Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all 2267 articles
Browse latest View live

Farat e kungullit si ilaç: Ideale për zemër të shëndetshme, diabet, sistem imunitar dhe pagjumësi!

$
0
0

Farat e kungullit janë përdorur për mijëra vjet për qëllime mjekësore, sepse janë një burim i pasur i vitaminave. Për më tepër, shkenca e ka konfirmuar se vlera e tyre ushqyese rritet nëse rri një kohë, duke qenë pothuajse unike në natyrë. Ne ju sjellim disa arsye me shume se pse këto ushqime të shijshme duhet të bëhen një pjesë integrale e dietës suaj.

Farat e kungullit si ilaç: Ideale për zemër të shëndetshme, diabet, sistem imunitar dhe pagjumësi!

  • Me fara deri tek zemra e shëndetshme
  • Përmirëson sistemin imunitar

Një çerek filxhani nga këto fara të shijshme përmban gati gjysmën e dozës së rekomanduar ditore të magnezit, shumë e rëndësishme për zemrën tuaj. Ajo gjithashtu ndihmon për të kontrolluar tensionin e gjakut.

Përveç se që pasurojnë me magnesium, farat e kungullit janë burim i pasur i zinkut që ndihmon gjatë rregullimit të sistemit imunitar, me çka e zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale si­ është gripi dhe ftohja. Kërkimet tregojnë se ndihmon edhe në zvogëlimin e lodhjes kronike dhe depresionit.

  • Mban të shëndetshme prostatën
  • Zvogëlojnë rrezikun nga diabeti

Që nga kohët e lashta dihet se fara e kungullit është një pjesë e rëndësishme e dietës së meshkujve, sepse kanë një efekt pozitiv mbi prostatën. Hulumtimet tregojnë se vaji dhe farat e kungullit për shkak të proporcionit të lartë të zinkut mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin e burrave, dhe janë përdorur shpesh në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore të prostatës, siç janë hiperplazia dhe prostata e zgjeruar.
Sipas kërkimeve, farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e insulinës dhe me të parandalojnë komplikime të lidhura me diabetin, vrasësin kryesor të qelizave.

  • Ndihmojnë në rast pagjumësie

Konsumimi i farave të kungullit disa orë para se të shkoni në shtrat, posaçërisht në kombinim me pemët ndihmon në tajitjen e melatoninit dhe serotoninit, me çka rritet regjenerimi i trupit gjatë gjumit./femra.net/

Postimi Farat e kungullit si ilaç: Ideale për zemër të shëndetshme, diabet, sistem imunitar dhe pagjumësi! u shfaq i pari në Femina.al.


Dieta me oriz, me pak kalori dhe e shëndetshme!

$
0
0

Kjo dietë zgjatë tre javë përgjatë të cilave do të mund të humbisni 15 kilogramë.

“Dieta me oriz” për herë të parë është paraqitur në vitin 1937, dhe e ka zbuluar fiziologu gjerman Walter Kepner gjatë studimit të pacientëve me presion të lartë të gjakut dhe diabetit. Pas studimit më të gjërë ka arritur në përfundim se personat që kanë vuajtur nga diabeti dhe hipertensioni, të cilët gjatë ditës kanë konsumuar oriz, kanë pasur më pak probleme shëndetsore.

Dieta me oriz, me pak kalori dhe e shëndetshme!

“Dieta me oriz” për këtë përbëhet nga gjella me oriz, fruta, perime, shumë pije të shëndetshme si dhe mish në sasi minimale.

Sot “dieta me oriz” ka përdorim shumë më të gjërë se sa që ka patur në kohën e zhvillimit të saj. Për përdorimin e saj vendosin edhe shumë personat me mbipeshë, e jo vetëm ata që kanë probleme serioze shëndetsore. Kjo dietë zgjatë tri javë përgjatë të cilave do të duhej të humbisni 15 kilogram.

Rezultatet të dukshme menjëherë

Është e njohur se”dieta me oriz” është dietë me pak kalori dhe shumë pak kripë. Nuk përbëhet vetëm nga orizi, por edhe nga ushqime tjera të ndryshme të ushqyeshme me pak kalori.

Dieta përbëhet nga orizi i bardhë dhe atij ngjyrë kafe dhe për këtë, para se të filloni dietën, kërkoni ushqime me oriz që mundë ti konsumoni për mëngjes, drekë dhe mbrëmje.

Është shumë me rëndësi të theksohet se orizin mundë ta përdorni në të tre vaktet, kurse me stërvitje trupore rezultatet do ti vëreni shumë shpejt.

Tri faza të dietës

Vetë dieta përbëhet prej tri fazave. Në fazën e parë, e cila zgjat shtatë ditë, duhet ti përmbaheni “dietës me oriz” bazë, ashtuqë ditën e parë do të konsumoni rreth 800 kalori dhe 50 miligram kripë. Për çdo vakt mund të hani dy fruta, dhe po aq ushqim në formë niseshteje.

Gjashtë ditët e mbetura duhet ti përmbaheni “dietës me oriz” vegjetariane-qumështit. Kjo do të thot se ushqimit do ti shtoni produkte të qumshtit me çka do ti shtoni organizmit rreth 1000 kalori dhe 300 miligram kripë. Mundë të hani vetëm ato që dieta i lejon – niseshte dhe fruta për mëngjes si dhe tri lloje të perimeve, niseshte dhe një lloj të frutave për drekë dhe darkë.

Në këtë fazë të parë do të duhej të humbisni deri në 12 kilogram.

Faza e dytë gjithashtu zgjatë shtatë ditë, kurse dallimi është se vetëm një ditë duhet ti përmbaheni “dietës me oriz” bazë pa produkte të qumështit kurse pesë ditët e ardhshme në ushqim shtoni produkte qëmështi (“dietë me oriz” vegjetariane-qumështit). Në ditën e fundit të fazës së dytë filloni me “dietë me oriz” e mishit.

Mëngjesi përbëhet nga dy lloje niseshteje dhe frutash, kurse për drekë dhe darkë do ti konsumoni tri lloje të perimeve dhe niseshteje si dhe fruta. Perimet dhe orizi ju japin 1000 kalori në ditë si dhe rreth 500 miligram kripë.

Në fazën e tretë në ushqimin tuaj shtoni edhe 200 kalori sepse është fazë në të cilën humbja e kilogramëve ngadalë ndërpritet. Për njërin vakt shtoni dhe mish.

Ja si duket “dieta me oriz”:

“Dieta me oriz” bazë (800 kalori)

  • Mëngjesi: dy lloje niseshteje (bukë, oriz i zier apo groshë e zier, pasta), dy lloje frutash
  • Dreka: dy lloje niseshteje, dy lloje frutash (banane apo ndonjë frut tjetër)
  • Darka: dy lloje niseshteje, dy lloje frutash

“Dieta me oriz” vegjetariane-qumështit (1000 kalori)

  • Mëngjesi: një lloj niseshteje, një lloj produkti qumështi me pak kalori (qumësht, jogurt apo djathë taze të lopës), një lloj të frutave
  • Dreka: tre lloje niseshteje, tre lloje perimesh, një lloj frutash
  • Darka: tre lloje niseshteje, tre lloje perimesh, një lloj frutash

“Dieta me oriz” e mishit (1200 kalori)

  • Mëngjesi: dy lloje niseshteje, një lloj frutash
  • Dreka: tri lloje niseshteje, tri lloje perimesh, një lloj frutash
  • Darka: tri lloje niseshteje, një lloj i mishit, tri lloje perimesh dhe një lloj frutash

Ja shembujt e menyve:

Mëngjesi

Meny 1:

Një filxhan fruta të freskëta
Një filxhan oriz të kaftë
Kumbulla të thata apo qullë tërshëre
Çaj apo kafe (pa sheqer)

Meny 2:

Një filxhan oriz të kaftë
Një fetë tosti me kokrra drithërash
Gjysmë pjepri
Lëng i shtrydhur nga një portokall
Çaj apo kafe (pa sheqer)

Meny 3:

Gjysmë molle
Një filxhan oriz të kaftë
Një fetë proshutë të skuqur
Kumbulla dhe fiq të tharë
Çaj apo kafe (pa sheqer)

Dreka

Meny 1:

Një filxhan oriz të kaftë
Gjysmë filxhani djathë taze pa yndyrë
Çaj apo kafe (pa sheqer)

Meny 2:

Një filxhan oriz të kaftë
Sallatë domatesh – nga gjysmë filxhani djathë taze pa yndyrë dhe një domateje me uthull dhe erëza

Meny 3:

Një filxhan puding me oriz
Një karrotë taze
Dy filxhana perimesh të ndryshme – karrote, lakre, lulelakër, rrepkë dhe sallatë domatesh
Çaj, kafe apo qumësht i skremuar (pa sheqer)

Darka

Meny 1:

Një filxhan rizoto (pilaf)
100 gram gjoks pule
Gjysmë filxhani karrotë
Një dardhë
Çaj apo kafe (pa sheqer)

Meny 2:

Një filxhan e gjysëm rizoto (pilaf) me pulë
Një domate të freskët
Dy kumbulla të freskëta
Çaj, kafe apo qumësht i skremuar (pa sheqer)

Meny 3:

Një filxhan oriz të skuqur
Një filxhan përzierje të perimeve kineze
Një portokall
Çaj, kafe apo qumësht i skremuar (pa sheqer)

Vullneti dhe këmbëngulja

Nëse vendosni për këtë lloj të dietës, kujdesuni që vaktet të janë të ngjashëm me propozimet tona ashtuqë brenda kornizave të dhëna mund të zgjedhni ushqime që i preferoni më tepër.

Është shumë e rëndësishme që me kujdes të planifikohet konsumimi i ushqimit në organizëm ashtuqë edhe organizmi sa më shpejtë të adaptohet me regjimin e ri të ushqimit. Për këtë dietë ju duhet shumë vullnet dhe këmbëngulje, por më në fund do të shpaguhet. Nëse keni probleme të caktuara shëndetësore, para fillimit të kësaj diete patjetër duhet të konsultoheni me mjekun. /femra.net/

Postimi Dieta me oriz, me pak kalori dhe e shëndetshme! u shfaq i pari në Femina.al.

Vetëm 2% e njerëzve mund të kuptojnë se kush do të vdes në këtë foto!

FOTO: Ja se kush vdes në mozaikun e famshëm i cili mund të zgjidhet nga vetëm 2% e njerëzve

Gjakrrjedhja midis dy menstruacioneve, një simptomë që nuk duhet të injorohet

$
0
0

Nëse një grua ose vajzë ka gjakrrjedhje midis dy menstruacioneve, kjo quhet gjakrrjedhje intermenstruale. Shkaqet janë të shumta, por mund të jetë edhe shenjë e ndonjë çrregullimi serioz, prandaj patjetër duhet të konsultoheni me gjinekologun.

Gjakrrjedhja midis dy menstruacioneve, një simptomë që nuk duhet të injorohet
Një grua gjatë moshës reproduktive ka gjakrrjedhje mujore e cila zgjatë 2-7 ditë dhe shfaqet çdo 21 deri 35 ditë. Nëse një grua ka gjakrrjedhje e cila është ndryshe nga e zakonshmja, kjo mund ta bëjë merak atë grua, por mund të jetë edhe shenjë se diçka mund të mos jetë në rregull.

Normalisht që arsyet e gjakrrjedhjes intermenstruale janë të ndryshme varësisht nga mosha. Në adoleshencë gjakrrjedhja intermenstruale është mjaft e shpeshtë për shkak se cikli menstrual akoma nuk është stabilizuar. Për më tepër në adoleshencë shumë shpesh ndodhë që një vajzë të mos ushqehet siç duhet, të futet në dietë të ashpër ose të merret me ushtrime trupore të cilat mund të shkaktojnë nënpeshë. Në këto rrethana shkaktohen ndryshime të baraspeshës hormonale të cilat manifestohen me çrregullime menstruale.

Me stabilizimin e ciklit menstrual (pas moshës 20 vjeçare) mund të ndodhë që një vajzë të ketë gjakrrjedhje midis menstruacioneve që përputhet me kohën e ovulacionit. Në këtë rast një vajzë ka gjithmonë pak gjakrrjedhje zakonisht 12 deri 14 ditë përpara se t’i vijnë menstruacionet e ardhshme. Përveç gjakrrjedhjes këto vajza mund të kenë pak dhimbje poshtë barkut.

Gjatë moshës reproduktive gjakrrjedhja intermenstruale shkaktohet shpesh nga infeksionet që barten me marrëdhënie seksuale, si për shembull klamidia. Nëse infeksioni me klamidia nuk mjekohet, mund të shkaktojë shqetësime të shumta shëndetësore përfshirë edhe probleme me fertilitetin (vështirësi për të mbetur shtatzënë). Përveç gjakrrjedhjes intermenstruale infeksionet që barten me marrëdhënie seksuale shkaktojnë edhe simptome tjera si sekret i shtuar vaginal, dhimbje në pelvik, gjakrrjedhje pas marrëdhënieve seksuale, menstruacionet janë më të shtuara dhe të dhimbshme, gruaja ka dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe urinim të shpeshtë dhe me djegie.

Nëse një grua merr kontraceptiv hormonal oral ka mundësi që të ndodhë gjakrrjedhja intermenstruale nëse ka harruar të marrë ndonjë pilulë gjatë muajit ose nëse përmbajtja e pilulës nuk është përthithur (për shkak të vjelljes, barkqitjes ose bashkëveprimit me barna tjera psh me disa antibiotikë). Shpeshherë ndodhë që një gjakrrjedhje e tillë të ndodhë në disa muajt e parë pasi gruaja të fillojë të marrë kontraceptivin hormonal oral. Edhe spiralja mund të shkaktojë ndryshim të ritmit të gjakrrjedhjes nga mitra.

Shkaqet tjera të gjakrrjedhjes intermenstruale mund të jenë miomat, sindromi i vezoreve policistike (PCOS), polipi në qafën e mitrës ose polipi endometrial (në brendi të mitrës).

Gjatë moshës reproduktive duhet pasur parasysh se gjakrrjedhja mund të jetë pasojë e shtatzënisë jashtë mitrës ose komplikimeve tjera të shtatzënisë psh abortit.

Nëse një grua në klimakterium ka gjakrrjedhje midis menstruacioneve, ky duhet të konsiderohet një sinjal shumë serioz dhe duhet të hulumtohet se për ç’arsye ndodhë kjo gjakrrjedhje. Kjo vlen sidomos për gratë në postmenopauzë. Gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra në këto grupmosha mund të jetë simptomë e kancerit endometrial (të brendisë së mitrës).

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Postimi Gjakrrjedhja midis dy menstruacioneve, një simptomë që nuk duhet të injorohet u shfaq i pari në Femina.al.

Recetë egjiptiane për shërim të hemorroideve

$
0
0

Recetë me përbërës natyral për shërimin  e hemorroideve.

Recetë egjiptiane për shërim të hemorroideve

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 10 gr propolis
  • 50 ml vaj luledielli
  • 50 gr dyllë blete

Përgatitja:

  1. Përzieni mjaltin me propolisin fort derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer derisa të bëhet e fortë.
  2. Merrni një enë tjetër dhe në të hidhni vajin e lulediellit dhe dyllin e bletës. Lërini në temperaturë të ulët derisa të ziejë. Më pas, hiqeni enën dhe lëreni të ftohet pak.
  3. Kur kjo përzierje të arrijë 60-70 gradë celsius, shtojini përzierjen e parë (mjaltin dhe propolisin) dhe përziejini bashkë.
  4. Futeni përzierjen në frigorifer në një kavanoz qelqi.

Përdorimi:

Formoni me përzierjen suposto, të cilat duhet t’i mbani në ngrirje të thellë në frigorifer. Çdo natë lani zonën me ujë të ftohtë dhe më pas vendosni një supost të tillë. Bëjeni këtë çdo natë, derisa hemorroidet tuaja të shërohen.

Postimi Recetë egjiptiane për shërim të hemorroideve u shfaq i pari në Femina.al.

Përfitimet shëndetësore të konsumimit të xhenxhefilit

$
0
0

Xhenxhefili (Ginger) është një produkt që ka shumë veti kuruese për shëndetin. Ai është i pasur me vitaminat A, C, E, B, magnez, fosfor, silikon, hekur, sodë, kalcium, zink dhe beta-karoten, të cilat kanë efekte të mrrekullueshme për shëndetin.

7 përfitimet shëndetësore të konsumimit të xhenxhefilit

Efektet kryesore të xhenxhefillit për shëndetin janë:

  1. xhenxhefili lehtëson çrregullimet gastrointestinale
  2. është efikas kundra ndjesisë së të vjellit
  3. pakëson dhimbjet dhe inflamacionet
  4. parandalon kancerin
  5. përmirëson sitemin imunitar
  6. ndihmon për rënien në peshë
  7. është afrodiziak shumë i mirë

Xhenxhefili, siç e shihni nga pikat e mësipërme është me të vëertetë një produkt çudibërës për shëndetin, por kini kujdes që të mos e teproni me dozën ditore. Rekomandohen deri në 4 gramë në ditë.

Postimi Përfitimet shëndetësore të konsumimit të xhenxhefilit u shfaq i pari në Femina.al.

Përse ndonjëherë lejleku vonohet?

$
0
0

Ndodhë shpesh që shtatzënat bëhen shumë merak nëse kalojnë disa ditë pas terminit të lindjes dhe dhimbjet nuk fillojnë. Akoma nuk dihet se cili faktor (ose cilët janë faktorët) të cilët e iniciojnë lindjen.

Përse ndonjëherë lejleku vonohet?

Tash e kemi marrë vesh si bëhen bebet, por kur kemi qenë të vegjël na është thënë që lejleku fluturon mbi kulmin e shtëpisë dhe e lëshon ngadalë beben në pragun e shtëpisë. Pastaj, nëna del e merr beben dhe e gjithë familja gëzohen dhe janë të lumtur që e kanë edhe një motër ose vëlla në familje.

Ndoshta me këtë tregim edhe tash shtatzënat iu shpjegojnë fëmijëve më të vegjël se si vjen në shtëpinë e tyre motra ose vëllai i tyre. Por, ndonjëherë ndodhë që lejleku të vonohet!

Në ditët e sotme gjithçka, secili veprim që bëjmë është i planifikuar dhe përpiqemi që të jemi sa më të saktë. Duhet të zgjohemi herët nga gjumi për të mbërritur me kohë në punë, duhet të përpilojmë raportet e punës në afatin e caktuar, bile edhe kur takohemi me shoqëri për kafe e caktojmë në ç’orë fillon takimi dhe kur pritet të përfundojë ndeja. Problemi lind nëse ne presim që edhe bebja të jetë e saktë dhe të lind atëherë kur ne e presim. Është e zakonshme që termini i lindjes nga shtatzëna dhe familja e saj përcaktohet si datë kur duhet të lind bebja dhe nëse nuk ndodhë lindja atëherë ata shqetësohen dhe duan të dinë arsyen se përse nuk po ndodhë lindja.

Për ta llogaritur terminin e lindjes mjeku bazohet në ditën e parë të menstruacioneve të fundit të cilës datë i shtohen 280 ditë ose 40 javë; mënyrë më e thjeshtë është nëse ditës së parë të menstruacioneve të fundit i shtohen 7 ditë dhe i hiqen tre muaj. Psh nëse menstruacionin e fundit e keni pasur me 1 shtator, atëherë termini i lindjes do të jetë me 8 qershor. Kjo llogaritje bazohet në ciklin menstrual 28 ditësh, por nëse cikli juaj menstrual është më i gjatë se 28 ditë, atëherë ju mund të lindni më vonë se termini i caktuar i lindjes dhe anasjelltas, nëse cikli menstrual është më i shkurtër, atëherë pritet që të lindni më herët.

Për të kalkuluar terminin e lindjes më të besueshme janë matjet të cilat bëhen në ekzaminimin ultrasonografik të tremujorit të parë. Gjatë këtij ekzaminimi mjeku e mat gjatësinë e embrionit dhe madhësinë e qeses së shtatzënisë. Këto matje në fillim të shtatzënisë janë shumë të sakta, prandaj edhe termini i lindjes i përcaktuar në këtë mënyrë është më i besueshëm.

Pa marrë parasysh së në ç’mënyrë caktohet termini i lindjes, mos pritni që do të lindni saktësisht në atë datë që ka përcaktuar mjeku juaj. Ne akoma nuk e dimë se cili është ai faktor që e nxit fillimin e lindjes.

Rreth 80% e grave lindin në periudhën prej javës 37 deri 41. Nga 20% i mbetur rreth 11% lindin para kohe (prematur).

Ndodhë shpesh që shtatzënat bëhen shumë merak nëse kalojnë disa ditë pas terminit të lindjes dhe dhimbjet nuk fillojnë. Po e përsëris se akoma nuk dihet se cili faktor (ose cilët janë faktorët) të cilët e iniciojnë lindjen. Dihet që gratë më të reja se 30 vjeç zakonisht kanë shtatzëni më të gjata. Nuk është fakt shkencor, por është vërejtur se bebet djem lindin më vonë se bebet vajza.

Gjatë terminit të lindjes (pra nga java 37 e tutje) e sidomos pas javës së 40 ju duhet të jeni në përcjellje të afërt të mjekut. Është shumë me rëndësi që të përcillet pjekuria e placentës dhe vëllimin i lëngut amnial. Nëse te bebja fillojnë të punojnë zorrët, atëherë ajo do të defekojë (jashtëqitja e fetusit quhet mekonium) dhe lëngu amnial do të bëhet mekonial (lëng i dendur me ngjyrë intensivisht të gjelbër). Pikërisht në këtë kohë bebja fillon “të bëjë ushtrime të frymëmarrjes” dhe është e mundur që të aspirojë në mushkëri lëngun mekonial. Nëse ndodhë një gjë e tillë mund të rrezikohet mirëqenia e bebes. Pikërisht për këto arsye mjeku mund t’ju rekomandojë që pas javës së 41 nëse nuk kanë filluar tkurrjet e mitrës të fillohet indukimi i lindjes.

Nuk ka rëndësi se a do të ndodhë lindja në javën 38, 39 apo 41. Nëse lindja ndodhë spontanisht kjo nuk ndikon aspak në mirëqenien e bebes, por është shumë e rëndësishme që pa kaluar 41 javë të mos indukohet lindja (nëse nuk ka ndonjë indikacion tjetër). Nëse lindja paraprake është kryer me prerje Cezariane dhe ju keni vendosur që edhe këtë lindje ta kryeni me operacion, atëherë rekomandohet që lindja me operacion të kryhet pasi të kompletohen 39 javë të shtatzënisë.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Ulpiana, D9 7/5 Rr.Imzot Nikprelaj, Prishtinë

Postimi Përse ndonjëherë lejleku vonohet? u shfaq i pari në Femina.al.


FOTO: Fotografia e diplomimit të studentes pushtoi botën

$
0
0

Të hënën, 24-vjeçarja Jacci Sharkey u diplomua në kolegjin australian të “Sunshine Coast”. Rreth Jaccit, e cila jeton në Queensland me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre, tani shkruajnë pothuajse të gjitha mediat anembanë botës.

Edhe atë për një fotografi, të cilën e ka bërë në ditën e diplomimit, ku shihet duke e ushqyer djalin e saj gjashtë javorë.

Fotografia e diplomimit të studentes pushtoi botën (Foto)

Nga të gjitha fotografitë e bëra në ditën e diplomimit, kjo është përzgjedhur si fotoja më e bukur. Ajo mendonte se fal kësaj përvoje, ka pasur sukses gjatë studimit në këtë kolegj, e cila është arsyeja pse ata i dërguan foton asaj.

I falënderoi ata, sepse i mundësuan që përkrah rritjes së dy fëmijëve, të përfundojë edhe kolegjin, transmeton Telegrafi.

Kolegji ka vlerësuar veprimin e ish studentes së tyre, dhe me këtë rast vendosen ta publikojnë në faqen e tyre në zyrtare në Facebook, si një mesazh për nënat e reja.

Jacci është befasuar nga fakti se si imazhi i saj është bërë viral.

“Jam e befasuar me vëmendjen që ka marrë. Për mua kjo është vetëm një foto e diplomimit tim. Kjo për mua do të thotë se nënat mund t’i kenë të gjitha, karrierën dhe familjen”, tha ajo për Metro.

Ajo kishte një mesazh për komentuesit negativ, të cilët e kritikuan duke i sugjeruar që të mbulohet me batanije dhe të shkoi në tualet të ushqej foshnjën e saj.

“Unë personalisht nuk do të ushqehesha në tualet apo nën një batanije. Për këtë nuk pres që edhe fëmija im të ushqehet në këtë mënyrë”, ajo iu përgjigj kritikuesve. /telegrafi/

Postimi FOTO: Fotografia e diplomimit të studentes pushtoi botën u shfaq i pari në Femina.al.

Anemia: Pesë kura natyrore për të plotësuar mangësinë e hekurit

$
0
0

Bëhet fjalë për anemi në momentin kur në gjak zbulohet prania e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat e kanë të pamundur për të transportuar një sasi të oksigjenit në indet e organizmit. Format ekzistuese të anemisë janë të ndryshme.

Anemia: Pesë kura natyrore për të plotësuar mangësinë e hekurit

Shkaqet e anemisë
Ndër shkaqet e anemisë mund të jenë mungesa e vitaminave dhe mineraleve, për shkak të një diete të varfër me hekur, acid folik, vitaminë B12 dhe vitaminë C. Vitamina B12 dhe acidi folik, në veçanti, konsiderohen të nevojshme për formimin e qelizave të shëndetshme të kuqe të gjakut. Shkak tjetër për shfaqjen e anemisë mund të jetë gjithashtu prania e ndonje sëmundje serioze që prek veshkat dhe palcën kurrizore. Mund të ketë probleme në përthithjen e vitaminës B12, hemorroide, gjakderdhje të brendshme dhe konsum të dobët të hekurit.

Simptomat e anemisë
Simptomat paraqiten me vështirësi në frymëmarrje, lëkurë të zbehtë, probleme në tretje, përshpejtim i pashpjegueshëm i rrahjeve të zemrës, ndjenja e lodhjes dhe duar/këmbë të ftohta, skuqje e gengivave, dhimbje koke dhe nervozizëm. Të gjitha simptomat i atribuohen mangësisë së hekurit, të cilat mund të përmirësohen përmes një ndryshimi në zakonet e të ushqyerit dhe në sajë të disa mënyrave natyrore.

Kurat natyrore
Disa modifikime në mënyrën e të ushqyerit mund të kontribuojnë në përmirësimin e anemisë të shkaktuar nga deficienca e hekurit.

  1. Hithra – është një bimë, e cila karakterizohet nga përmbajtje e hekurit, e pranishme kryesisht në gjethet e saj, duke u konsideruar një bimëanti-anemike. Hithra është në gjendje të stimulojë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, për shkak të përmbajtjes së hekurit dhe vitaminës C. Gjethet e hithrës mund të përdoren për përgatitjen e çajrave, supave, etj.
  2. Panxhari i kuq – konsumi i panxharit të kuq dhe lëngu i tij është veçanërisht i përshtatshëm për ata që vuajnë nga anemia. Duhet të konsumohet për një muaj dy gota me lëng panxhari në ditë, sepse është si një strukturues i shkëlqyer i elementeve të gjakut.
  3. Lule radhiqe – është konsideruar si një ilaç natyral e dobishme në rastet e anemisë. Mund të merret si çaj ose ekstrakt bimor, por edhe e freskët, e cila mund të shijohet në sallata. Lule radhiqe është jashtëzakonisht e pasur në kripëra ushqyese, të cilat pastrojnë gjakun dhe shkatërrojnë acidet në gjak.
  4. Sanza – Shton rruazat e kuqe dhe të bardha të gjakut, duke luftuar kështu aneminë dhe duke rritur rezistencën e organizmit.
  5. Lëng portokalli dhe limoni – si dhe të gjitha ushqimet e pasura me vitaminë C, ndihmojnë për të nxitur përthithjen e hekurit. Prandaj do të ishte e përshtatshme përfshirja e kësaj vitamine përmes konsumimit të lëngjeve të freskëta të agrumeve dhe nëpërmjet përdorimit të lëngut të limonit nëpër sallata të perimeve me gjethe të gjelbra. Është e këshillueshme të konsumohen brenda të njëjtit vakt ushqime të pasura me hekur (të tilla si fasule, spinaq, panxhar, brokoli dhe lakër) duke i shtuar dhe vitaminë C.

Postimi Anemia: Pesë kura natyrore për të plotësuar mangësinë e hekurit u shfaq i pari në Femina.al.

Flokët ju rriten ngadalë? Ja ushqimet për të zgjidhur këtë problem!

$
0
0

Flokët  jo vetëm që na japin një pamje të veçantë, por gjithashtu rrisin nivelin e besimit. Ankoheni shpesh për atë se si flokët tuaj nuk kanë rritje të shpejtë të mjaftueshme? Këtu janë disa ushqime që mund të përshpejtojnë këtë proces.

Flokët ju rriten ngadalë? Ja ushqimet për të zgjidhur këtë problem!

  1. Perime me gjethe jeshile
    Perimet me gjethe jeshile janë një nga ushqimet më të mira që rrisin gjatësinë e flokëve tuaja. Perime të tilla si spinaq, chard zviceran dhe marule janë të shkëlqyera për rritjen e flokëve, sepse ato përmbajnë vitamina A dhe C, të cilat ndihmojnë prodhimin e vajrave natyrale të flokëve duke ndikuar që flokët të rriten më shpejt.
  2. Peshqit
    Salmon dhe llojet e tjera të peshkut janë një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminave dhe hekurit, përmbajnë vitaminë B12 dhe omega – 3 acide yndyrore. E gjithë kjo përshpejton rritjen e flokëve dhe përmirëson shëndetin e kokës.
  3. Arra, lajthitë
    Për të bërë që floku juaj të rritet më shpejtë, duhet të shtoni në dietë arra, lajthi si dhe arra indiane. Ato përmbajnë sasi të mëdha të zinkut dhe proteinave që janë të rëndësishme për rritjen e flokëve si dhe për shëndetin e përgjithshëm.
  4. Groshë
    Grosha është një burim natyror i zinkut, hekurit, biotinës dhe përbërësve të tjerë ushqyes. Personat të cilët kanë deficit të biotinës i humbin flokët, andaj grosha mund të parandalojë rënien si dhe të përshpejtojë rritjen e flokëve.
  5. Vezë , pulë dhe gjeldeti
    Vezë, pulë dhe gjeldeti përmbajnë sasi të mëdha të proteinave, dhe jo vetëm për të përshpejtuar rritjen e flokëve, por edhe për forcimin e tyre./femra.net/

Postimi Flokët ju rriten ngadalë? Ja ushqimet për të zgjidhur këtë problem! u shfaq i pari në Femina.al.

A e dini që duart dhe këmbët e ftohta tregojnë problemet tuaj shëndetësore

$
0
0

Tek ndjenja e gjymtyrëve të ftohta vijmë për shkak të një procesi me të cilin organizmi mban temperaturën e organeve vitale. Megjithatë, në qoftë se duart tuaja dhe këmbët janë shpesh të ftohtë, mund të tregojnë disa probleme shëndetësore.

Duart dhe kembet e ftohta

  • Anemi
    Nëse përveç duarve të ftohta ndjeni edhe lodhje, kokëdhembje, atëherë kontrolloni nivelin e hekurit në gjak. Hekuri është përbërësi kryesor i hemoglobinës, molekulës e cila bart oksigjen në gjak dhe i jep gjakut ngjyrën e kuqe.
  • Diabeti
    Ftohti dhe ndjesia e shpimit të gjilpërave në duar dhe këmbë mund të jenë shenja e parë e diabetit. Diabeti le pasoja në gjak si dhe në sistemin nervor, andaj shoqërohet me këto fenomene. Vazhdimisht jeni të etura, hani shumë, as nuk shtoni as nuk humbni kilogramë, atëherë me çdo kusht duhet të bëni kontroll të gjakut.
  • Gjëndra tiroide
    Hypothyroidism-i ose gjëndër tiroide me punë të ngadaltë, rezulton në metabolizmin e ngadalshëm, dhe është i shoqëruar shpesh me gjymtyrë të ftohta apo ndjenjë të ftohtë në tërë trupin. Lodhje, të qenurit i përgjumur, ngadalësia e të folurit dhe të lëvizjes si dhe jotoleranca e temperaturave të larta janë simptoma të qarta të këtij çrregullimi.
  • Stresi
    Stresi mund të jetë një shkak i duarve dhe këmbëve të ftohta. Ai nxit adrenalinën, një hormon i prodhuar në gjëndrat e veshkëve, i cili ngushton enët e gjakut dhe qarkullimi është më i dobët, andaj duart dhe këmbët janë të ftohta./femra.net/

Postimi A e dini që duart dhe këmbët e ftohta tregojnë problemet tuaj shëndetësore u shfaq i pari në Femina.al.

Aborti dhe pasojat e tij

$
0
0

Është e vërtetuar se abortet shoqërohen me pasoja psikologjike, sociale dhe shëndetsore.

Aborti dhe pasojat e tij

Cilat janë reagimet psikologjike ndaj abortit?

Menjëherë pas abortit, disa gra ndjejnë lehtësim dhe u duket se kanë shpëtuar nga një barrë që sipas tyre mund të kishte pasoja në jetën familjare apo shoqërore. Pjesa tjetër e grave, paraqesin ndjenjë faji, trishtimi dhe humbje. Ky fakt, e bën të domosdoshme nevojën për konsultim me punonjësit social dhe/ose psikologun, si para abortit ashtu edhe pas tij.

Një tjetër problem psikologjik që nuk mund të kalohet pa u marrë në konsideratë, është reagimi i partnerit mashkull ndaj abortit. Meshkujt, fillimisht mund ta trajtojnë problemin me qetësi e duke e lënë zgjedhjen në dorë gruas/partneres, ashtu siç mund të ndodhë te disa të tjerë që ta kërkojnë me insistim ndërprerjen e shtatzënisë. Por me kalimin e kohës, ndjenjat edhe mund të ndryshojnë duke u shfaqur ndjenjat e vërteta. Meshkujt fillojnë të përjetojnë ndjenja të ngjashme me ato të grave si; faj, trishtim deri edhe inat e zëmërim.

Cilat mund të jenë pasojat shëndetsore pas abortit?

Pasojat shëndetsore pas abortit në organizmin e gruas, janë më të ndjeshme në sistemin riprodhues, ndonëse varen nga metoda e kryerjes së abortit. Si metoda aborti mund të përshkruhen; aborti me thithje, aborti me dilatim dhe kyretazh dhe lindja e induktuar kur fetusi ka vdekur gjatë shtatzënisë.

Aborti me thithje, kryhet deri në javën e 8-të të shtatzënisë. Në vaginë dhe pastaj në qafën e mitrës futet një instrument, që bën hapjen e qafës së mitrës. Pastaj në mitër futet një tub i lidhur me aparat thithës. Përmbajtja e brëndshme e mitrës, së bashku me embrionin dhe placentën përthithet brënda rreth 10-të minutash.

Kjo metodë është shumë efikase sepse është e sigurtë për nënën, nuk paraqet rreziqe që shoqëron anestezia e përgjithshme e domosdoshme për të kryer abortin dhe është relativisht e shpejtë dhe e thjeshtë në përdorim.

Aborti me dilatim dhe kyretazh, kryhet deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Qafa e mitrës dilatohet/hapet, njësoj si në teknikën e abortit me thithje. Në mitër futet një kyretë/instrument për gryerje, që përdoret për të gërryer fetusin dhe lidhjen e tij me muret anësor të mitrës. Kjo është mënyra më e përdorshme e abortit, por paraqet disa disavantazhe në krahasim me metodën e thithjes sepse kërkon hospitalizim dhe anestezi të përgjithshme, sjell mundësi më të madhe të çarjes së mureve të mitrës, hemorragji dhe infeksione.

Lindja e induktuar, është metodë aborti që realizohet me injektim të kimikateve. Teknikisht, përfshihet futja e një agopunksioni (tubi të hollë), përmes barkut dhe mitrës në sakusin/qesen amniotike. Aty injektohet sulucioni natriklorat, që stimulon tkurrjen e mitrës dhe realizon lindjen vaginale të një fetusi të vdekur. Disavantazhi i kësaj metode është koha e gjatë e proçesit prej deri në 48-të orë, duke i shkaktuar nënës stres fizik dhe emocional. Gjithashtu është konkluduar se, është një metodë më e rrezikshme se dy metodat e para të abortit.

Cilat janë pasojat e aborteve?
Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë; dhëmbjet e forta, shpim i mitrës, gjakrrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjendje shoku, kome apo dëmtim të organeve të tjera, histerektomi/heqje të mitrës, në lindjet e induktuara vdeshmëria shkon deri në 3%.

Pas abortit, mund të ndodhë mbetje e plotë e konceptimit në mitër, gjë që mund të bëjë të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale.

Pasojat e mundshme të mëvonshme pas abortit janë; paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, lindje të fëmijëve së vdekur, shtatzëni jashtë mitre, lindje parakohe, sëmundje inflamatore pelvike.

Pasojat e mundshme emocionale pas abortit janë; ndjenja e fajit, depresion/të qara, paaftësi për të falur veten, trishtim i thellë, inat, boshllëk emocional, problem seksuale, ulje e vetëvlerësimit, ëndra të këqija, dëshirë për të mbetur shtatzënë, anoreksi ose çrregullime të tjera të të ngrënit, abuzim me pijet alkoolike/cigaret/drogat, dëshira për vetëvrasje.

Çfarë kujdesi duhet të tregohet pas kryerjes së abortit?
Medikamentet që përdoren për anestezinë kanë efektet e tyre të dëmshme dhe rekomandohet që gruaja pas abortit; të shoqërohet në shtëpi me automjet duke përjashtuar ecjen në këmbë. Për të qetësuar dhimbjet, nuk duhet të përdoren analgjezikë si dhe nuk duhet të konsumohen pije alkoolike.

Gjatë 10-të ditëve të para pas abortit, kur nuk paraqitet gjakosje e qafës së mitrës, rreziku i infeksionit është shumë i mundur. Për t’u ruajtur nga kjo situatë, është e këshillueshme mos kryerja e raporte seksuale. Rekomandohet përdorimi i pecetave higjenike një përdorimshe për mbrojtje nga ambjenti i jashtëm, si dhe rekomandohet mospërdorimi i tamponave vaginal. Gjithashtu pas abortit duhen shmangur banjot, sidomos banjot në vaskë me ujë të nxehtë/ngrohtë.

Çfarë është normale pas proçesit të abortit?
Në disa raste ndodh, që të nesërmen e pas abortit të mos paraqiten gjakosje, dhimbje dhe temperatura të jetë normale. Në raste të tjera mund të paraqiten shqetësime, ku mungesa e tyre zgjat 3-4 ditë, por ditën e katërt e të pestë shfaqen gjakosje të konsiderueshme, dhimbje të mprehta të barkut dhe temperaturë rreth 38ºC. Kjo gjendje nuk duhet të zgjasë më shumë se 24 orë, përndryshe gruaja duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku gjinekolog.

Çfarë nuk është normale pas proçesit të abortit?
Gjakosja e madhe pa koagula dhe që zgjat shumë, dhimbja e vazhdueshme e barkut që nuk ngjan me dhimbjet e menstruacioneve dhe temperatura mbi 37.8ºC që zgjat deri në 48-të orë. Gjithashtu nuk është normale, edhe paraqitja e vetëm njërës prej shenjave të mësipërme të shoqëruara me gjendje të fikti.

Çfarë duhet të bëhet nëse gruaja është e shqetësuar?
Kur pas abortit gruaja është e shqetësuar, duhet të telefonojë menjëherë klinikën ku ka kryer abortin, ose duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku që e ka kryer atë.

Kontracepsioni dhe aborti
Pas abortit, mundësia për të mbetur shtatzënë është shumë e madhe. Prandaj është e rëndësishme, që të vendoset menjëherë përdorimi i një metode kontraceptive që është më e përshtatshme. Asnjëherë gruaja/çifti nuk duhet të vendosë dhe të përdorë metodën e kontracepsionit, pa u këshilluar më parë më mjekun gjinekolog. Pas disa analizave dhe ekzaminimeve, mjeku do të këshillojë për metodën më të përshtatshme kontraceptive./bebaime/

Postimi Aborti dhe pasojat e tij u shfaq i pari në Femina.al.

11 fakte të mahnitshme rreth klitorisit

$
0
0

Në klitoris ndodhen rreth 8,000 përfundime nervore, ndërsa më i gjati është matur 30 cm. Rritet gjatë tërë jetës, me sy të lirë e shohim vetëm çerekun!

11 fakte të mahnitshme rreth klitorisit

Për dallim prej viteve të mëparshme, sot për klitorisin flitet gjithnjë e më shumë dhe me atë dihet edhe më tepër. Mirëpo ky ­çelës femëror nuk ndalon të surprizojë!

Lexojeni dhe vërtetohuni vetë se a i keni ditur këto fakte!

  1. Mes 50% dhe 75% e femrave mund të arrijnë orgazëm vetëm me stimulimin e klitorisit. Shumica e femrave nuk mund të arrijnë orgazëm vetëm me penetrim.
  2. Me sy të lirë shohim vetëm një pjesë të vogël të klitorisit. Në të vërtetë ai është mesatarisht 10 cm i gjatë, mirëpo ¾ e tij fshihen në trupin femëror.
  3. Në klitoris ndodhen rreth 8,000 përfundime nervore, dyfish më tepër se në kokën e penisit.
  4. Klitorisi rritet gjatë tërë jetës. Pas menopauzës klitorisi mund të rritet dy herë e gjysëm më shumë se madhësia e viteve të adoleshencës. Prandaj nuk është e çuditshme që disa gra kanë orgazëm më të fortë në vitet e 50. Nuk ekziston ndonjë kërkim që ka krahasuar madhësinë e klitorisit me intenzitetin e kënaqësisë, por është konstatuar se femrat që lindin kanë klitoris më të madh. Më i madhi është i matur 30 cm.
  5. Keni kuptuar se klitorisi është një zonë e madhe e kënaqjes, kërkimet kanë treguar se shumica femrave të zakonshme kënaqen nga stimulimi rrethor i klitorisit. Edhepse i tërë klitorisi është i përbërë nga përfundime nervore, pjesa më e ndijshme është në kuadratin e majtë të pjesës së sipërme.
  6. Ajo që për meshkujt është penis, për femrat është klitorisi e jo vagina. Gjatë kohë është menduar se vagina është ekuivalenti i penisit mirëpo krahasimi i tij me klitorisin është më i përshtatshëm. Struktura anatomike është e ngjashme, janë të krijuar nga i njejti material, ndërsa penisit mund ti themi si klitoris i zgjatur nga trupi. Edhe klitorisi erektohet, d.m.th zmadhohet, gjatë stimulimit.
  7. Klitorisi ekziston për kënaqjen e femrës dhe ai është funksioni i vetëm i saj. Penisi, përveç kënaqësisë ka edhe cilësi tjetër, riprodhimin.
  8. Nuk ekzistojnë dy të njejta- femrat kanë klitoris që dallojnë për nga masa dhe forma. Disa janë të lakuara përbrenda lëkurës, të tjerat jashtë saj. Ndonjëherë nevojitet një prekje e butë, përderisa tek të tjerat nevojitet aksion i nxehtë. Nevojitet shumë kohë që të kuptoni se çfarë mund të bëni me klitorisin tuaj, prandaj duhet t`i përkushtoheni zbulimeve.
  9. Orgazma klitoriale mund të ketë 3-16 kontraktime dhe mund të zgjasë 10-30 sekonda. Mirëpo kjo nuk e përjashton mundësinë që disa femra të mund të përjetojnë orgazëm të shumëfishtë që shkaktojnë edhe kontraktime në vaginë. Disa seksologë kanë tentuar ta krahasojnë orgazmën femërore dhe mashkullore, duke konstatuar se edhe orgazma më e zakonshme klitoriale zgjat më tepër se orgazma e fortë mashkullore.
  10. Dr.Frojd ka gabuar. 8000 fije nervore në kokën e klitorisit komunikojnë me 15,000 përfundime nervore shtesë në të gjithë rajonin e legenit. Kjo do të thotë se përkundër teorise së Sigmund Frojd, i cili ka konstatuar se orgazma klitoriale është inferiore ndaj asaj vaginale, teknikisht të gjitha orgazmat janë klitoriale.
  11. A e keni ditur se fjala klitoris rrjedh prej fjalës greke për çelësin? Tani e dini se trupi juaj ka ­çelësin me të cilin hapen dyert e kënaqësisë së madhe seksuale./femra.net/

Postimi 11 fakte të mahnitshme rreth klitorisit u shfaq i pari në Femina.al.

Diabeti në shtatzani

$
0
0

Pakkush mund ta dijë, por në fakt është provuar se brokoli riparon dëmet që shkakton sëmundja e diabetit. Të hash brokoli mund t’i kthesh dëmet e shkaktuara nga diabeti.

Diabeti në shtatzani

Nëse keni diabet nuk do të thotë se nuk mund të keni fëmijë apo që do të keni komplikime të shtatzënisë. Por do të thotë që duhet t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj dhe të keni një ekip mjekësor të mirë prapa shpinës.

Vëmendje

Para se të ngelesh shtatzënë gjej një mjek specialist për diabetin dhe për mbikëqyrjen e shtatzënisë; gjeni një okulist, pasi problemet me shikimin janë komplikime diabetike më të zakonshme në shtatzëni.

Ju gjithashtu duhet të siguroheni që sheqeri në gjak është stabël së paku 3 muaj para se të ngelni shtatzënë kështu që duhet të shtoni monitorimin e glukozëz në 6 deri 8 herë në ditë.

Pasi të ngelni shtatzënë sheqeri në gjak duhet të jetë sa më afër normales që është e mundur për së paku tre muaj. Nëse jeni mbipeshë për shkak të diabetit ju duhet të mundoheni të arrini peshën në nivel normal para se të ngelni shtatzënë. Ju mund të keni probleme fertiliteti nëse jeni me mbipeshë dhe gjithashtu mund të vuani nga komplikime shëndetësore serioze gjatë shtatzënisë.

Ushtrimet

Fillo ngadalë me ushtrime si ecje, notë apo shtrirje dhe gradualisht shto ushtrimet për tri herë në jave qe te arrish peshën e duhur për t’u përgatitur për shtatzëni.

Gratë të cilat ngelin shtatzëna dhe nuk e menaxhojnë si duhet diabetin mund të përballen me probleme hipertensioni dhe probleme të veshkave. Edhe fëmija juaj ka rrezik më të madh të bëhet mbipeshë nëse nuk monitoroni me kujdes insulinën tuaj. Foshnja juaj mund të lind me një problem të mëlçisë që e bën lëkurën të verdhë. Në disa raste më serioze foshnja juaj mund të vdesë nga menaxhimi jo i duhur i sheqerit në gjak gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë. Shmang këto rreziqe duke kontrolluar dhe arritur shëndet të mirë për trupin tuaj para se të ngelni shtatzënë.

Ushqimi

Dieta juaj luan një rol të madh në menaxhimin e diabetit para se të ngelni shtatzënë dhe gjatë shtatzënisë. Ju duhet t’i balanconi vaktet me fruta dhe perime të freskëta, mish pa dhjam dhe produkte bulmeti me pak yndyrë. Sigurohu që vaktet e ushqimit t’i keni në kohën kur ju rekomandon mjeku juaj në mënyrë që të shmangësh që nivelet e sheqerit në gjak të bien shumë. Së bashku me mjekun tuaj ju mund të sajoni një plan ushqimi që do t’ju ndihmojë në menaxhimin e diabetit dhe të të tregojë se cili është niveli i duhur i sheqerit në gjak tek ju.

Diabeti tip II

Diabeti tip II duhet të trajtohet me medikamente orale (gojore), por këto nuk janë të sigurta për shtatzëni. Kur ngeleni shtatzënë ju sigurisht që duhet të filloni të merrni insulinë në vend të atyre medikamenteve orale. Përveçse është më e sigurt për foshnjën tuaj, insulina gjithashtu ju lejon që të keni kontroll më të mirë të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë.

Brokoli

Pakkush mund ta dijë, por në fakt është provuar se brokoli riparon dëmet që shkakton sëmundja e diabetit. Të hash brokoli mund t’i kthesh dëmet e shkaktuara nga diabeti në enët e gjakut të zemrës, sugjeron një hulumtim. Një ekip nga universiteti Warwick beson se çelësi është një përzierje që gjendet në brokoli e që quhet sulforaphane. Kjo inkurajon prodhimin e enzimave që mbrojnë enët e gjakut dhe reduktimin në nivelet e larta të molekulave të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme në qelizë.

Perimet

Perimet sikurse brokoli më parë janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditjes (pikës në tru). Njerëzit me diabet janë për pesë herë më me shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare sikur sulmi në zemër dhe pika në tru; që të dyja janë të lidhura me dëmet e enëve të gjakut. Ekipi i Warwick, puna e të cilëve raportohet në gazetën “Diabetes”, ka testuar efektet e sulforaphane në qelizat e enëve të gjakut të dëmtuara nga nivelet e larta të glukozës (hyperglycaemia), të cilat shoqërohen me diabet.Ata kanë shënuar 73% reduktim të molekulave në trup të quajtura Reactive Oxygen Species (ROS).

Hyperglycaemia

Hyperglycaemia mund të shkaktojë që nivelet e ROS të rriten për trefish dhe nivelet e atilla të larta mund të dëmtojnë qelizat njerëzore. Hulumtuesit kanë zbuluar se sulforaphane aktivizon një proteinë në trup të quajtur nrf2, proteinë e cila mbron qelizat dhe indet nga dëmet duke aktivizuar antioksiduesit mbrojtës dhe duke bërë detoksifikimin e enzimave./bebaime/

Postimi Diabeti në shtatzani u shfaq i pari në Femina.al.


Ngjyra e gjuhës mund të tregojë për shumë sëmundje!

$
0
0

Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë se keni një infeksion bakterial ose inflamacion që ka lidhje me një sëmundje autoimune.

Ngjyra e gjuhës mund të tregojë për shumë sëmundje!

Nëse i besohet mjekësisë kineze, nga gjuha mund të lexohen shumë sëmundje. Prandaj, ndiqni ngjyrat e saj, cilësinë, trashësinë dhe në kohë zbuloni pikat e dobëta të trupit tuaj.

Anemik
Nëse vuani nga mungesa e hekurit kjo do të vërehet edhe në gjuhë, e cila do të jetë shumë e lëmuar dhe e bardhë, sepse gjaku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm që ta bën gjuhën të kuqërremtë. Sapo ta shëroni aneminë do të kthehet edhe ngjyra e gjuhës.

Shtresa e bardhë
Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë e infeksionit bakterial ose ka të bëjë me një sëmundje autoimune.

E verdhë
Tregon për infeksion bakterial apo fungal në gojë, por edhe refluks (rikthim) nga stomaku, kur acidi i stomakut kthehet në ezofag. Acidi në gojë ndikon që vetëm pjesë të caktuara të gjuhës të zverdhen.

Shumë e kuqe
Gjuha e kuqe e mbyllur apo e ndezur, gjithashtu e sëmurë me siguri tregon mungesë të vitaminës B3, të ashtuquajtur niacin. Ndryshime të njejta mund të shkaktojë anemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12. Nëse bëhet fjalë për skuqje të përkohshme, me siguri jeni i ndjeshëm në ndonjë ushqim apo ndoshta në pastën e dhëmbëve. Kontrolloni nëse gjuha juaj reagon dhunshëm në erëza të caktuara dhe ushqime të tharbëta.

Ekstrem e errët
Nëse gjuha është pothuajse e zezë, arsyen për këtë, kërkoni në barnat që i përdorni apo në ushqimet që i konsumoni. Gjegjësisht lythat (bulbat) mbi sipërfaqen e gjuhës përgjegjëse për shijen mund të marrin ngjyrat e ushqimit ose të pijes me ngjyrë. Mbi të gjitha, ju kujtohet se si gjuha errësohet nga vera e kuqe. Nëse ka ngjyrë kafe, me siguri pini shumë kafe apo për shkak të cigareve.

Plagë të dhimbshme
Plagët në gjuhë shumë shpejt shërohen dhe zakonisht nuk janë të rrezikshme, por edhepse shumë të vogla mund të jenë shumë të dhimbshme.

E vrazhdë
‘Lezet’ në gjuhë, edhe pse shumë pak të ndezura dhe të skuqura, paraqesin një infeksion të parrezikshëm. Por, nëse gjuha tashmë dhemb për një kohë të gjatë dhe është shumë e kuqe ose e bardhë, vizitoni mjekun, sepse për fat të keq mund të jetë një shenjë që tregon kancerin./femra.net/

Postimi Ngjyra e gjuhës mund të tregojë për shumë sëmundje! u shfaq i pari në Femina.al.

Hurmat, të shijshme dhe të shëndetshme

$
0
0

Hurmat sa janë të shijshme, po aq janë edhe të shëndetshme dhe mes tjerave mund t’u ndihmojnë të shtyni plakjen e lëkurës.

Dieta me hurma arabe

Këto fruta tropikale ndihmojnë të ruani shëndetin e përgjithshëm dhe të luftoni një varg të sëmundjeve dhe çrregullimeve tjera shëndetësore.

Studimet kanë treguar se hurmat janë të pasura me shumicën e vitaminave, ndërsa përmbajnë edhe shumë përbërës tjerë me efekt antioksidues.

Antioksiduesit janë substanca që luftojnë radikalet e lira dhe mbrojnë nga shumë probleme shëndetësore, duke luftuar kështu procesin e plakjes së organizmit.

Ato ndihmojnë edhe në ruajtjen e një lëkure më të butë dhe më të freskët.

Hurmat përmbajnë edhe disa përbërës me efekt anti-kanceroz, të cilët në gjendje të vrasin ose frenojnë rritjen e qelizave kanceroze.

Konsumi i hurmave po ashtu është shumë i mirë edhe për sytë.

Postimi Hurmat, të shijshme dhe të shëndetshme u shfaq i pari në Femina.al.

Me kafe kundër celulitit

$
0
0

Kafeina është një aleat i madh në luftën kundër celulitit, dhe në vend të kremave të shtrenjta, përpiquni t’i mundni shtresat yndyrore me preparate në dispozicion për të gjithë.

Me kafe kundër celulitit

Celuliti është një problem i cili i sulmon si të trashët ashtu edhe të dobëtit, pavarësisht nga mosha. Ai nuk është vetëm problem estetik, por edhe problem për shëndetin. Prandaj, duhet trajtuar jo vetëm para ‘bikini-sezonit’, por gjatë gjithë vitit. Shumica e ‘anti-celulit’ trajtimeve janë të shtrenjta, kërkon shumë kohë, kurse disa prej tyre janë edhe shumë të pakëndshme. Megjithatë, pija që e përdorim çdo ditë mund të ndihmojë në eliminimin e celulitit. Bëni kombinimin e kafes me produktet e banjos dhe kuzhinës.

Dy gota me kafe të bluar përzieni me gjysmë luge çaji kripë deti dhe 2-3 lugë vaj për masazh. Përbërësit e përzier fërkoni në zonat më kritike dhe e leni të veprojë për tridhjetë minuta. Pas kësaj, bëni një dush, në mënyrë të alternuar me ujë të ftohtë dhe të nxehtë.

Kafe dhe xhel dushi
Përzieni xhelin për dush me kafen e bluar. Përzierjen e aplikoni në zonat më të rrezikuara dhe me lëvizje rrethore i masazhoni. Pas disa minutash masazhi, e lani në mënyrë të alternuar me ujë të ftohtë dhe të nxehtë.

Fundërrinë (llum) kafeje dhe vaj ulliri
Dy lugë llum të kafes së zier përzieni me një lugë vaj ulliri. Vendoseni përzierjen në një letër në mënyrë që të kullohet (filtrohet – jo më shumë se tre minuta), dhe pastaj e aplikoni në lëkurën tuaj. Masazhoni zonat më të rrezikuara me një sfungjer të trashë ose me dorë. Për rezultate më të mira, mbështilluni me folie dhe e leni masën të veprojë për disa minuta. Pas kësaj, bëni një dush.

Postimi Me kafe kundër celulitit u shfaq i pari në Femina.al.

Ushqimet të cilat ndihmojnë të keni vaginë të shëndetshme

$
0
0

Ushqimi i shëndetshëm mes tjerash mund të ndihmojë edhe në shëndetin e vagjinës, duke ndihmuar të zvogëlojmë ngërçet dhe të mbrohemi nga infeksionet urinare.

Ushqimet të cilat ndihmojnë të keni vaginë të shëndetshme

Kur është fjala për ushqimin, kryesisht mendojmë për peshën trupore. Por është mirë të dimë se ushqimet e shëndetshme ndikojnë edhe në organet e trupit tonë, të cilat meritojnë kujdesin.

Është mirë të dihet se me anë të ushqimit mund të mbajnë edhe shëndetin e vagjinës, mund të zvogëlojmë ngërçet dhe të mbrohemi nga infeksionet urinare.

  1. Patatja
    Kjo bimë është përplot vitaminë A, e cila mban të shëndetshëm murin e vagjinës suaj dhe mitrën. Vitamina A gjithashtu gjeneron hormonet seksuale, kështu që patatja pjesët tona të femrave i mban edhe të shëndetshme, edhe energjike.
  2. Belushi (Vaccinium vitis idaea)
    Nëse ndonjëherë keni pasur inflamacion të traktit urinar me siguri keni shkuar pa u hamendur për të blerë lëng belushi (boronica e kuqe). Fatkeqësisht ky lëng është plot sheqer, gjë që vetëm do të ushqejë bakteret dhe do të shkaktojë më shumë irritim. Belushi i freskët, nga ana tjetër, përmban kombinim të thartë, i cili i shkatërron këta baktere.
  3. Perimet e gjelbra
    Perimet e gjelbra pastrojnë gjakun me ç’rast përmirësojnë qarkullimin e gjakut gjë që shpejtojnë stimulimin. Pangjari (Beta vulgaris), spinaqi, lakra me gjethe (Brassica oleracea acephala), sa më të errëta të jenë fletët aq më mirë.
  4. Soja
    Soja është plot fitoestrogjene, të cilat mbajnë vagjinën të lagësht. E pra, kjo lagështi është në të mirë të të gjithave. Përdorni sojë organike, të papërpunuar.
  5. Fara e lirit (Linum usitatiscinum)
    E bluar apo e plotë gjithashtu është e pasur me fitoestrogjene, si edhe omega 3 me thartira yndyrore. Liri rrit nivelin e estrogjenit në organizmin tonë dhe lufton kundër thatësisë së vagjinës.
  6. Çimka dhe ushqime të tjera të fermentuara
    Këto ushqime mbajnë nivelin ideal të pH-së, janë të pasura me probiotikë, të cilët mbrojnë balancën e pH-së dhe na mbrojnë nga infeksionet.
  7. Avokadoja
    Yndyrat e shëndetshme nga avokadoja mbajnë të shëndetshëm murin vagjinal, ndërkaq vitamina B6 dhe kaliumi nga kjo pemë shtojnë edhe libidonë tonë. Klerikët spanjollë kanë ndaluar pjesëtarët e famullive të tyre të përdorin këto pemë, ndërkaq astekët i kanë quajtur “drunj testisi”. Edhe pse arsyeja për këtë me siguri është fakti që frutat rriten çift.
  8. Ushqimet e pasura me zink
    Është e njohur që guacat e detit (Ostrea) janë afrodiziakë, mu për atë që janë të pasura me zink. Zinku është i mirë për lagështinë, lufton kundër të kruarit dhe rregullon ciklin menstrual. Nëse ju duhet nivel plotësues i zinkut, ndërkaq nuk i doni guacat e detit, provoni me bademe apo me fara kungulli.

Postimi Ushqimet të cilat ndihmojnë të keni vaginë të shëndetshme u shfaq i pari në Femina.al.

25 Mënyra si të lidhim Shallin

$
0
0

Në këtë stinë të ftohtë, shalli është një aksesor mjaft i doemosdoshem! Të mbash shall nuk është thjesht, ta marresh dhe ta vini në qafe! Shalli percakton stilin tuaj dhe per kete duhet ti kushtoni pak më shumë vëmendje!

shalli

Nëse jeni personi që ju pëlqejn shallet qoftë ato të dimrit apo të stinave të tjera, ndiqni videon më poshtë për të mësuar 25 mënyra lidhje!

Postimi 25 Mënyra si të lidhim Shallin u shfaq i pari në Femina.al.

Viewing all 2267 articles
Browse latest View live