Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all 2267 articles
Browse latest View live

Si t’i largojmë hemorroidet? Një çështje shumë e parehatshme

$
0
0

Hemorroidet janë patologji shumë e zakonshme, që prekin të paktën një herë në jetën e tyre, pothuajse të gjithë popullatën. Problemi ndodh me frekuencë të barabartë në të dyja gjinitë, edhe pse tek gratë duhen marrë parasysh rreziqet e mundshme që lidhen me shtatzëninë.

Si t’i largojmë hemorroidet? Një çështje shumë e parehatshme

Hemorroidet janë venat e fryra dhe kapilarë të inflamuar rreth rektumit. Klasifikohen si të brendshme dhe të jashtme.

Në origjinën e sëmundjes, janë faktorë të tillë si historia e familjes, mënyra e jetesës dhe ushqimi. Ёshtë një gjendje e dhimbshme që shkaktohet zakonisht nga kapsllëku, mungesa e ujit në dietë, mungesa e stërvitjes, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, shtatzania, etj.

Parandalimi:

  • Për të parandaluar hemorroidet është shumë e rëndësishme të bëhet aktivitet i rregullt fizik dhe të shmanget pirja e duhanit dhe alkoolit. Sportet përmirësojnë funksionet trupore, në të njëjtën kohë forcojne rajonin legenit.
  • Një dietë e ekuilibruar, e pasur me ujë dhe fibra ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut.
  • Higjena e mirë personale, jo vetëm pengon hemorroidet, por edhe shumë sëmundje të tjera.

Kura natyrale për Hemorroidet

Trajtimi i hemorroideve ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes.

Bimët dhe natyra ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për hemorroidet.

  • Aloe Vera Gel – është një ndihmë e mirë kundër hemorroideve, ka veprim anti-inflamator, qetësues, tonik dhe shtrëngues; rrjedhimisht është e dobishme dhe në trajtimin e plagëve të hapura.
  • Lule Basani (kantarioni): Bima dhe vaji janë të pasur me veti shëruese dhe dezinfektuese.
  • Vaj Jojoba përfshin një produkt me antioksidant dhe zbutës. Dhe gjalpi Shea ka të njëjtat funksione.
  • Vaj esencial i mentes jep freski dhe lehtësim të menjëhershëm.
  • Gështenja e egër (Aesculus hippocastanum), përdoret për të trajtuar hemorroidet dhe venat me variçe. Përbërësit aktiv përfshijnë saponine dhe tanine, të cilat kanë veti anti-inflamatore. Aplikohet si vaj në indet e fryrë. Mos kombinoni këtë barishte me ilaçe antikoagulant.

Anila Mirdita

Postimi Si t’i largojmë hemorroidet? Një çështje shumë e parehatshme u shfaq i pari në Femina.al.


Sa lindje me prerje Cezariane mund të ketë një grua?

$
0
0

Ka shumë kundërshti sa i përket mënyrës se si duhet të lindë një grua. Ndonjëherë diskutimi bëhet në mënyrë aq të çuditshme, sa që një grua shtatzënë mund të ndihet e turpëruar, madje edhe fajtore se përse ajo nuk mund të lindë ashtu siç i thonë të tjerët. Në fund të fundit, a është dikush që e do më shumë se gruaja shtatzënë beben e vet që e ka brenda saj?

Lindja me prerje cezariane

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila bebe vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Disa gra vendosin që të lindin me operacion pa ndonjë arsye mjekësore – ato thjesht preferojnë që të lindin në atë mënyrë. Fundi i fundit gjëja kryesore është që nëna e ardhshme dhe bebja të jenë mirë dhe të shëndetshëm.

Kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh gratë vendosin që të lindin me prerje Cezariane. Ndonjëherë me indikacion mjekësor, por ndonjëherë edhe më dëshirën e tyre. Nuk ka studime të mjaftueshme të cilat japin të dhëna se sa është numri maksimal i lindjeve me prerje Cezariane që mund të ketë një grua. Secila lindje e ardhshme me operacion është më e komplikuar se operacioni paraprak.

Përgjithësisht, një grua është e sigurt që të kryejë deri në tri lindje me prerje Cezariane.

Problemet të cilat lidhen me lindjet e shumta me operacion janë: dobësimi i murit të mitrës (në vendin ku është prerë mitra), problemet me placentën e cila mund të ngjitet më thellë në murin e mitrës (placenta accreta) ose nëse placenta e mbulon pjesërisht ose krejtësisht kanalin e lindjes (placenta praevia), dëmtimi i fshikëzës së urinës dhe gjakderdhja e shtuar nga mitra.

Postimi Sa lindje me prerje Cezariane mund të ketë një grua? u shfaq i pari në Femina.al.

Dieta e Universitetit të Vienës – 10 kg për 2 javë

$
0
0

Me këtë dietë, ju mund të humbisni 8-10 kg brenda dy javëve. Kjo dietë 2 javore ka një menu për 7 ditë, e cila përsëritet edhe për një javë tjetër. Shkencëtarët që kanë përpunuar këtë dietë sigurojnë se ajo nuk është aspak e dëmshme për shëndetin dhe se nëse ajo mbahet rigorozisht, për 3 vjet nuk do të shëndosheni më, pasi ndikon në përmirësimin e metabolizmit tuaj.

Dieta e Universitetit te Vienes 10 kg per 2 jave

Rregullat kryesore të dietës janë: pak vaj, pak kripë dhe sa më shumë uje natyral ose mineral

Nuk lejohen në mënyrë kategorike: sheqeri dhe pijet alkolike

Dieta këshillohet që të fillohet ditën e hënë ose të mërkurë dhe se nuk duhen ndryshuar vaktet e drekës dhe të darkës.

Mbas dy javë diete mund të filloni të hani normalisht dhe rregullisht çfarë të dëshironi.

Dita 1
Mëngjes : kafe e zezë
Drekë: 2 veze të zjera, sallatë me spinaq ose me laker
Darkë: peshk I zjere ose ne zgarë (200gr)

Dita 2
Mëngjes: kafe e zezë, një panine e thekur
Drekë: peshk I zjerë ose ne zgarë (200gr), sallatë me spinaq ose me lakër
Darkë: mish viçi i zjerë (200gr),1 godë kos

Dita 3
Mëngjes: kafe, një panine e thekur
Drake: sallate jeshile, 1 kokërr mollë
Darkë: mish viçi I zjerë (200gr), 1 vezë e zjerë, sallatë jeshile

Dita 4
Mëngjes : kafe, një panine e thekur
Drake: 2-3 karrota të zjera
Darkë: 150 gr. djathë i fortë , fruta (2-3 kokrra mesatare sipas dëshirës)

Dita 5
Mëngjes: 1 godë lëng karrote të shtrydhyr me limon
Drekë: peshk I zjerë ose ne zgarë (200gr), 1 godë lëng domateje të shtrydhyr
Darkë: fruta (2-3 kokrra mesatare sipas dëshirës)

Dita 6
Mëngjes: kafe e zezë
Drekë: pulë e zjerë ose në zgarë (200gr),sallatë me lakër dhe karrota
Darkë: 2 vezë të zjera, 1 godë lëng karrote të shtrydhyr

Dita 7
Mëngjes: çaj me mjaltë dhe limon
Drake: mish viçi I zjerë (200gr),fruta (2-3 kokrra mesatare sipas dëshirës)
Darkë: fruta (2-3 kokrra mesatare sipas dëshirës)

Postimi Dieta e Universitetit të Vienës – 10 kg për 2 javë u shfaq i pari në Femina.al.

Recetat e gjyshes për çdo sëmundje: dhimbje të kokës, rënje e flokëve, ndezje e vezoreve, ishijas, ftohje…

$
0
0

Barnishte, çajra, bimë të ndryshme dhe receta jo të përditshme janë pasuri e barnatores popullore që na ndihmon tek shumë sëmundje, kurse aftësia shëruese e tyre shpesh këndshëm na befason.

Recetat e gjyshes për çdo sëmundje: dhimbje të kokës, rënje e flokëve, ndezje e vezoreve, ishijas, ftohje…

Për shumë sëmundje, mençuria popullore ka një fshehtësi dhe këshillë të veten. Shumë njerëz kur sëmuren para se të shkojnë te mjeku tentojnë të shërohen në rrugë alternative, me receta të gjyshes dhe këshillave të vjetra popullore. Edhepse medicina zyrtare është e dyshimtë në këtë lloj mjekimi, gjithkush së paku njëherë në jetë provon ndonjë recetë popullore.

Kundër rënies së flokëve
Thonë se nëse keni probleme me humbjen e flokut, rakia e mirë shtëpiake, disa kokrra të hudhrës dhe pak hithra janë zgjidhje e mirë për problemet e juaja. Në një litër raki rrushi, shtoni kokrrat e hudhrës dhe një grusht rrënjë të hithrave. Koncentrati i tillë të vendoset në një vend të nxehtë dhe me diell një muaj. Pas një muaji, të kullohet lëngu dhe i njëjti të vendoset në rrënjët e flokëve.

Në raste të djegies
Gjyshja do të ju thotë se djegia do të zbutet nëse menjëherë vendin e djegur e lyeni me sipërfaqen e patates së prerë. Duke shijuar gjellën, shpesh ndodhë që të djegni gjuhën. Nëse ju ndodhë në t’ardhmen, mjafton që të pini pak uthull dhe dhimbja e pakëndëshme do të zhduket.

Kur keni dhimbje veshi
Gjithkush që ndonjëherë ka patur dhimbje veshi e din se kjo është një nga dhimbjet më të shëmtuara dhe më të mundimshme. Medicina popullore thotë se për veshin është mirë të shtrydhen disa pika “luleveshi” (Sempervivum tectorum) në vesh, dhe pastaj të futet copë pambuku.

Kundër kokëdhembjes
Për dhimbje koke medicina popullore rekomandon në dukje një recetë të pakëndshme. Gjegjësisht, këshilla është që në gjysmë filxhani me kafe të zezë të fortë të shtrydhet mjaft limon të freskët dhe të pihet lëngu.

Nëse keni ndezje të vezorëve
Për probleme të ndezjes së vezoreve, kanaleve të urinimit dhe veshkëve rekomandohet çaj nga fletët e majdanozit (Petroselinum crispum). Një grusht fletë majdanozi e hudhim në një litër ujë dhe e lëmë të vlojë. Të kullohet dhe të pihet derisa është akoma i nxehtë. Mund të pihet edhe i ftohtë, kurse rekomandohet që të pihet përgjatë tërë procesit të ndezjes.

Kundër ftohjes
Çaji i qepëve është njëri nga aleatët më të popullarizuar në shërimin e simptomeve të ftohjes. Këshillohet që qepa të pastrohet dhe pritet në katër pjesë dhe lihet të zihet, kur uji vlon, qepa të zihet edhe dhjetë minuta. Pasi të ftohet pak i shtohet mjalti dhe limoni, dhe çaji i tillë të pihet.

Si të forconi imunitetin?
Për rritjen e imunitetit rekomandohet receta me mjaltë dhe limon. Duhet të pastrohen nga farat gjysmë kilogrami limon, por jo edhe lëvozhga, dhe me ndihmën e prerëses (mullirit) elektrike bluhen. Qullin e tillë e përziejmë me gjysmë kilogrami mjaltë dhe përzierjen e hudhim në enë qelqi. Çdo mëngjes merrni nga një lugë gjelle nga kjo përzierje.

Për sëmundjet nervore
Medicina popullore për sëmundje nervore rekomandon rrënjët dhe lulet e aguliçes (primulaceae), boçë qiparisi (Cupressus Sempervirens L.), kaça e verdhë (Berberidaceae) – në sasi të njejta. Të gjitha të përzihen mirë dhe një lugë nga kjo përzierje të shtohet në 2dl ujë të vluar. Të lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pastaj të kullohet, t’i shtohet mjalti, pak lëng limoni dhe të pihet tri herë në ditë pas ushqimit.

Parandalimi i ftohjes
Për parandalimin e ftohjes dhe rritjen në përgjithsi të sistemit të imunitetit rekomandohet sa më shumë përdorimi i lakrës në ushqim. Medicina popullore thekson se lakra i tejkalon shumë bimë tjera shëruese. Në muajt e dimrit më së shumti përdoret lakra turshi, dhe është dëshmuar se ajo rrit rrezistencën kundër shumë sëmundjeve. Kur lakra merret në formë çaji apo supe, parandalon ftohjen, kollitjen dhe gripin, si dhe ndikon në mënyrë antiseptike në organet e frymëmarrjes. Për shkak të vetive të saj të theksuara shëruese, populli për lakrën thotë se është ”dollap barërash për të varfur”.

Kur keni ënjtje
Lakra përdoret për zvogëlimin e të enjturave. Nëse lëndoheni, e enjtura dhe mavijosjet mund t’i largoni me ndihmën e ilaçit të vjetër. Mjafton që dy fletë lakre ti mbështjellni në vendin e lënduar.

Kundër anemisë
Lakra është e pasur me kripëra minerale, vitaminë dhe klorofil ashtuqë i rekomandohet njerëzve anemik të cilët duhet ta konsumojnë të freskët apo të zier mbi avull. Është mirë që përgjatë ditës të pijnë nga dy gota lëng lakre të shtrydhur.

Kur keni ethe…
Një nga recetat e shumta për ethe rekomandon përdorim të përzierjes nga lëvozhga e mështeknës (Betula alba) dhe lulja e shtogut (Sambucus nigra) nga dy lugë, barë ethesh (Centaurium erythraea), lule blini (Tilia) dhe gencianë (Gentiana lutea) nga një lugë. Lihet e mbuluar 10 minuta, pastaj kullohet, ëmbëlsohet, shtohet pak lëng limoni dhe çdo një-dy orë pihen nga disa gllënka.

Ilaç për qetësim
Balsam limoni, barë limoni apo në gjuhën popullore “mbretëresha e bimëve” përdoret si mjet për qetësim dhe çlodhje, kundër përzierjes dhe vjelljes te gratë shtatzëna, e veçanërisht rekomandohet gjatë krizave nervore, lodhjes fizike apo intelektuale, migrenës, neuralgjive dhe marramendjes.

Kundër migrenës, ishijasit, dhimbjes së eshtrave…
Shtogu përdoret për migrenë, dhimbje eshtrash, ishijas, neuralgji, dezinfektim, shpërlarje të gojës dhe fytit, kundër ftohjes. Ilaç janë lulet e mbledhura të sapoçelura në një kohë të mirë dhe me diell. Lulja përmbanë heterozide të cilët nxisin djersitjen, sambunigrozid, heterozid flavonik, rutozid, tanin 0,025%, vaj eterik, rrëshirë, sheqer, holin, acide organike ….

Problemet me zemër
Vetitë shëruese të mjaltit zbusin probleme të ndryshme, kurse në rastin e problemeve të zemrës, përgjatë dy muajve duhet të merret nga një lugë e madhe mjaltë i tretur në një gotë me ujë të vakët tri herë në ditë, një orë e gjysëm para ushqimit.

Probleme me bajame
Ilaçi popullorë kundër bajameve të ënjtura rekomandon që të bluhen imët rrënjë alte (Althaea officinalis) dhe fara liri (Linum usitatissimum). Përzihen dhe zihen si qullë i hollë. Përderisa është i nxehtë, vihet në një leckë tekstili, e cila mbështillet dhe vihet në fytin e sëmurë. Mbi të, qafa mund të mbështillet edhe me shall, ashtuqë të mbahet nxehtësia sa më gjatë.

Probleme me tëmth
Kundër sulmeve në tëmth rekomandohet përzierje e 150g vaj ulliri, 15g raki dhe dy të verdha veze, të cilët përzihen 15 minuta, pastaj shtohet 1/4g mente. Përzierja merret para sulmit në tëmth. Për lehtësimin e problemeve në tëmth është i mirë edhe lëngu nga rrepa e zezë (grihet në rende dhe shtrydhet si lëng), i cili pihet tri herë në ditë, në një gotë të vogël.

Për një jetë të gjatë…
Në fund po ju japim recetën për një jetë të gjatë e cila bëhet prej tre përbërësish të cilët sigurojnë shëndetin, bukurinë dhe jetë të gjatë. Merrni 10 limona, 10 thelpinj hudhër dhe 1kg mjaltë. Shtrydhni lëngun e 10 limonave, shtypni 10 thelpinj hudhër dhe e tërë këtë përzieni me 1kg mjaltë. Zbrazeni në enë prej qelqi dhe vendoseni në vend të errët dhe të ftohtë 8 ditë. Merrni dy herë në ditë nga një lugë para ushqimit.

Ata që promovojnë receta popullore mendojnë se njerëzit me shekuj janë shëruar me ato që natyra i ka dhuruar, mirëpo, këto këshilla janë penguar nga medicina zyrtare ose krejtësisht janë harruar. Por, aftësia shëruese e bimëve dhe çajeve nganjëherë këndshëm na befason. Kërkoni nga gjyshja apo e ëma ndonjë libër këshillash popullore, të bimëve shëruese apo ngjajshëm, sepse sigurisht që do të gjeni diçka interesante për veten tuaj./femra.net/

Postimi Recetat e gjyshes për çdo sëmundje: dhimbje të kokës, rënje e flokëve, ndezje e vezoreve, ishijas, ftohje… u shfaq i pari në Femina.al.

Ëmbëlsirë e përkryer për 6 minuta

$
0
0

Shija e gjalpit të kikirikut shumicën e njerëzve i bën të papërmbajtshëm ndaj saj, është një përbërës i shkëlqyer për një shumëllojshmëri të ëmbëlsirave dhe kjo recetë është njëra nga verzionet e shpejta dhe të shijshme, ku si përbërës kryesor është gjalpi i kikirikut.

torta e shpejte per 6 minuta

Nevoitet:

1 gotë gjalpë i shkrirë, 2 gota biskota të bluara, 2 gota sheqer, 1 gotë dhe 4 lugë gjalpë kikiriku, 1 ½ pjesë të çokollatës.

Përgatitja:

Në një enë përzieni gjalpin e shkrirë, biskotat e bluara, sheqerin dhe gjalpin e kikirikut derisa të gjithë përbërësit të kombinohen mirë.

Shkrini çokollatën në ujë të valuar apo në mikrovalë dhe me mbetjen e gjalpit të kikirikut, përzieni dhe hidhni në masën e mëparshme të përgatitur.

Preni ëmbëlsirën në copa apo katrorë të vegjël, dhe lëreni për rreth një orë në frigorifer.

Postimi Ëmbëlsirë e përkryer për 6 minuta u shfaq i pari në Femina.al.

Ja pse duhet të konsumoni mandarina

$
0
0

Nëse e konsumoni rregullisht, ajo ndihmon në përmirësimin e lëkurës. Jo vetëm kaq, por mandarina ndihmon që të humbni në peshe në mënyrë natyrale.

Mandarin

Mandarina, një frutë i vogël por me vlera të mëdha. Për një lëkurë plot shkëlqim, për të qenë sa më në formë me një peshë ideale dhe për shumë arsye të tjera, duhet të konsumohet ky frutë magjik.

Mandarina është e pasur me vitaminat C dhe E. Ajo është e njohur të ketë një efekt zbutës në nerva dhe është përdorur për të zbutur ethet.

Nëse e konsumoni rregullisht, ajo ndihmon në përmirësimin e lëkurës. Jo vetëm kaq, por mandarina ndihmon që të humbni në peshe në mënyrë natyrale.

Postimi Ja pse duhet të konsumoni mandarina u shfaq i pari në Femina.al.

9 mrekullitë shëndetësore të verës se kuqe

$
0
0

Ka ende shumë sekrete që po i zbulojmë pak nga pak për verën e kuqe. Zbuloni 9 efektet mrekullibërëse të kësaj pije mjaft të preferuar.

vera e kuqe

Vera lufton aknet

Ky produkt përmban antioksiduesin resveratrol i cili ul numrin e baktereve që shkaktojnë aknet. Nga ana tjetër duke u bashkuar edhe me peroksidin e benzolit (molekule që gjendjet tek kremrat kundër akneve) trajtimi bëhet edhe më i shpejtë.

Vera i bën mirë zemrës

Është serish resveratroli ai që ul sasinë e yndyrës në mënyrë që ajo të mos grumbullohet nëpër arterie. Flavonoidet dhe saponinat që gjenden gjithashtu në vere e mbrojnë sistemin kardiovaskular.

Vera iu bën mirë dhëmbëve

Vera e kuqe forcon smaltin e dhëmbëve duke bërë që këto të fundit të mos prishen dhe lufton shumimin e baktereve. Veç të tjerash, polifenolet ulin inflamacionin mishrave dhe i mbrojnë ato nga sëmundjet.

Vera na ndihmon për një gjumë më të mirë

Melatonina që gjendet tek ky produkt do ju ndihmoje të flini me shpejt pas një dite të lodhshme dhe stresuese.

Vera na mbron nga rrufa

Një studim amerikan ka treguar se njerëzit që pinë verë të kuqe kanë 40% më pak mundësi të preken nga rrufa.

Vera i bën mirë lëkurës

Ky produkt ngadalëson plakjen e lëkurës dhe ndihmon të pakësimin e rrudhave. Janë pikërisht antioksidantet ata që përthithin radikalet e lira të cilat mund të dëmtojnë epidermën.

Vera forcon kockat

Një studim australian ka treguar se femrat që pinë rreth 2 gota verë në ditë kanë më pak mundësi të preken nga osteoporoza.

Vera ul rrezikun për shfaqjen e kancerit

Resveratroli lufton kundër qelizave kancerogjene sidomos ato që ndodhen tek gjiri apo tek mushkëritë.

Duke pirë verë jetojmë më gjatë

Shkencëtarët kanë dëshmuar se personat që pine gjatë gjithë jetës verë (sigurisht pa e tepruar) jetojnë me gjatë. Vera e kuqe në fakt na mbron nga sëmundja e Alzheimer-it dhe nga sëmundjet mendore.

Gjithsesi mos harroni se vera e kuqe sjell gjithë këto të mira vetëm kur pihet me maturi dhe pa e tepruar.

Postimi 9 mrekullitë shëndetësore të verës se kuqe u shfaq i pari në Femina.al.

Mësoni si të lexoni rezultatet e analizave të gjakut

$
0
0

Vetëm një analizë e gjakut mund të sugjerojë në sëmundje të caktuar apo gjendjen e mirë shëndetësore të pacientit. Edhe pse mjeku duhet të japë mendimin përfundimtar për parametrat e shumtë të pasqyrës së gjakut, edhe ju vet, me sqarimet që vijojnë, mund të mësoni se a ekziston shenjë për alarm apo jo.

Mësoni si të lexoni rezultatet e analizave të gjakut

Pasqyra e gjakut është shumë e rëndësishme, posaçërisht në shikimin e parë. Ajo zbulon sasinë e përgjithshme të elementeve të gjakut dhe marrëdhëniet reciproke të tyre, gjegjësisht flet për stabilitetin e organizmit në tërësi – thonë mjekët.

Parametrat dhe kuptimet e tyre

Parametrat kryesorë në analizën e gjakut janë eritrocitet, leukocitet, hemoglobini dhe hamatokritet, si dy parametra të eritrociteve.

Eritrocitet

Niveli i ulët i eritrociteve tregon për anemi akute, e cila ndodhë gjatë humbjes së shpejtë të gjakut, i cili tek femrat mund të paraqitet edhe gjatë ciklit menstrual, apo anemisë kronike e cila mund të jetë shenjë e sëmundjeve të traktit digjestiv te të cilat humbja e gjakut bëhet përmes zorrëve – shpjegon mjeku.

Vlerat normale janë prej 3,86 x 1012/l deri 5,08 x 1012/l për femra dhe prej 4,34 x 1012/l deri 5,72 x 1012/l për meshkuj.

Niveli i shtuar i eritrociteve flet për policitemi, sëmundje e rrallë, e cila shpie në bllokimin (kongjestion) e gjakut dhe embolisë në organizëm.

Leukocitet

Vlerat normale të leukociteve janë 3,9 – 10 x 109/l.

Ekzistojnë tri lloje dhe shumë nënlloje të leukociteve, pasqyra e gjakut zbulon sasinë e përgjithshme dhe marrëdhëniet e tyre. Niveli i shtuar tregon për proçese të ndryshme të ndezjeve në organizëm, kurse niveli i ulët mund të jetë indikator i infeksioneve apo të sëmundjeve më të rënda, si leukemia – shton mjeku.

Sedimentimi

Sedimentimi është shpërbërja e eritrociteve të vdekura që është proçes normal pas 120 ditëve, sa është edhe jetëzgjatja e tyre. Kur në organizëm paraqitet ndonjë sëmundje, jetëzgjatja e eritrociteve zvogëlohet. Sedimentimi normal është më pak se 12 mm në orë.

Hemoglobina dhe Hematokritet

Mungesa e këtyre dy proteinave, të cilët shpërndajnë hekurin dhe oksigjenin nëpër organizëm, është e lidhur me aneminë, pas ngritjes së nivelit nuk vërehet, por ajo vërehet në bazë të nivelit të eritrociteve – thekson mjeku.

Koha e gjakderdhjes

Koha e gjakderdhjes shënon periudhën nga fillimi e deri te ndalimi i gjakderdhjes dhe është 240 – 600 sekonda. Te çrregullime të ndryshme të koagulimit mund të zgjasë edhe më gjatë.

Rëndësia e analizave biokimike

Këto lloje të analizave përcaktojnë elemente, enzime, produktet e metabolizmit, hormone, marker të tumoreve, koncentrimin e barërave të cilët ndodhen në organizëm apo përmes të cilëve dijagnostifikojmë sëmundje të caktuara.

Sheqeri (Glukoza)

Vlerat normale të sheqerit janë 3,5 – 6,1 mm për litër, kurse vlerat e larta paraqiten te sëmundja e sheqerit.

Urea

Ky produkt mbeturinë i metabolizmit, kur është në normale, ka vlerat 1,7 – 8,3 mm për litër, vlerë e lartë është prezente te sëmundjet e veshkëve.

Acidi i urinës

Vlera normale e acidit të urinës është 140 – 340 tek femrat dhe 200 – 420 mol për litër tek meshkujt, është e lartë tek sëmundjet e veshkëve dhe ato të metabolizmit.

Bilirubini

Ky produkt i metabolizës më së shpeshti haset në sasinë e përgjithshme me vlera normale prej 1,1 – 18,8 mol për litër. Është i lartë kur personi ka gurë në idhzë (vrer), sëmundje të mëlçisë, vlera e tij rritet edhe te disa gjendje fiziologjike, gjatë konsumimit të ushqimit të yndyrshëm dhe me erëza, lëngjeve të gazuar dhe alkoolit.

Kreatinina

Niveli i lartë i kreatininës tregon sëmundjet e veshkëve, kurse vlerat e tij normale janë 44 – 80 (te femrat) dhe 6 – 106 (te meshkujt).

Fosfataza alkalike

Ky enzim rritet kur personi vuan nga ndonjë lloj kanceri, çrregullimi të metabolizmit, pankreasit … Vlerat normale janë 0 – 270 për të rritur dhe 250 – 800 U për litër tek fëmijët.

Kolesteroli

Vlera të preferueshme janë nën 5,1 , kur vlerat janë mbi 6,2 mmol/l, flitet për kolesterol të lartë. E provokon trashja (obeziteti), çrregullimet e matabolizmit, sëmundjet kardiovaskulare.

Joni Triglicerid

Vlerat normale janë prej 1,5, kurse të larta mbi 2,3 mmol/l, i lartë është tek personat me sëmundje kardiovaskulare.

ALT (GTP)

Ky enzim i mëlçisë, i cili është i lartë tek hepatitis, ciroza e mëlçisë, alkoolizmi, ka vlerë normale prej 8 deri 41 U për litër.

AST (GOT)

Edhe një enzim i mëlçisë, i cili rritet në situata të njejta sikurse ALT, ka vlera normale prej 7 deri 38 U për litër./femra.net/

Postimi Mësoni si të lexoni rezultatet e analizave të gjakut u shfaq i pari në Femina.al.


Aftet – 6 mënyra natyrale për t’i shëruar

$
0
0

Aftet (stomatiti aftoz) janë lezione të zakonshme që paraqiten si inflamacion i mukozës në gojë. Nëse këto ulcera të vogla ndodhin shpesh, mund të jenë jashtëzakonisht të dhimbshme.

Aftet

Mund të përsëriten në mënyrë sporadike, por e rëndësishme është të përcaktohet shkaku i tyre, që mund të jetë një mangësi nutritive (vitamina B ose hekur), një intolerancë ushqimore, kimikatet në pastën e dhëmbëve, aditivët në ushqime, por edhe mund t’i atribuohet një periudhë stresi.

Shmangia e shkaktarëve të mësipërm në masën e mundshme, sigurisht do të krijojë linjën e parë mbrojtëse.
Në vijim është një listë e dobishme me mënyra të thjeshta natyrale.

  1. Vaji tea tree
    Ky vaj i gjithanshëm është thelbësor në rastin e aftëve. Aplikohet në dy mënyra të ndryshme, duke bërë shpëlarjen e gojës me gjysmë gotë me ujë dhe 3-4 pika të vajit tea tree ose, në qoftë se keni vetëm në një vend, prekeni me një copëz pambuku të cilën e keni lagur me dy pika të këtij vaji esencial.
  2. Soda bikarbonat
    Mund të përdoret saktësisht e njëjta procedurë vetëm me sodë buke, e cila dezinfekton. Bëni gargarë duke përzier një lugë (çaji) në një gotë me ujë ose aplikojeni direkt në afte, duke e lënë për disa minuta para se ta hiqni.
  3. Shërimi me bimë
    Një metodë e vjetër është shpëlarja me bimë. Janë disa bimë veçanërisht të përshtatshme në rastin e afteve, të cilat kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Këto janë: sherbela, kamomili, mëllaga dhe gjethet e ullirit. Mund të përgatisni një çaj (përdorni një lugë gjelle nga secila bimë), duke i lënë ato për dhjetë minuta në ujë të valuar dhe pastaj kullohet. Shtoni lëngun e një limoni dhe pijeni disa herë në ditë ose bëni gargare.
  4. Hudhër
    Para çdo vakti vendosni në afte një thelb hudhër të prerë dhe lëreni të veprojë për një kohë.
  5. Aloe Vera Gel
    Një shërim i shpejtë, qetësues dhe i lehtë për aftët në gojë është aplikimi i gelit aloe vera.
  6. Vitaminat dhe mineralet
    Vitaminat dhe mineralet e domosdoshme për të larguar aftet janë: vitamina B12, acidi folik dhe hekuri.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Postimi Aftet – 6 mënyra natyrale për t’i shëruar u shfaq i pari në Femina.al.

A ndikojnë taket e larta që të pasmet t’ju duken më të mëdha?

$
0
0

eshja e takeve të larta nuk ndikon që fundshpina juaj të duket më e madhe, por këmbët tuaja mund të përmirësojnë pamjen si dhe të theksojnë linjat tuaja femërore. Taket i japin të pasmeve një dukje shumë tërheqëse si dhe ngrisin gjoksin tuaj. Taket përcaktojnë koeficientin e feminitetit për çdo lloj veshje dhe mund të bëjnë edhe më tërheqëse mënyrën se si ju ecni.

A ndikojnë taket e larta që të pasmet t’ju duken më të mëdha?

Ngritja e të pasmeve

Gjatë ecjes me take, në pjesën e prapme të shpinës krijoni një lakore shumë tërheqëse duke e shtyre te para legenin tuaj. Si rezultat i kësaj, të pasmet duket sikur theksohen edhe më shumë se përpara. Në përgjithësi, kjo e bën prapanicën tuaj më në formë të hijshme si dhe me përmasa të mëdha.

Forma e trupit

Taket i japin të pasmeve, këmbëve madje edhe gjoksit tuaj më shumë formë nga mënyra se si e lidhin trupin tuaj. Harku që krijohet në shpinë e shtyn gjoksin përpara, gjë që përmirëson qëndrimin tuaj dhe ju bën të dukeni më e formuar. Muskujt kontraktohen ndërsa kofshët e juaja shtrëngohen, dhe kjo ju bën që të dukeni më të dobëta por edhe e tonifikuar. Njëkohësisht, taket shtojnë edhe gjatësinë, duke i ndihmuar trupit që të jape pamje sa më të gjatë dhe të dobët.

Lëvizja e ijeve

Sipas një studimi të bërë në vitin 2012 në Universitetin Portsmouth, është konkluduar se meshkujt i konsiderojnë femrat shumë më tërheqëse kur ato ecin me take se sa me këpucë të sheshta. Sipas studimit, këto duken shumë më femërore me take duke i bërë që të lëkundin ijet dhe të marrin hapa më të shkurtër gjatë ecjes. Si rezultat, prapanica dhe ijet janë më të theksuar gjatë qëndrimit në take, duke i dhënë trupit tuaj një pamje sa më femërore.

Veshjet që kombinohen me take

Vishni minifund me take që theksojnë të pasmet tuaja. Sigurohuni që minifundi t’i përshtatet madhësisë së caktuar, sepse në të kundërtën nuk do t’i paraqesë format e duhura të prapanicës suaj. Zgjedhni një fustan i cili do të definonte belin tuaj, e që do i ngjasonte orës së rërës. Ndërsa sa i përket pjesës së sipërme, zgjedhni xhaketa apo këmisha të prera, që do theksonin linjat e bukura të belit tuaj./femra.net/

Postimi A ndikojnë taket e larta që të pasmet t’ju duken më të mëdha? u shfaq i pari në Femina.al.

Si pasqyrohet mungesa e vitaminave dhe ku t’i gjejmë

$
0
0

Mungesa ose sasia e pamjaftueshme e vitaminave dhe mineraleve në ushqim mund të kuptohet me shenjat që lë në tërë trupin. Kuptoni se çfarë përpiqet t’u thotë trupi juaj për vitaminat dhe mineralet që i mungojnë.

Si pasqyrohet mungesa e vitaminave dhe ku t’i gjejmë

Buzët e çara
Mungesa: vitamina B2, sasia e rekomanduar ditore është 1,3 mg për meshkujt dhe 1,1 mg për femrat.
Çarjet dhe plagët rreth buzëve mund të tregojnë për mungesën e vitaminës B2, nutrientit të domosdoshëm për prodhimin dhe rritjen e qelizave.
Kjo vitaminë është e nevojshme edhe për shndërrimin e ushqimit në energji, ndërsa lodhja dhe migrena po ashtu mund të tregojnë për mungesën e saj.
Një gotë qumësht në ditë do ta eliminonte këtë mungesë.

Shqisa e dobët e shijes
Mungesa: zinku, sasia e rekomanduar ditore është 5.5 deri 9,.5 mg për meshkuj dhe 4 deri 7 mg për femrat.
Shenjat e tjera të mungesës së zinkut mund të jenë infeksionet e shpeshta dhe shërimi më i ngadalshëm i plagëve, meqenëse ky mineral ka rol vital në funksionimin e sistemit të imunitetit dhe ripërtëritjen e qelizave.
Zgjidhja është mishi i kuq. Mishi i viçit apo i qengjit është burimi më i mirë i zinkut. Një deri në dy porcione në javë duhen të jenë të mjaftueshme. Zink ka edhe në arrat indiane, kikirik dhe drithërat e papërpunuara.

Problemet me stomakun
Mungesa: vitamina A, sasia e rekomanduar ditore është 0,7 mg për meshkujt dhe 0,6 mg për femrat.
Shenja më e shpeshtë e mungesës së vitaminës A është mosrezistenca në infeksionet më të dobëta, pasi që kjo vitaminë është e nevojshme për prodhimin e sipërfaqeve mbrojtëse të cilat parandalojnë bakteret të hyjnë në sistemin respirator dhe në zorrë.
Një karotë në ditë ose shujta e kohëpaskohshme me mëlçi duhet të jenë të mjaftueshme. Femrat shtatzënë nuk do duhej të hanë mëlçi, pasi që teprimi me vitaminë A mund t’i bëjë dëm fetusit.

Nervozizmi
Mungesa: hekuri, sasia e rekomanduar ditore është 8.7 mg për meshkujt dhe 14.8 mg për femrat.
Lëkura e zbehtë, marramendja dhe thonjtë e rrumbullakuar janë shenjat më të shpeshta të mungesës së hekurit, derisa nervozizmi (së bashku me lodhjen dhe koncentrimin e keq) është simptomat më e shpeshtë e hershme.
Hekuri është përbërësi kyç i rruazave të kuqe të gjakut dhe u mundëson të mbledhin oksigjenin dhe ta përhapin në organizëm.
Mishi i kuq, frutat arrore dhe perimet janë burime të mira të hekurit. Shtesat e ushqimit duhet të përdoren vetëm në raste të rënda të mungesës së hekurit.

Nyjat e ënjtura
Mungesa: kaliumi, sasia e rekomanduar ditore është 3.5 mg.
Kaliumi ndihmon rregullimin e ujit në organizëm, ndërsa mungesa e tij, në veçanti nëse kombinohet me tepër shumë kripë dietale mund të çojë deri te shtypja e lartë e gjakut.
Rreth pesë porcione në ditë me pemë dhe perime janë të mjaftueshme të siguroheni nga mungesa e kaliumit, përcjell koha.net. Bananet në veçanti janë të pasura me këtë mineral.

Dhimbja në tërë organizmin 
Mungesa: vitamina D, sasia e rekomanduar ditore është 5 mcg.
Eshtrat e dobëta janë shenjë e mungesës së rëndë dhe afatgjate të vitaminës D, derisa dhimbja në tërë trupin, të ndierit të dobët dhe lodhja janë shenjë e mungesës së lehtë. Dhimbjet e shpeshta në shputa, ije, shpinë dhe gjunjë flasin për mungesën e vitaminës D.
E rëndësishme është edhe për mbrojtjen e sistemit të imunitetit dhe mbron edhe nga kanceri.
Peshku i pasur me vaj, si salmoni dhe sardelet, janë burim i mirë i vitaminës D. Po ashtu 20 minuta ekspozim në diell janë të mjaftueshme për organizmin për të siguruar sasinë e nevojshme ditore të kësaj vitamine.

Postimi Si pasqyrohet mungesa e vitaminave dhe ku t’i gjejmë u shfaq i pari në Femina.al.

Kujdes nga fenirimi brazilian – ai dëmton seriozisht flokun dhe shëndetin tuaj!

$
0
0

Ajo që e ka detyruar Jennifer Aniston të shkurtojë flokët ka qenë për shkak të fenirimit brazilian dhe ky fakt nuk i befason ekspertët.

Ky tretman kontrovers përmban formaldehid dhe keratinë në mënyrë që të drejtojë flokët dhe kjo të zgjasë tre muaj.

fenirim-floke

Por stilisti njujorkez, Oskar Blandi, që ka pasur kliente si Xhulija Mur, Uma Turman dhe binjaket Oslen, këshillon që të jemi të vëmendshme me këtë tretman.

Mendoj që ky tretman është shumë ndikues, por duhet të jeni të sigurt që flokun e keni në gjendje të mirë, dhe të fortë që ta përballojë këtë. Nuk do ja rekomandoja atyre që i lyejnë flokët, sepse floku i tyre shpesh nuk është aq i fortë sa të durojë këtë tretman. Më së miri është të testohet në një fije të vogël të flokut para se ta bëni në të gjithë flokun- ka thënë Oskar.

Grimerja dhe stilistja e fytyrave të njohura, Rejçël Vud, mendon që fenirimi brazilian sjell më shumë dëm sesa dobi- ajo nuk është e kënaqur me përvojën që e ka me te.
Nuk është ky tretman çdo herë i njëjtë. Shumë përmbajnë kimikale dhe me kohë e prishin flokun, dhe nuk jam e befasuar që Jennifer është dashur t’i shkurtojë flokët. Unë kam flokë natyral dhe të trasha, por kur verën e kaluar e kam provuar këtë tretman në vete, floku më ka humbur dendësinë – ka thënë Vud.

Ajo thekson edhe që ky tretman është shumë i shtrenjtë dhe mund të kushtojë deri në 250 euro. Ata që e trajtojnë flokun me keratinë duhet të përdorin shampon pa sulfate që të ruajnë flokun.

Ekzistojnë shumë mënyra tjera që mund t’i përdorni në vend të fenerit brazilian- rekomandon Rejçël.

Jennifer i ka shkurtuar flokët kohë më parë tek stilisti i saj.

Nuk i kam shkurtuar për shkak të ndonjë roli. Flokët e mia kanë qenë të dëmtuara për shkak të fenerit brazilian – e ka pranuar Jennifer.

Një studim nga Berkli ka ardhur në përfundim që stilistët shumë i lëshohen formadehidës. Ajo rekomandon që stilistët të mos përdorin preparate që përmbajnë më shumë se 0,1 % formaldehidë, ndërkaq fenirimi brazilian përmban deri në 12 për qind të kësaj materie.

FAKTE PËR FENIRIN BRAZILIAN

  • Feniri brazilian ka filluar të përdoret në Brazil në vitin 2005. Dhe më së shpeshti përdoret tretës që përmban formaldehid në mënyrë që të drejtojë flokët.
  • Tretmani nënkupton larjen e flokëve me shampon special i cili flokun e përgatit për drejtim me anë të këtij lëngu, këtë e hedhim në flokë, e krehim dhe i lëmë të ndikojë 30 minuta.
  • Më pas floku teret dhe kombinimi i të nxehtit me formaldehid parandalon që të krijohen nyje dhe shtrembërime, dhe kjo ka ndikim më të gjatë.
    Kur nxehet , formaldihidi prodhon avull i cili mund të shkaktojë frymëmarrje të rënduar dhe gjakderdhje nga hundët. Formaldehidi rrit edhe rrezikun për të marrë kancerin.
  • Ekspertët janë të merakosur që formaldehidi në prekje të lëkurës së kokës mund të dëmtojë molekulat e flokëve dhe t’i dëmtojë në periudhë më të gjatë , e kjo është përgjegjëse edhe për rritjen e tyre. Për këtë arsye mund të vijë deri tek rënia e flokëve, e në vend ku ka rënë floku nuk do të rritet tjetri.

Postimi Kujdes nga fenirimi brazilian – ai dëmton seriozisht flokun dhe shëndetin tuaj! u shfaq i pari në Femina.al.

5 efektet anësore befasuese të shtatëzanisë

$
0
0

Acidet në fyt, të turbulluarit në mëngjes, dëshirë e pakontrollueshme për patatina… këto janë efektet anësore të shtatëzanisë për të cilat të gjithë flasin. Ndoshta nuk keni dëgjuar që disa gra kanë mall të papërshkrueshëm për pluhurin e ditëpërditshëm (po, për pluhurin që vjen nga toka!)ose kanë tajitje të shtuar të gjëndrave gojore dhe kanë nevojë të pështyejnë tërë kohën. Mësoni më shumë për këto dhe për efektet tjera anësore befasuese të shtatëzanisë.

5 efektet anësore befasuese të shtatëzanisë

  1. P.i.c.a
    A ju ndodh ndonjëherë që të ju marr mall i madh për gjëra jo ushqimore siç janë, akulli, shkumësat, apo dhe pluhuri nga toka? Atëherë ju vuani nga P.I.C.A (çregullim anësor ku njeriu vuan nga dëshira për gjëra të çuditshme siç janë letra, plastika, material ndërtimi, etj). Nuk dihet saktësisht se pse ndodhin këto çregullime por duhet të jënë në pyetje kombinimi i faktorëve biomekanik, psikologjik, kulturor etj.
  2. Hunda e zënë
    Vuani nga rrjedhja e hundës apo nga hunda e zënë? Atëherë ju jeni një nga 20 deri 30% e grave të cilat vuajnë nga të zënurit e hundës gjatë tërë shtatëzanisë së tyre. Rhinitisi i shtatëzanisë siç e quajnë mund të fillojë që nga muaji i dytë i shtatëzanisë dhe mund të vazhdojë gjer të lindja, bile dhe disa javë pas lindjes.
  3. Tajitja e theksuar e gojës
    A keni nevojë të theksuar për të pështyer? Ekspertët ende nuk e dinë se pse ndodh kjo gjë aq shpesh tek nënat e reja gjatë shtatëzanisë, ndryshimet hormonale dhe nausea (çregullim në pjesën e epërme të stomakut i përcjellur me vjellje) mund të jenë shkaktarë.
  4. Të humburit e frymëmarrjes
    A ndiheni sikur e humbisni frymëmarrjen hap pas hapi? Nuk jeni të vetmuar. Eshtë gjë e zakontë të humbisni frymëmarrjen edhe kur prisni që të lindni, bile edhe gjatë stadiumeve të hershme të shtatëzanisë.
  5. Marramendja
    Ndjeni marramendje apo ndjeni se do të alivanoseni tani që jeni para lindjes?Gjatë gjithë shtatëzanisë, sistemi i juaj kardiovaskular dhe shtypja e gjakut kalojnë nëpër plot ndryshime. Nganjëherë trupi juaj nuk mund të ju bëjë balle, dhe kjo ju shkakton alivanosje./bebaime/

Postimi 5 efektet anësore befasuese të shtatëzanisë u shfaq i pari në Femina.al.

7 këshilla esenciale se si të dukesh bukur edhe pa makiazh

$
0
0

Shumë femra mendojnë se makeup është shpesh rruga e vetme që të duken të bukura. Por mos harroni, se jo çdo ditë ju do dëshironit të aplikoni makeup dhe se një fytyrë e bukur duhet të duket mirë edhe pa makiazh. Ja disa këshilla esenciale se si të keni një fytyrë të bukur, të cilin nuk do kishit frikë ta linit edhe pa makeup.

pa_makeup

  1. Laje fytyrën sa më shpesh
    Larja e fytyrës është shumë thelbësore dhe rekomandohet që fytyra të lahet të paktën 2 herë në ditë me ujë të bollshëm, për një këkurë sa më të freskët e të re.
  2. Zgjidhe me kujdes pastruesin e fytyrës
    Përzgjedhja e pastruesit të fytyrës është shumë e rëndësishme. Përzgjidhni një pastues hipo alergjik dhe më përmbajtje që i përshtatet tipit tënd të lëkurës. Shpenzo pak më shumë për një produkt sa më cilësor dhe mundësisht bio, pasi një fytyrë e papastër nuk do të duket bukur edhe me makeup.
  3. Mos neglizho asnjëherë kremin hidratues
    Kremin hidratues duhet ta përdorësh pas çdo larjeje të fytyrës në mënyrë që lëkura të jetë e ushqyer dhe e lëmuar. Trego kujdes në markën dhe tipin e kremit që përzgjedh. Rekomandohet që kremi i ditës të jetë ndryshe nga ai i natës, pasi edhe nevojat e lëkurës janë të ndryshme.
  4. Përdor Vazelinë në vend të mascara
    Mund të të duket shumë e çuditshme, por ky është një truk që i bën qerpikët të shkëlqejnë pa qenë e nevojshme ti lyesh me mascara. Madje vazelina rekomandohet edhe për heqjen e mascara, pasi është më e dobishme se detergentët e zakonshëm për heqjen e makeup dhe nuk i dëmton qerpikët.
  5. Përdor vaj kokosi në vend të balsamit të zakonshëm për buzët.
    Vajin e kokosit mund ta përdorësh si për heqjen e makiazhit ashtu edhe për zbutjen e buzëve. Është një metodë shumë efikase dhe që i jep butësi dhe shkëlqim buzëve, krahasuar me balsamet e tjera që mund të kenë shumë ingridientë kimikë në përbërjen e tyre.
  6. Mos i hollo shumë vetullat
    Në mënyrë që të dukesh sa më natyrale, nuk këshillohet të mbash vetulla të holla, të cilat kërkojnë në përgjithësi edhe një makiazh më të fortë. Vetullat e trasha dhe natyrale janë edhe tendencë këto vitet e fundit.
  7. Hani shëndetshëm
    Sigurisht, që një faktor tejet i rëndësishëm për një lëkurë të bukur e të re është ushqyerja e shëndetshme. Mundohu të shmangësh ushqimet qe shkaktojnë akne dhe që dëmtojnë lëkurën. Zgjidh në mënunë tënde produktet që janë të pasura me sa më shumë vitamina dhe antioksidantë, në mënyrë që fytyra jote të shkëlqejë.

Postimi 7 këshilla esenciale se si të dukesh bukur edhe pa makiazh u shfaq i pari në Femina.al.

Të gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës

$
0
0

Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve), etj. Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe preferohet shumë nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën.

Të gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës

 

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Përmbajtja

Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.

Efektet kuruese

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Kur nuk duhet të përdoret

Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

Efektet anësore

Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.

Kura

Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.

Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret:

  • Hipertiroidisem
  • Diabet
  • Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
  • Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
  • Sëmundje kronike të mushkërive
  • Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
  • Sëmundje të veshkave
  • Artrite reumatoide
  • Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
  • Kancer
  • Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë

Postimi Të gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës u shfaq i pari në Femina.al.


Rrepa kuqe – ndihmon në shërimi e tumoreve dhe leukemisë

$
0
0

Rrepa e kuqe përmbanë spektrin më të gjërë të mineraleve dhe vitaminave, mes të cilëve edhe atë shumë të rrallë B12, përmbanë përqindje të lartë të hekurit, kurse është e pasur edhe me albumine, yndyrëra si dhe karbohidrate.

Për rrepën e kuqe thonë se është në gjendje të përmirësojë shumicën e asaj që është prishur në organizëm. Me prejardhje nga Mesdheu, ka qenë e njohur që nga popujt e lashtë, të cilët kanë kuptuar se ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve.

Të mirat e rrepës së kuqe - ndihmon në shërimi e tumoreve dhe leukemisë

Sot llogaritet si kulturë perimesh më e dobishme dhe më shëruese e cila përmbanë spektrin më të gjërë të vitaminave dhe mineraleve, është shumë e pasur me albumine, yndyrëra dhe karbohidrate dhe që është e rëndësishme, tretet lehtë.

Nga mineralet përmbanë pothuajse të gjithë: kalcium, kalium, natrium, fosfor, magnez, hekur, fluor, mangan, bakër, jod, sulfur, litium, stroncium, brom …

Nga vitaminat më prezent janë vitamini B1, B2, C, si dhe vitamina shumë e rrallë në ushqimet bimore, B12. Ngjyra e kuqe e rrepës rrjedh nga antocijani i cili ndikon në përtrirjen e gjakut, kurse bima në tërësi ndikon edhe si antikancerogjene.

Përveç kësaj, është vërtetuar si shëruese edhe në rastet e demineralizimit të eshtrave dhe dhëmbëve. Prania e jodit e bën ‘ilaç’ të çmuar kundër aterosklerozës dhe proçesit të plakjes. Thelbin e shërueshmërisë së kësaj bime e bëjnë përbërësit betanin dhe betain të cilët nxisin shkëmbimin e materjeve, rregullojnë presionin e gjakut, zvogëlojnë kolesterolin, mbajnë enët e gjakut në gjendje të mirë, nxisin punën e mëlçisë.

Rrepa e kuqe është shumë e dobishme edhe në shërimin e pagjaksisë tek fëmijët dhe të rinjtë, sepse përmban shumë hekur. Ajo është gjithashtu e dobishme edhe për punën e zorrëve dhe peristaltikën (lëvizshmërinë) e tyre sepse përmban celulozë dhe pektin me shumicë. Por, që të përmbushen nevojat ditore të organizmit me fibra të vlefshëm duhet ngrënë pesë kokrra rrepë të kuqe të madhësisë mesatare.

Edhe pse tek ne është përvetësuar përdorimi i vetëm rrënjës së rrepës së kuqe, specialistët thonë se ajo është e dobishme në tërësi përgjat tërë vitit. Mund të konsumohet në sasi të pacaktuara, pa frikë nga pasoja të dëmshme.

Dihet shumë pak se fletat e rrepës së kuqe janë si spinaqi dhe se mund të pregatiten si ai. Megjithatë, pa marrë parasysh se e tërë bima është që hahet, shëruese është vetëm rrënja, e cila mblidhet në vjeshtë dhe ruhet në temperaturë mesatare që të mos ngrihet. Nëse ruhet në mënyrë të përshtatshme, me freskinë e rrepës së kuqe mund të kënaqeni deri në verën e ardhshme.

Rrepën e kuqe duhet ngrënë sa herë të ju bie në mend, sepse ajo ndikon si preventivë në tërë organizmin. Mjekët popullore thonë se është e mirë edhe kundër tumoreve dhe leukemisë, presionit të ulët, gripit, përmirëson punën e nervave dhe trurit, nxitë aktivitetin e mëlçisë, idhzës dhe stomakut, si dhe të mbrojë nga rrezatimet dhe radioaktiviteti.

Lëngu prej rrepës së kuqe ka vlerë të veçantë, sepse gjithashtu ka efekt te shumë sëmundje. Freskon dhe e forcon e tërë organizmin dhe ndikon mirë në metabolizmin e tij. Më së miri është të pihet në kombinim me mjaltë, nga gjysmë gote tri herë në ditë. Lëngut gjithashtu mund t’i shtohet edhe kanellë, me çka fitohet shije e veçantë.

Rrepa e kuqe ka efekt edhe tek sëmundjet më të rënda, mirëpo me zierje e humb shërueshmërinë ashtuqë më së miri është të pihet si lëng i rrepës së kuqe të freskët. Nga një kilogram rrepë të kuqe fitohet rreth 700 ml lëng. Gatitet ashtu që rrepës së kuqe i hiqet hollë lëkura, grihet imët në ‘rende’ dhe i shtohet mjalti dhe lëngu i limonit. Kur kjo përzierje të qëndrojë pak kullohet, pihet në gllënka gjatë tërë ditës. Tek sëmudjet më të rënda duhet pirë gjysmë litri lëng në ditë, kurse kur të vërehet përmirësimi, e zvogëloni sasinë në një të katërtën.

Për forcimin e stomakut dhe mëlçisë duhet ta grini rrepën e kuqe trashë në rende dhe sa gjysma e saj rrënjë selinoje, i shtohet pak kripë, uthull molle, një lugëz vaj ulliri dhe kanellë të bluar. Sallatën më në fund e përziejm me ajkë kosi dhe e zbukurojmë me fleta majdanozi.

Mund të pregatitet edhe si turshi ashtuqë fryti prehet në rrathë të hollë, shtohet uthull molle apo të venës në të cilën është shtuar pak kanellë e bluar. Rrepa e kuqe e pregatitur kështu renditet në kavanozë qelqi dhe lihet për dimër.

Lëng për hipertension

Konsumimi i përditshëm i gjysmë decilitri lëng të rrepës së kuqe në masë të madhe do të zvogëlojë presionin e lartë të gjakut, pohojnë specialistët nga Shoqata Britaneze e personave me hipertension. Nitrati, përbërësi kryesorë i rrepës së kuqe, i cili thjeshtë, gjindet edhe në fletat e bimës, është përgjegjës për rregullimin e presionit të gjakut, ka treguar hulumtimi i tyre.

Deri te ky përfundim kanë ardhur, ashtu që grupit të njerëzve të shëndetshëm i kanë dhënë të pijnë nga gjysmë decilitri lëng të rrepës së kuqe. Pas vetëm një ore presioni i tyre është zvogëluar. Efekti pozitiv ka qenë edhe më i madh pas tri orëve, kurse është vërejtur edhe pas 24 orëve.

Duke marrë parasysh se sot në botë mbi 25% të të rriturve kanë hipertension, me tendencë të vazhdueshme për rritje rapide, është më se me rëndësi të zbulohet përbërja që do të ndikojë pozitivisht në rregullimin e tij, theksojnë ekspertët britanik. Për këtë lëngu i rrepës së kuqe dhe fletat e gjelbërta të perimes duhet konsumuar rregullisht që të mbrohet në kohë të duhur komplet sistemi kardiovaskular./femra.net/

Postimi Rrepa kuqe – ndihmon në shërimi e tumoreve dhe leukemisë u shfaq i pari në Femina.al.

Truke për buzët e trasha dhe të plota

$
0
0

Shumë gra dëshirojnë të kenë buzë të trasha sikurse i kanë Xhesika Alba dhe Megan Foks, por nuk kemi dëshirë të dukemi jonatyrale dhe të fryra. Për këtë mund t’ju ndihmojnë edhe gjëra të tjera përvec grimit.

Truke për buzët e trasha dhe të plota

Vajzat me buzë të holla gjithmonë vuajnë për të pasur buzë të trasha për shembull sit ë megan Foksit. Buzë të bukura mund të fitoni edhe pa I fryrë dhe pa grim të tepruar. Duke dashur t’I theksojmë buzët shpeshherë e teprojmë dhe ato duken tepër artificial. Mos mendoni në botoks e ineksione të tjera, mendoni të pëni disa truke të vogla dhe gjithnjë në kuadër të natyrshmërisë.

Me rëndësi është që gjithmonë t’i trajtoni buzët dhe t’u bëni piling. Një brushë dhëmbësh mund t’ju ndihmojë për këtë. Ndajeni një brushë anash vetëm këtë qëllim, bëjini masazhë buzëve me të. Kështu do ta hiqni lëkurën e vdekur dhe do ta stimuloni qarkullimin e gjakut dhe do të fitoni buzë më të plota. Pilingun mund ta bëni edhe nga përzierja e sheqerit të zi me mjaltë, lëng limuni dhe vaj ulliri. Këtë përbërje butësisht lyejeni në buzë (mbajeni 15-20 minuta) dhe më pas lajini buzët me ujë të vakët. Pastaj lyejini me balsam buzësh.

Që t’I bëni buzët më të plota në mënyrë natyrale duhet të shërbeheni me një truk të vjetër. Një pikë vaj menteje përzijeni me pak balsam dhe me të lyejini buzët. Mund të ndjeni pak djegie prandaj nuk duhet të teprohet me të. Një pikë do të mjaftojë që për një kohë buzët tuja të duken më të plota. Në vend të mentes mund të përdorni edhe vaj kanelle. Mjalti mund t’ju shërbejë si balsam natyral për buzët tuaja. Ai i zbut buzët dhe i bën më të shkëlqyera.
Edhe një piling tjetër mund t’ju ndihmojë të bëni buzë më të plota. Në një enë përzini ½ lugë krem hidratant, ¼ luge kafe të bluar dhe ¼ lugë kripë. Këtë përbërje lyejeni në buzë, masazhoni nja pesë minuta dhe pastaj fshijini buzët me një peshqir që paraprakisht e keni lagur me ujë të vakët.

Buzët mund të trajtohen edhe me ushqim të shëndetshëm, rekomandohet të pini 2 deri në 3 gota ujë me lëng të freskët limuni. Në këtë mënyrë buzët do të bëhen më të buta dhe të njoma. Krahas kësaj do të keni edhe organizëm shumë më të shëndetshëm.

Në fund ju mbetet grimi. Kujdes që të mos e teproni me to, pasi kështu mund t’ju bien në ujë të gjitha përpjekjet e tjera. Lyejini buzët me laps me ngjyrë të ngjashme me atë të buzëve tuaja. Përdorni nuance me ngjyrë të celët, pasi ato janë më të bukura për t’I paraqitur më të plota buzët. Shmangiuni ngjyrave të errëta. Vizatojini buzët pak edhe me laps të bardhë, pasi ekspertët thonë se ky truk është I mirë për ato që kanë buzë të holla. /femra.net/

Postimi Truke për buzët e trasha dhe të plota u shfaq i pari në Femina.al.

Seksi i mëngjesit rinon, përmirëson shëndetin dhe gjendjen shpirtërore

$
0
0

Tingulli i alarmit në mëngjes me siguri është tingulli më i urryer, përveç nëse nuk e përjetoni si ftesë për seks mëngjesi.
Edhe pse mungesa e kohës mund të jetë problem i madh në rutinën tuaj të mëngjesit, disa minuta që do t’i rezervoni për seks mëngjesi mund t’ju rinojë, t’ju përmirësojë shëndetin dhe gjendjen shpirtërore.

Seksi i mëngjesit rinon, përmirëson shëndetin dhe gjendjen shpirtërore

Për më tepër, më shumë se 58 për qind të çifteve të dashuruara me aktivitete seksuale merren në mes orës 11 të mbrëmjes dhe orës 1 të mëngjesit, por ata që bëjnë dashuri në mëngjes kanë më shumë përfitim, shkruan “Medical Daily”. Sipas të dhënave të Kinsey Institute për hulumtim të seksit, gjinisë dhe riprodhimit, çiftet në moshën prej 18 deri në 29 vjet mesatarisht bëjnë dashuri 112 herë në vit, ata prej moshës 30 deri 39, 86 herë, derisa në vitet dyzeta numri reduktohet në 69 herë gjatë vitit.

Pavarësisht a ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instinkt, apo komoditet seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e emirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikanojugor, Glen Rowan. “Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa” thotë dr. Fran Walfish.

Rrit pjellorinë
Seksi i mëngjesit përmirëson kualitetin e spermës dhe rrit pjellorinë tek femrat, ka treguar hulumtimi i klinikës për fertilizim artificial në Syndey. Sipas saj me ejakulim të rregullt në mëngjes kualiteti i spermës përmirësohet për 12 për qind, çka rrit shanset për fekondim të suksesshëm.

Pastron tenin dhe forcon eshtrat
Orgazma gjatë seksit të mëngjesit nxit lirimin e kimikateve që rrisin nivelin e estrogjenit në trup. Për këtë arsye vjen deri përmirësimi i qarkullimit dhe reduktimi i nivelit të testosteronit, çka reflekton në gjendjen e lëkurës dhe flokëve. Kështu, seksi i mëngjesit me të vërtetë u jep shkëlqim të veçantë njerëzve, kanë përfunduar shkencëtarët nga Universiteti në Wisconsin.

Redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës
Seksi në orët e mëngjesit disa herë në javë mbron shëndetin e zemrës, në veçanti te meshkujt, ka treguar studimi 10-vjeçar i Universitetit në Belfast me më shumë se 1000 njerëz. Përveç që shërben si ushtrim i mirë, seksi i mëngjesit redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili rrit rrezikun nga infarkti dhe nga ngushtimi i enëve të gjakut.

Forcon imunitetin
Prodhimi i imunoglobinës A është më i madh gjatë seksit të mëngjesit se sa seksi në cilëndo pjesë tjetër të ditës. IgA janë antitrupa që shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, ndërsa njerëzit që rregullisht bëjnë seks në mëngjes kanë edhe deri në 30 për qind nivel më të madh të IgA në gjak, ka pohuar studimi. /telegrafi/

Postimi Seksi i mëngjesit rinon, përmirëson shëndetin dhe gjendjen shpirtërore u shfaq i pari në Femina.al.

Impotenca e meshkujve, ja shkaqet kryesore

$
0
0

Zbulimet e shkencës, vite më parë, duket se tashmë po vërtetohen me raste konkrete edhe në vendin tone. Konsumimi i alkoolit, duhanit apo edhe llojeve të ndryshme të drogave po sjell pasoja edhe në aktivitetin aktual të të rinjve.

Impotenca e meshkujve, ja shkaqet kryesore

Kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i adoleshenteve dhe të rinjve, që u drejtohen andrologut, pasi nuk arrijnë të kryejne dot marrëdhënie seksuale. Impotenca seksuale nuk po prek me vetëm të moshuarit, por edhe moshat e reja. Sipas të dhënave të fundit, 13% e çifteve pa fëmijë kanë si shkak sterilitetin e partnerit. Ndërsa në studimet e bëra në Europë ku përfshijnë edhe Shqipërinë nga 10 meshkuj, 1 është impotent.

Shkaqet
Shkaqet emocionale mendohej të ishin të parat, ndërsa mjekët sot argumentojnë që impotenca vjen si pasojë e mbipeshës, kequshqyerjes, kolesterolit, stresit dhe abuzimit që bëjnë meshkujt me alkoolin duhanin e drogat. Perveç kësaj, impotencë deri në sterilitet ndikon edhe konsumimi i mishit të bagetive, kur këtyre u bëhen injeksione për shtim të peshës.

Gjatë këtyre 20 vjetëve kemi nje shtim të numrit të rasteve me impotencë që shkojnë deri ne 13 për qind të çifteve, të cilët kanë probleme të infertilitetit. Faktorët janë të ndryshëm, por midis të tjerash mund të referohemi tek të dhënat e fundit të shkences qe kane te bejne me shtimin estrogjeneve, shtimin e nje hormoni ku njerezit mund t’i marrin nga menyra e te ngrenit.

Bagëtitë për t’i shtuar në peshë u injektohet ky lloj hormoni që sjell rritje e estrogjeneve. Nëpërmjet këtij mishit, rritja e estrogjenikeve sjell uljen e numrit të spermatozoideve dhe rrjedhimisht aftësinë për të riprodhuar.

Parandalimi
E vetmja mënyrë e parandalimit të impotences apo sterilitetit ështe vizita që duhet të bëjnë meshkujt që në moshën e pubertetit. Në këto raste të sterilitet duhet të vizitohet mashkulli tek andrologu dhe femra tek gjinekologu. Kjo pasi shumë çifte për vite të tëra mbeten pa fëmijë, ndërsa nuk vijnë tek ne për t’u përballur me problemin. Meshkujt t`i drejtohen mjekut androlog që në shenjat e para, pasi ekzistojnë medikamente që përmiresojnë gjendjen shëndetësore, duke ndikuar kështu edhe zgjidhjen e një sërë konflikteve në çift, që vijnë si pasojë e kësaj patologjie. Nga ana tjetër, mjekët konsiderojnë si më shqetësues faktin e uljes drastike të moshës së meshkujve që preken nga kjo sëmundje.

Impotenca, ulet mosha e meshkujve
Sipas të dhënave të raportuara mbi rastet e evidentuara, konfirmohet se, nëse 20 vjet më parë komplikacionet e impotencës seksuale shfaqeshin te moshat e rritura mbi 50 vjeç, sot fatkeqësisht ky tregues ka zbritur në kufij të konsiderueshëm, duke u klasifikuar si një shqetësim më vete. Kjo pasi të dhënat tregojnë që në listën e të prekurve nga kjo sëmundje po shfaqen edhe moshat e reja 18 apo 20-vjeçare. Sipas mjekëve, shumë adoleshente kanë edhe probleme psikike, një pamundësi për të kryer deri ne fund një marredhenie seksuale, apo një ankth i shtuar qoftë edhe gjatë fillimi të një marrëdhënie me seksin e kundert. Çrregullimet psikike që ata shfaqin janë nga më të lehtat deri në më ekstremet, si për shembull nga ankthi, deri dhe depresionet e formave më të rënda.

Meshkujt indifferent ndaj andrologut
Mjeku androlog Evi Dani pohon se për shumë meshkuj mjeku androlog është një fjalë e padëgjuar. Madje, edhe kur disa prej meshkujve mësojnë se ekziston një mjek që merret me problemet gjenitale të tyre, e keqinterpretojnë ketë profesion, duke e ngatërruar me atë të gjinekologut. “Shumë meshkuj, madje edhe kur kanë nje nivel arsimor të mirë, nuk e njohin këtë specialitet. Kur disa prej tyre vijnë në ambulancën tonë, më pyesin nëse jam unë gjinekologu i meshkujve”, – thotë mjeku androlog Evi Dani. Duket se vetëm halli i çon meshkujt në derën e mjekut androlog. Kultura e të vizituarit, qoftë edhe për të ditur se sa të shëndetshëm janë organet gjenitale të tyre, nuk ekziston.

13% e çifteve pa fëmijë kanë si shkak sterilitetin e partnerit. 1 në 10 meshkuj në Shqipëri dhe Evropë është impotent.

Postimi Impotenca e meshkujve, ja shkaqet kryesore u shfaq i pari në Femina.al.

Njeriu që jetoi 152 vjet ka pirë hirrë çdo ditë: Pija më e shëndetshme për mëlçinë e sëmurë!

$
0
0

Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intenzivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda …

Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intenzivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda …

Nëse në shtëpi bëni djathë, kefir apo kos dhe e hudhni lëngun që mbetet pas kullimit, mos e bëni më atë, sepse hirra është një ilaç i lashtë që e ka rekomanduar vetë Hipokrati. Është menduar se norvegjezet e kanë lëkurën e mrekullueshme falë vetëm kësaj pije.

I nderuari doktor Pavo Ariola ka rekomanduar hirrën për një jetë të gjatë dhe kualitative. Dëshmi për këtë është edhe Old Thomas Parr (1483–1635), fermer i thjeshtë anglez, i cili përjetoi 152 vite. Ai ishte i njohur për atë se ka pirë hirrë çdo ditë.

Përbërja dhe shërueshmëria e hirrës ( kumështit)

Kjo pije është shumë e mirë të përdoret që nga lindja deri në moshën e vjetër. Për shkak të ngjashmërisë me qumështin e gjirit, mund të përdoret si zëvendësim për qumështin në ushqimin e foshnjave.

Hirra në formën origjinale është një lëng që përmban më pak se 1 për qind proteina dhe mbi 93 për qind ujë.

Përbërësit e saj kryesorë janë kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, molibdeni, vitaminat, enzimet e vlefshme dhe aminoacidet. Njëqind gram hirrë përmbanë vetëm 26 kalori, për këtë është veçanërisht e përshtatshme për humbje peshe.

Pija më e shëndetshme për sëmundje të mëlçisë

Hirra është një pastrues i fuqishëm i mëlçisë, kurse mëlçia e pastër është çelësi për shëndet të mirë. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e mëlçisë, pini rregullisht hirrë. Përmbanë beta-lactoglobulin i cili e furnizon organizmin me aminoacide të quajtura BCAA, të cilët ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme te sëmundjet e avancuara të mëlçisë.

Ekspertët konfirmojnë se te pacientët me cirozë me plotësimin me BCAA ju ndihmon të jetojnë më gjatë dhe më mirë. Ajo përmbanë edhe alfa-lactalbumin, e cila ka shumë triptofan aminoacid esencial të njohur për rregullimin e gjumit dhe përmirësimin e disponimit.

Është e pasur me imunoglobuline dhe lyzozome, të cilat forcojnë imunitetin, që është shumë e dobishme te hepatiti kronik. Përmbanë laktoferrin anti-inflamator, një përbërës me një vlerë të papërshkruar për ata, mëlçia e të cilëve është e ndjeshme ndaj inflamacionit.

Është plot me cisteine, të nevojshme për trupin për prodhimin e glutationit, një antioksidant i cili mbronë trupin nga infeksionet dhe toksinat. Studimet klinike kanë treguar se nivel i ulët i glutationit është vërejtur te pacientët me hepatit C, e cila përkeqëson dëmtimet e mëlçisë. Glutationi është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon edhe te problemet me gjëndrën tiroide, inflamacionet kronike, kanceri, skleroza e shumëfishtë dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Për qëndrueshmëri dhe humbje peshe

Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intensivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda. Është e pasur me elektrolite, hidraton shkëlqyeshëm trupin, jep më shumë energji dhe është shumë më e përshtatshme se sa pijet energjetike.

Është lënda e parë kryesore për prodhimin e proteinave, të cilat janë pjesë e pashmangshme e ushqimit të çdo sportisti. Mundëson shërim më të shpejtë dhe rritje të muskujve pas ushtrimeve, ul oreksin dhe nxitë humbje peshe.

Hulumtimet tregojnë se hirra kontribuon për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut, sepse ul glukozën në gjak dhe presionin e gjakut. Trashja, presioni i lartë i gjakut, lodhja dhe stresi janë epidemi të jetës moderne të cilat mundë ti lehtësoni ndjeshëm me konsumimin e rregullt të hirrës

Përgatitja dhe përdorimi i hirrës

Hirrën mund ta bëni vetë nga qumështi i papërpunuar i shtëpisë, e bleni nga prodhuesit vendas, në treg apo në dyqane ushqimore-eko. Më e mirë është hirra e dhisë, por e mirë është edhe e lopës. Është e rëndësishme të bëhet fjalë për kafshët që nuk janë “të pompuara” me hormone.

Mesatarisht prej 10 litra qumësht fitohet një kilogram djathë dhe nëntë litra hirrë.

Fillimisht pini hirrë në masë më të vogël, sepse ka veti diuretike. Mund të pini tri herë në ditë nga 1,5 decilitra, kurse kjo dozë mund të rritet gradualisht deri në një litër në ditë.

Te çrregullimet në sistemin e tretjes, përzieni një lugë gjelle hirrë në një gotë me ujë dhe pini para çdo vakti. Përveç shërimit, hirra mund të përdoret edhe për kujdesin e jashtëm të lëkurës dhe flokut, në përgatitjen e produkteve të brumit dhe ‘smoothies’, si dhe në ushqim të kafshëve shtëpiake dhe kafshëve të përkëdhelura.

Postimi Njeriu që jetoi 152 vjet ka pirë hirrë çdo ditë: Pija më e shëndetshme për mëlçinë e sëmurë! u shfaq i pari në Femina.al.

Viewing all 2267 articles
Browse latest View live