në trupin tënd për tri ditë me radhë. Nikotina gjithashtu dëmton edhe lëkurën. Lëngu i karotës është shumë i mirë për lëkurën dhe e pasuron atë me vitaminat A, C, K dhe B, si dhe është provuar se është efecientë në heqjen e nikotinës nga trupi.
  4. Spinaqi
    Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme për shkak se jo vetëm është i pasur me vitamina, por përmban gjithashtu sasi të madhe acidi folik.
  5. Kivi
    Ky fryt i mrekullueshëm do të të ndihmojë që të eliminosh nikotinën nga trupi jot. Kivi është një fryt i pasur shumë me vitamina A, C dhe F. Kur ti tymos cigare, ulen ndjeshëm nivelet e këtyre vitaminave.
  6. Uji
    Të pirit të cigares e dehidraton trupin tënd, shkruan Dielli. Sipas shumë kërkimeve, nëse do të pish sasi të mjaftueshme uji, ti mund ta ndalosh të pirit dhe të eliminosh sadopak nikotinën në trupin tënd. /telegrafi/

Postimi Ja çfarë duhet të hani për të larguar nikotinën nga trupi u shfaq i pari në Femina.al.

Viewing all 2268 articles
Browse latest View live