Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all 2267 articles
Browse latest View live

Cilat gjëra ushqimore përmirësojnë kualitetin e spermës?

$
0
0

A ndikon ushqimi në pjellshmëri?

Shkencëtarët me vite po mundohen të parandalojnë trendin brengosës të rënies së kualitetit të spermës tek mashkujt dhe problemet me fertilitet.

Janë bërë hulumtime të ndryshme në mënyrë që të vërtetohet lidhja në mes të shprehisë në të ushqyer dhe kualitetit të spermës, më saktësisht, ekspertët janë munduar që të kuptojnë nëse marrja e vitaminave mund të ketë ndikim në kualitet të spermës.

Cilat gjëra ushqimore përmirësojnë kualitetin e spermës?

Rezultatet kanë treguar që sperma është më kualitative tek mashkujt që kanë konsumuar më shumë pemë dhe perime (shumë vitamina, acid folik, fibra, ndërsa më pak proteina dhe yndyrëra) se sa tek ata të cilët nuk kanë patur kujdes në ushqim.

Poashtu, është vërejtur përmirësim në koncentrim, në lëvizje dhe morfologji të spermës tek mashkujt të cilët kanë konsumuar ushqim të pasur me beta karoten, lutein, likopen, selen dhe vitamina të cilat ndodhen në pemët citrike, spinaq, shalqinj…

Si ndikon ushqimi në kualitet të spermës?

Ushqimi i drejtë para se gjithash është i rëndësishëm sepse gjërat ushqimore të caktuara ulin shtypjen e gjakut. Shtypja e lartë është armiku më i madh i potencës tek mashkujt. Poashtu, problemet me prostatë, kolesteroli i ngritur, qarkullimin i keq mund të ndikojnë në kualitet të spermës, prandaj është primare para se gjithash të keni kujdes se si ushqeheni.

Një-dy gota alkohol në ditë nuk ndikojnë direkt në potencë, por me kohë konsumimi i alkoholit mund të shpie tek shtypja e lartë. E njejta gjë vlen edhe për mishin e kuq, ushqimin e yndyrshëm…

8 super gjërat ushqimore për spermë më të mirë

  1. Salmon
    Salmoni përmban acide yndyrore omega 3 të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit. Poashtu, ky peshk siguron për një kohë të gjatë energjinë e nevojshme dhe përmirëson kualitetin e spermës.
  2. Shalqin
    Shalqini, por edhe pjepëri përmbajnë sasi të mëdha antioksidantësh të cilët janë veçanërisht të rëndësishëm. Poashtu, shkencëtarët kanë zbuluar që shalqini përmban materie të cilat në enët e gjakut ndikojnë sikurse viagra dhe rrisin dëshirën seksuale.
  3. Domate
    Domatja është e pasur me likopen, i cili, zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, ndërsa prostata e shëndetshme ndihmon në krijimin e spermës kualitative.
  4. Qumësht apo jogurt me pak kalori
    Qumështi dhe jogurti janë të pasur me kalcium dhe kalium, të cilët ulin shtypjen e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin, i cili është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e pjellshmërisë.
  5. Pemët me kokrra
    Boronicat, dredhëzat, malinat, boronicat e kuqe, përmbajnë koncetrimin më të madh të mundshëm të antioksidantëve të cilët mund të gjenden në gjëra ushqimore. Poashtu, pemët me kokrra parandalojnë dëmtimin e arterieve.
  6. Bishtajore
    Fasulet, bizelet, bishtajat ndikojnë shumë në zvogëlimin e kolesterolit. Poashtu, shtypja e lartë, e cila ndikon shumë në potencë, zbret për 8 gjer në 10 % nëse konsumoni rregullisht vetëm gjysëm ene bishtajoresh në ditë.
  7. Misri
    Drithërat të cilat përmbajnë misër ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit.
  8. Mëlmesat
    Hudhra, kanella, rigoni ndikojnë shumë në potencë dhe zakonisht përdoren si mëlmesa në ushqime të ndryshme.

The post Cilat gjëra ushqimore përmirësojnë kualitetin e spermës? appeared first on Femina.al.


Google “uron” Shqiptarët për 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

$
0
0

Ashtu siç bën për data të rëndësishme e ngjarje të mëdha në botë, motori i kërkimit “Google”, ka respektuar këtë herë 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ndryshuar logon e saj.

Google uron Shqiptarët për 103 vjetorin e Pavrësisë së Shqipërisë
Në vend të logos së saj të përhershme, “Google” ka vendosur në faqen e parë flamurin shqiptar, ndërsa nëse klikon në të do të shfaqen lajme në lidhje me përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Një gjë e tillë nga motori më i madh i kërkimit në internet është bërë edhe në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe në këtë rast logoja me flamurin shqiptar shfaqej vetëm për përdoruesit e internetit në gjuhën shqipe.

Për më tepër vizitoni www.google.al

The post Google “uron” Shqiptarët për 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë appeared first on Femina.al.

Mos i hudhni tubet plastike të kozmetikës pa e bërë këtë…

$
0
0

Kurseni paratë, vajza!

Pavarsisht se çfarë lloj losioni përdorni në çfarëdo lloj paketimi nga dyqani, ju mund të nxjerrni maksimumin e përbërjes me anë të një truku shumë të thjeshtë. Kjo ju ndihmon që ta shfrytëzoni deri në maksimum nxjerrjen e produktit pasi shumica ngelet brenda paketimit.

Mos i hudhni tubet palastike të kozmetikës pa e bërë këtë…

Çfarë ju nevojitet?

– Një palë gërshërë.

Çfarë duhet të bëni?

Merrni tubin e zbrazët plastik të ndonjë produkti kozmetik dhe prejeni në gjysmë. Përdorni gishtat për të nxjerr sasinë e mbetur të kremit apo ndonjë produkti kozmetik tjetër, kjo ju lejon që ta gërryeni mirë kremin dhe ta shfrytëzoni maksimalisht.

Ju mund ta bëni këtë edhe në: Concealer, pastën e dhëmbëve – realisht gjithçka që ka tub plastike dhe mund të prehet me gërshërë.

The post Mos i hudhni tubet plastike të kozmetikës pa e bërë këtë… appeared first on Femina.al.

Kur pritet t’ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

$
0
0

Është vështirë të thuhet se kur do t’ju vijnë menstruacionet pas lindjes. Asnjë organizëm nuk është i njëjtë me tjetrin; varet nga organizmi juaj dhe se sa shpesh e ushqeni beben me gji.

Nëse jeni duke e ushqyer beben me gji menstruacionet do t’ju vijnë më vonë. Nëse e ushqeni fëmijën me gji, në organizmin tuaj prodhohet hormoni prolaktinë i cili e bllokon ovulacionin dhe rrjedhimisht edhe mundësinë që të mbeteni shtatzënë.

Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Zakonisht menstruacionet e para fillojnë tre deri tetë muaj pas lindjes.

Gjidhënia është një formë e kontracepsionit, që do të thotë se mundësia për të mbetur shtatzënë është e vogël. Konsiderohet se gjidhënia si metodë kontracepsioni është 98% efektive, ndonëse efektiviteti varet se sa shpesh e ushqeni fëmijën me gji.

Rekomandohet që të përdorni ndonjë metodë kontracepsioni dhe të mos bazoheni vetëm në gjidhënien nëse nuk keni në plan që keni një fëmijë tjetër.

Nëse e ushqeni fëmijën me qumësht artificial menstruacionet mund t’ju vijnë pesë javë deri tre muaj pas lindjes.

Te disa gra menstruacionet do të jenë të rregullta që nga cikli i parë, kurse tek disa gra tjera duhet të kalojnë deri në gjashtë cikle që të rregullohen menstruacionet.

Nëse para lindjes i keni pasur menstruacionet me shumë dhimbje dhe gjakrrjedhje, atëherë lajmi i mirë është se pas lindjes kjo do të rregullohet.

Mendohet se për shkak të pozicionit të çrregullt të mitrës (që e vështirëson rrjedhjen e gjakut jashtë mitrës) gratë kanë shumë dhimbje dhe gjakrrjedhje gjatë menstruacioneve. Pas lindjes pozicioni i mitrës ndryshon dhe këto ankesa zhduken.

The post Kur pritet t’ju vijnë menstruacionet pas lindjes? appeared first on Femina.al.

Pse dhjami rreth stomakut është i dëmshëm

$
0
0

Shumica nga ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet shëndetësore që kanë lidhje me trashjen. Por yndyrat e tepërta rreth stomakut janë në veçanti të rrezikshme, sepse shtresat e dhjamit rreth organeve të cilat janë të vendosura në zgavrën e barkut bartin të paktën pesë rreziqe.

Pse dhjami rreth stomakut është i dëmshëm

Pesë pasoja të rrezikshme të grumbullimit të dhjamit rreth stomakut

  1. Funksioni i zvogëluar i mushkërive
    Vitin e kaluar ekipi i shkencëtarëve finlandezë ka vërtetuar që perimetri i madh i belit është i lidhur me funksionin e zvogëluar të mushkërive. Në krahasim me joduhanpirësit e shëndetshëm të cilët nuk kanë pasur shtresa rreth stomakut, ata që i kanë pasur, kanë pasur edhe rezultate shumë më të këqija në spirometri.
    Me kalimin e kohës ky funksion i reduktuar i mushkërive mund të çojë deri te ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe në fund te sëmundjet kronike të mushkërive, si astma.
  2. Degjenerimi arterial
    Qysh në vitin 2012, një studim ka treguar lidhjen në mes dhjamit të barkut dhe frekuencës së lartë të arterosklerozës dhe ngurtësisë arteriale. Hulumtuesit kanë studiuar individët që kanë pasur shtresa rreth stomakut, personat e trashë dhe njerëzit e shëndetshëm. Kanë zbuluar që për çdo rritje të perimetrit të belit për 0,1 për qind gjendja e artereve është përkeqësuar. Kjo ka qenë në veçanti e theksuar te personat që kanë pasur më shumë dhjam të stomakut. Degjenerimi arterial mund të çojë te sulmi në tru dhe format e ndryshme të sëmundjeve të zëmrës.
  3. Rregullimi i sheqerit në gjak
    Indi dhjamor viscelar – lloji i yndyrave që mund të gjendet në personat me trashjen abdominale – prodhon një varg hormonesh që mund të çrregullojnë seriozisht sistemin metabolik. Këto hormone mund të nxisin ndryshime në receptorët e insulinës, çka do të thotë që insulina bëhet më pak efikase në rregullimin e sheqerit në gjak. Ky është sigurisht një nga shkaqet kryesore të diabetit.
  4. Dementia dhe sëmundja e Alzheimerit
    Duket se çfarë ndodh në zorrë mund të ketë efekt të madh në tru. Studimi nga viti 2010 ka treguar që perimetri i madh i belit dhe prania e dhjamërave viscerale abdominale në tërësi janë të lidhura me vëllimin më të vogël të trurit. Ndërsa vëllimi më i vogël i trurit ka qenë i lidhur në përgjithësi me dementian, ndërsa po ashtu mund të jetë faktor në zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit.
  5. Kolesteroli i lartë
    Indi dhjamor visceral në trup mund të shndërrohet në acidet e lira yndyrore, çka rezulton me prodhimin e kolesterolit “të keq” LDL dhe triglicerideve. Përveç kësaj, acidet e lira yndyrore reduktojnë nivelin trupor të kolesterolit “të mirë” HDL. Trashja abdominale, degjenerimi arterial dhe kolesteroli janë kushte të përkryera për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut dhe sulmit në tru.
    Gjenet në masë të madhe diktojnë se ku do të ruani yndyrat, por nëse keni yndyra të tepërta në bark ka mënyra se si ta reduktoni rrezikun. Sipas mendimit të ekspertëve, ushtrimet janë mënyra më e mirë për t’i larguar dhjamërat viscerale, madje edhe më mirë se konsumi i reduktuar i kalorive (edhe pse mbajtja e principeve për ushqim të shëndetshëm është gjithmonë ide e mirë). Qëllimi është të ushtrohet gjysmë ore në ditë ose të paktën shumicën e ditëve gjatë javës.

The post Pse dhjami rreth stomakut është i dëmshëm appeared first on Femina.al.

VIDEO: Klip i ri nga Neki Emra

$
0
0

Neki Emra ka ardhur me projektin më të ri muzikor të titulluar “Rruga 22”.

Është fjala për një baladë të interpretuar bukur nga këngëtari, i cili na kujton detin përmes skenave të përfshira në klip.

Florent Boshnjaku ka bërë kompozimin e kësaj kënge me tekst të Shkumbin Tafilajt.

Xhirimin e videoklipit e ka bërë produksioni ASHA.

The post VIDEO: Klip i ri nga Neki Emra appeared first on Femina.al.

Temjani – një ilaç i fuqishëm

$
0
0

Temjani, aq i vogël, por shumë i fuqishëm… kjo rrëshirë fitohet nga druri Boswellia, kurse me djegien e tij zhvillohet jashtëzakonisht aromë e fortë.

Vetitë e shumëfishta mjekuese të temjanit nuk janë të njohura për shumë njerëz, edhe pse pothuajse të gjithë e kanë në shtëpi, por rrallë e përdorin.

Temjani me vite përdoret për shërimin e artritit, shërimin e plagëve, rregullimin e hormoneve femërore dhe mbrojtje nga materiet patogjene.

Në vendet e Lindjes së afërt përdoret për mirëmbajtjen e shëndetit të gojës. Njerëzit nga këto vise e përtypin rrëshirën e temjanit dhe në këtë mënyrë e përmirësojnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Vetitë anti-bakteriale të cilat i përmbanë temjani, parandalojnë infeksione.

Temjani zbutë dhimbjen e shkaktuar nga artriti, duke mos shkaktuar asnjë afekt anësorë. E përmirëson qarkullimin dhe rrjedhën e gjakut në enët e gjakut të “dëmtuara” nga proceset inflamatore.

Studimet shkencore kanë vërtetuar se ekstrakti, acetati i temjanit, i zvogëlon dëmtimet neurologjike dhe në mënyrë efektive ndikon kundër depresionit dhe padurimit, zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe parandalon sëmundjet e enëve të gjakut.

Temjani përdoret edhe për të lehtësuar stresin, tensionin, histerinë dhe depresionin. Një vaskë e mbushur me ujë duke shtuar vaj temjani, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale dhe inflamacioneve të traktit urinar, gjithashtu ndihmon edhe gjatë bronkitit, astmës, sinuseve, ftohjeve të shpeshta dhe alergjive. /Femina.al/

The post Temjani – një ilaç i fuqishëm appeared first on Femina.al.

Çfarë duhet dhe nuk duhet të bësh kur kthehesh me ish-in?

$
0
0

E di dhe e njeh kaq mirë, ndaj ndonjëherë duket kaq e thjeshtë që të biesh pre e tundimit për të qenë sërish me të. Nga ana tjetër, mund të jetë me zarar: ndjenjat e vjetra mund të jenë ende aty dhe, duke ndenjur të përqafuar për një kohë të gjatë ato mund të rizgjohen.

Çfarë duhet dhe nuk duhet të bësh kur kthehesh me ish-in?

Përveç kësaj, përse jeni ndarë? Një arsye e keni pasur. Sidoqoftë, nëse e keni ndarë mendjen dhe nuk i rezistoni dot ish-it tuaj, ja disa gjëra që duhet dhe nuk duhet t’i bëni!

Përcaktoni pritshmëritë tuaja dhe të tij/saj: Duhet të jetë thjesht një përvojë që t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga njëri-tjetri, kështu që bëjani të qartë këtë atij, e mbi të gjitha, vetes!

Kushtojini rëndësi sigurisë! Mbase njëherë e një kohë nuk përdornit prezervativ, por pasi jeni ndarë ai mund të ketë pasur përvoja me të tjera. Kështu që, për të qenë të sigurt, blindohuni!

Kujtojani vetes se përse jeni ndarë! Sepse nuk doni ta pësoni për herë të dytë! Nuk ka më kthim!

Mos bini pre e bisedave të dikurshme. Mos i shkruani rregullisht mesazhe njëri-tjetrit, dhe mos flisni në telefon, si dikur! E nëse ai përpiqet t’i krijojë përsëri këto ura, thojini se i jeni mirënjohëse për gjith’ ç’keni kaluar, por aq ishte.

Mos bëni prapë të njëjtat debate që ju kanë lodhur. Ky ‘ribashkim’ nuk shërben për të ndrequr ato që janë thyer në mënyrë të pakthyeshme. Nëse biseda i afrohet të shkuarës, me mirësjellje ndryshoni temë. Nëse ai këmbëngul, bëjani të qartë se të gjitha tashmë i takojnë të kaluarës.

Mos e zhvlerësoni veten. Mos vini në dukje ndryshimet që keni në krahasim me kur ishit bashkë; se mund të jeni shëndoshur, dobësuar apo mund t’ju jenë krijuar celulitet. Ai ju ka parë të zhveshur herën e parë, tani edhe të dytën, dhe nuk ka përse të kuptojë se çfarë mendimi keni për veten tani.

Mos flisni me të për të tjerët me të cilët ke dalë! Është tunduese; të vjen t’i tregosh për të gjithë ata që të kanë gjuajtur e me të cilët ke dalë, por askush nuk do t’ia dijë më pasi keni fjetur tashmë bashkë.

Mos prisni që ai t’ju kërkojë pas asajMund edhe të jetë i sjellshëm, dhe t’ju telefonojë për t’ju thënë se ia kaluat mirë. Por e mira është ta mblidhni mendjen: nuk ka asgjë përtej kësaj. Nuk ka përse të ketë!

The post Çfarë duhet dhe nuk duhet të bësh kur kthehesh me ish-in? appeared first on Femina.al.


Ilaç natyral kundër bronkitit, astmës dhe kollës së rënduar

$
0
0

Ju paraqesim reçetën tradicionale e cila do ta lehtësojë kollën, bronkitin dhe frymëmarjen e rënduar…

Përbërësit e nevojshëm:

  • 7 lugë mjaltë;
  • lëng prej 2 limonave;
  • 500 gram sheqer me ngjyrë kafe;
  • 500 gram qepë e kuqe;
  • 6 gota ujë

Përgatitja:

  1. Në një enë më të madhe ngrohni sheqerin ngjyrë kafe dhe pastaj shtoni qepën e prerë. Fërgoni në temperaturë të ulët disa minuta, keni kujdes të mos digjet, dhe pastaj
    shtoni ujë.
  2. Zieni në temperaturë mesatare derisa të avullohet 1/3 e ujit, e më pas enën lëreni anash derisa të ftohet pak.
  3. Përzieni lëngun e limonit me mjaltë dhe shtojeni në masën e krijuar nga pika 2 dhe përzieni mirë. Lëreni ilaçin gjatë gjithë natës, kurse në mëngjes shtrydheni atë dhe lëngun e fituar mbajeni në enë qelqi në frigorifer.

Konsumoni nga një lugë gjelle para çdo haje dhe zgjidhni problemin me kollën, bronkitin dhe frymëmarjen e rënduar./Femina.al/

The post Ilaç natyral kundër bronkitit, astmës dhe kollës së rënduar appeared first on Femina.al.

Kjo prerje flokësh do t’ju bëjë të dukeni 10 vite më të reja

$
0
0

Në rast se nuk e keni ditur, balluket bëjnë magji në reduktimin e viteve, premtojnë gjithmonë stilistët e flokëve.

Kjo prerje flokësh do t’ju bëjë të dukeni 10 vite më të reja

Gjithmonë kur dal me miket e mia kam përvoja të ndryshme nga njerëzit që më ngatërrojnë moshën, ka raste kur dalim në mbrëmje apo ahengje, kamarierët në vend që të më pyesin për ndonjë birrë apo pije alkoolike, ata më pyesin për pije të zakonshme.

Por, ja ku qëndron sekreti për balluke moderne dhe prerje flokësh që ju bëjnë të dukeni shumë më të reja:

  1. Balluket duhet të jenë të trasha. Nëse flitet në mënyrë antropologjike, flokët e trasha dhe të shëndetshme janë një shenjë e rinisë dhe pjellshmërisë. Sa më pjellore të dukeni, aq më femërore llogariteni.
  2. Nuk duhet të jenë plotësisht pa skaje (të pamprehura). “Unë e pëlqej magjinë e briskut tim”, thekson Fugate, i cili e përdor ndonjëherë për të ndryshuar gjatësinë e skajeve të ballukeve.
  3. Ata duhet të lëshohen mes vetullave dhe majat e syve tuaj. Balluket shumë të shkurtra mund të jenë të lezetshme, por ato japin një retro ndjesi…gjë që vizualisht ju bën të dukeni më të vjetër.

The post Kjo prerje flokësh do t’ju bëjë të dukeni 10 vite më të reja appeared first on Femina.al.

Lindja e një jete të re: fotografitë më të mira nga lindjet për vitin 2015

$
0
0

Çdo lindje, në vehtë fshehë bukurinë dhe peshën e saj, por tek prindërit ngjallë emocione të cilat mund të ndjehen atëherë dhe asnjëherë të përsëriten. Prandaj, gjithnjë e më shumë nëna dhe baballarë zgjedhin që këto momente ti presin me fotografi profesionale.

Asociacioni ndërkombëtar për fotografi profesionale të lindjeve çdo vit organizon garë në të cilën do të zgjidhen fotografitë të cilat në mënyrë më të mirë kanë kapur momentin magjik të lindjes së jetës së re. Fituesit zgjidhen sipas prekshmërisë, kompozimit dhe detajeve teknike.

Shikoni fotografitë e mëposhtme të cilat morën pjesë në gara për këtë vit. /Femina.al/

The post Lindja e një jete të re: fotografitë më të mira nga lindjet për vitin 2015 appeared first on Femina.al.

Horoskopi mujor për muajin Dhjetor

$
0
0

Shikoni se si do të funksionoj jeta juaj në dashuri dhe biznes, a do t’ju shërbejë shëndeti mirë, dhe se si yjet e  vlerësojnë cilësinë e jetës për shenjën tuaj të horoskopit në muajin Dhjetor.

Dashi

Horoskopi - Dashi

Puna: ndryshimet që i dëshironi gjatë kohë, së shpejti do të mund ti realizoni. Janë të nevojshme edhe disa veprime nga ana juaj që të ngriteni në karierë. Ky muaj nuk është edhe aq i volitshëm për realizimin e planeve tuaja. Mbani llogari për problemet e mundshme me dokumentacionin dhe marrëveshjet në punë. Deri më 5 dhjetor do të keni probleme të mundshme me komunikimin, nuk do ti ndëgjoni këshillat e të tjerëve si dhe në mënyrë impulsive do të jepni vendime që do ndikojnë negativisht në punën tuaj. Pas 2 dhjetorit prisni oferta më të mira për punë dhe udhëtime.

Dashuria: më në fund do të mund të jeni emocionalisht të përmbushur, çdo cast merrni komplimente, e tërhiqni vëmendjen ndaj gjinisë së kundërt kudo që ndodheni. Do të keni mundësi ti përforconi lidhjet me njerëz të cilët gjatë kohë nuk i keni takuar dhe reagimi i tyre ndaj jush do të jetë shumë i këndshëm. Gjatë kësaj periudhe do të keni pëlqim ndaj dy personave, mirëpo vëmendja e personit më të moshuar do të ju tërheqë. Nëse jeni ndarë nga lidhja, do të keni rast të ribashkoheni deri me 14 dhjetor, por sërish do keni probleme të mundshme. Personat e lirë me këtë shenjë do të kenë mundësinë ti rikthehen lidhjes së vjetër.

Shëndeti: shqetësim i madh i shoqëruar me ankth. Probleme me traktin urinar si rezultat i infeksionit bakterial si dhe probleme të vogla me të pamurit.

Demi

Horoskopi - Demi

Puna: bashkëpunëtorët presin shumë nga ju dhe keni përshtypjen se jeni rregullisht të pakënaqur. Edhe ata nuk e kanë të lehtë pasi janë nën presion të madh dhe kjo pakënaqësi në punë transmetohet tek të gjithë. Më shumë se gjithkush tjetër dëshironi ndryshime në punë. Prisni oferta më konkrete edhe atë përmes shokëve. Situata financiare është ende jostabile, mund të keni harxhime të palanifikuara dhe kjo ju shkakton stress dhe parahati. Megjithatë keni rastin të punoni punë me honorar, dhe përvishuni në punë pasi këto angazhime ju sjellin përfitime të mëdha. Ka gjasa që pas 10 dhjetorit të ndodhin ndryshime pozitive në karierë, sidomos nga bashkëpunimi me partnerë të huaj.

Dashuria: duhet të sjellni urgjentisht vendime që lidhen me jetën tuaj emocionale. Nëse jeni të martuar, largohuni nga zënkat dhe konfliktet, mos bini pre e kokëfortësisë së partnerit tuaj. Dëshironi ndryshime, lidhje dhe partner që ju plotëson boshllëkun. Nervoza dhe konfliktet e dëmtojnë atmosferën familjare. Personat e lirë me këtë shenjë do të krijojnë lidhje të re me shumë passion, gjë që do ti ndryshojë tërësisht.

Shëndeti: nuk keni kohë për gjumë, kokëdhembje të herë pas hershme, lëkundje të presionit të gjakut dhe shtrëngime në stomak.

Binjakët

Horoskopi - Binjakët

Puna: në gjysmën e dytë të dhjetorit, zgjedhni solucion më të mirë në fushën e punës sepse atëherë do të ketë oferta të reja. Është e mundshme ndërprerja me bashkëpunimin e disa personave sepse nuk dëshironi ti përmirësoni gabimet e tjerëve. Prisni shuma të mëdha të parave, ndokush do të ju kthejë borxhin e vjetër. Keni nevojë për më shumë kohë që ti realizoni synimet e juaja. Në planin afatgjatë mundi do të ju shpërblehet.

Dashuria: nuk jeni të kënaqur me jetën e dashurisë. nëse partneri nuk ndërmerr asgjë, jeni të gatshëm të bëni ndonjë vendim personal. Pas 16 dhjetorit do të keni mundësinë të kontaktoni me një person, ku biseda do të jetë shumë produktive dhe do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet që ju mundojnë.

Shëndeti: jeni të prirur për shpërqëndrim të vëmendjes. Kokëdhembje e shpeshtë, mundim, pagjumësi dhe rënie e pasqyrës së gjakut.

Gaforrja

Horoskopi - Gaforrja

Puna: më shumë do të jeni në udhëtime se sa në ambientin e punës, si rezultat i obligimeve profesionale. Bëhuni të kujdesshëm ndaj punëve të besueshme, ndokush do të ju tradhëtojë. Më në fund do ti shijoni rezultatet e mundimit tuaj, kah mesi i dhjetorit do të përforcoheni financiarisht. Deri me 17 dhjetor keni kujdes se çfarë flisni dhe çka përgjigjeni.

Dashuria: fillimi i dhjetorit ju sjell lajme të mira, por mund të mërziteni nga një person. Gjysma tjetër e muajit do të jetë më e mirë, do të njihni njerëz të rinj, do të dilni më shpesh si dhe do të shoqëroheni më shumë. Gjatë udhëtimeve në punë do të tërhiqni vëmendje ndaj gjinisë së kundërt. Nëse futeni në ndonjë lidhje serioze, kjo nuk do të ju zgjasë shumë.

Shëndeti: keni ndjeshmëri ndaj sinusëve dhe fytit. Probleme me boshtin kurrizor, keni kujdes mos i zgjatni ligamentet.

Luani

luani

Puna: jeni në periudhë stabilizuese në fushën e punës, edhepse ende ekzistojnë barrier që ju pengojnë. Komunikimi me bashkëpunëtorët është përkeqësuar, konfliktet mund të sjellin deri në probleme më të mëdha. megjithatë, mesi i dhjetorit. Planifikoni të holla apo përfitim më të madh financiar. në fillim të muajit mund të ndesheni me kolegët, gjë që sjell ndërprerjen e marrëveshjeve të punës.

Dashuria: nëse jeni në lidhje apo në martesë, do ti përkushtoheni tërësisht partnerit apo familjes. Ky është prioriteti juaj, edhepse nuk e tregoni. Personat e lirë nën këtë shenjë mund të njoftojnë njerëz interesant pe4rmes miqve, përmes kontakteve të punës etj.

Shëndeti: probleme me qarkullimin e gjakut, aritmi e përkohshme. Probleme të mundshme të stomakut.

Virgjëresha

Horoskopi - Virgjeresha

Puna: jeni shumë të ngarkuar, mirëpo qëndrimi pozitiv ju ndihmon ta tejkaloni lodhjen apo gjendjen e keqe shëndetësore. Koncentrohuni në aktivitetet tuaja, keni shumë ngarkesë të madhe dhe nuk dini kujt ti jepni prioritet. Nëse bashkëpunoni me koleg, do të keni konflikte që do të vijnë deri në prishjen e partneritetit.

Dashuria: është koha që të relaksoheni dhe të meditoni për veten tuaj. Ndokush vetëm do ta ëndërrojnë dashurinë. Idealet tuaja do të zgjidhen kah mesi i dhjetorit dhe do të keni mundësinë ti bashkoheni perosnit të dashur.

Shëndeti: mos prisni që të svmureni, mund të vini deri tek rënia e imunitetit, kontrolloni sheqerin.

Peshorja

Horoskopi - Peshorja

Puna: prisni ndodhi marramendëse dhe keni mundësi për ndryshime të mëdha në sferën e punës. Jepni vendimet deri kah mesi i dhejtorit, kur të keni mbështetjen nga bashkëpunëtorët, partnered dhe autoritetet. Nëse keni firmë private, janë të mundshme kontrolle të shumta dhe inspeksione, prandaj edhe kushtoni vëmendje dokumentacionit.

Dashuria: në rrethin shoqëror do të keni mundësinë të gjeni partnerin potencial. Edhepse nuk jeni shumë komunikativ me të panjohurit, tani ky lloj personi mund të tërheqë vëmendje. Nuk do të jeni të vetëm gjatë kësaj periudhe, ata që janë të lidhur do të kenë probleme me familjen. Bëhuni të kujdesshëm.

Shëndeti: kokëdhembje të shpeshta. Çdo lloj teprimi mund të sjell në përkeqësim shëndetësor.

Akrepi

Horoskopi - Akrepi

Puna: gjatë kohë prisni ndryshime në punë, por sërish nuk ndodhin. Fillimi i dhjetorit mund të jetë rraskapitës. Keni probleme me financat. Mund të vide deri tek konflikti me bashkëpunëtorët, do të ngarkoheni nga obligimet.

Dashuria: nuk ka iniciativë kur janë në pyetje emocionet. Nëse ndokush ju pëlqen tregoni se jeni i interesuar për të. Ndokush do të ju lëshohet nga e kalaura, mirëpo ju nuk shfaqni interes. Ata që janë në lidhje do të ballafaqohen me probleme të natyrës së ndryshme dhe përkushtimi ndaj partnerit po ju neverit. Ata që janë vetëm, kanë gjasa të takojnë partner i cili do ti tërheq në mënyrë fatale.

Shëndeti: disponimin e keni në rënie, të gjithë po ju pengojnë. Pagjumësi, kontrolloni pasqyrën e gjakut.

Shigjetari

Horoskopi - ShigjetariPuna: ndryshimi në ambientin e punës, ju ka sjell structure më të qartë. Problemet e papritura po rriten ndërsa vonesa e pages po bëhet gjithnjë e më e tmerrshme. Së shpejti do të ju happen mundësi në sferën e kontabilitetit, punë në secretariat, përpunime me reklama etj. Në vazhdim të muajit duhet të jeni shumë të kujdesshëm gjatë angazhimit tuaj.

Dashuria: a e keni kohën të kaloni në një fuhë tjetër të njoftimeve? Do të takoheni me shumë shokë dhe do njoftoheni me njerëz të kategorive të ndryshme. Nëse jeni në lidhje, pakënaqitë e shumta shpesh herë përfundojnë në konflikte. Mos tentoni të bëni compromise, prisni për ndonjë moment më të volitshëm. Dëshironi një partner ta keni përkrah vetëm për vete.

Shëndeti: balansoni ritmin tuaj dhe ëni llogari ndaj lëndimeve. Probleme me presionin e gjakut.

Bricjapi

Horoskopi - BricjapiPuna: në fillim të dhejtorit më në fund do të merrni frymë lirshëm dhe do të filloni të funksiononi mirë. Deri tani nuk ka qenë në rregull në sferën e punës, as në nënshkrimin e marrëveshjeve. Financat do të stabilizohen së shpejti dhe do të keni komunikim më të mirë me bashkëpunëtorët. Nëse dëshironi të ndërroni vendin e punës keni kujdes gjatë kësaj periudhe. Disa gjëra duhet ti përsërisni shumë herë deri sa të realizohen.

Dashuria: ka gjatë kohë që nuk po ju funskionon ana emocionale ashtu siç ju e dëshironi. Ju presin kontakte të reja dhe vardisje nga pala e kundërt, ku nuk do të dini ku të anoni. Jepni vetes hapësirë të bollshme dhe mos i injoroni emocionet. Ata që janë në lidhje do të vazhdojnë të kenë probleme, deri në situata të tensionuara. Deri në fund të maujit zbutni raportet.

Shëndeti: jeni të lodhur dhe ju duhet më shumë energji. Mos konsumoni ushqim të tepruar, zvogëloni vaktet.

Ujori

Horoskopi - UjoriPuna: mos e teproni duke filozofuar në fillim të muajit. Ndokush po ju analizon me vëmendje çdo veprim tuajin, bëhuni të sinqertë në dhënien e vendimeve, do të keni presion nga të gjtiha anët, duke filluar nga bashkëpunëtorët. Ky është një fillim i mbarë dhe prisni oferta të reja. Hyrja në partneritet me të tjerët do të jus jell vetëm telashe dhe pakënaqësi gjatë kësaj periudhe.

Dashuria: prisni ndokënd nga e kaluara që të ju afrohet në pasionin dhe emocionet tuaja. a vlen që të prisni ose jo, këtë ju më së miri e dini. Të gjithë Ujorët e zënë duhet të udhëtojnë më shpesh për ta rifreskuar lidhjen. Keni kujdes në lidhjet paralele, mund të vini deri në skandale të mëdha.

Shëndeti: janë të mundshme probleme me ushqimin dhe shtimin në peshë. Trashësia ngushton enët e gjakut, andaj bëni kujdes.

Peshqit

Horoskopi - PeshqitPuna: ju presin punë që kërkojnë angazhim më të madh dhe energji të pafund. Po, prap se prap, nuk ju vjen rëndë të punoni kur shihni se ka efekt puna që ju e doni. Mbani llogari për dokumentet, mos i humbisni gjërat me vlerë. Puna në ekip ju nevoitet më shumë se kurrë, andaj bashkëpunoni me kolegët e punës. Jeni të ngarkuar paksa, veproni në bazë të emocioneve dhe reagoni me impulsivitet.

Dashuria: nuk jeni sumë në disponim për partnerin, keni plane tjera dhe jeni shumë të lodhur. Dëshira për të ndryshuar diçka në jetë është shumë më e madhe dhe rrethanat po ju nxisin ta bëni. Ata që janë në lidhje më të gjatë do të planifikojnë bashkëjetesë, ndërsa nëse jeni person pa ndjenja dhe emocione, atëherë më mirë planifikoni ndarjen më herët. Personat e lirë mund të dashurohen fshehtazi në ndonjë lidhje, do të përjetoni të papritura dhe momente shumë të bukura.

Shëndeti: jeni shumë të ngarkuar dhe keni nevojë për pushim. Kjo periudhë ju shkakton ndryshim të vazhdueshëm të disponimit, probleme me stomakun dhe pagjumësinë.

The post Horoskopi mujor për muajin Dhjetor appeared first on Femina.al.

Si t’i pastroni enët e gjakut duke përdorë vetëm një frut?

$
0
0

Parandalimi dhe mjekimi i sëmundjeve kardiovaskulare në të ardhmen nuk do të kërkohet në kabinetet e mjeksisë por në kuzhinën tuaj.

Një studim i ri i botuar në revistën Atherosclerosis konfirmon se ekstraktet e shegës si frut mund të parandalojnë dhe/ose të ndryshojnë patologjinë primare lidhur me vdekshmërinë kardiake: trashje progresive e arterieve koronare të shkaktuara nga akumulimi i materieve yndyrore – e njohur si aterosklerozë.

Hulumtimet janë bërë në minjë të sensibilizuar gjenetikisht ndaj bllokimit të artereve ashtu që ju janë dhënë ekstrakte të shegës në ujë për 2 jave, duke filluar nga java e tretë pas lindjes së tyre.

Si t’i pastroni enët e gjakut duke përdorë vetëm një frut?

Përkundër faktit se trajtimi me shega në fakt kishte rritur nivelin e koleterolit të mirë është vërejtur zvogëlimi i pllakave aterosklerotike në aortic sinus dhe kishte zvogëluar përqindjen e bllokimit të arterieve koronare me pllaka aterosklerotike.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se trajtimi me ekstraktet e shegës është i dobishëm edhe për:

  • të zvogëluar nivelin e stressit oksidativ;
  • të zvogëluar mbledhjen e yndyrnave në muskulin e zemrës;
  • të zvogëluar nivelin e proteinës kemotaktike (protein-1) – që ka të bëj me proceset inflamatore të arterieve;
  • të zvogëluar EKG anomalitë;
  • të zvogëluar zgjerimet kardiake

Prandaj shftytëzoni sezonin e shegave dhe konsumoni ato për një shëndet më të mirë./Femina.al/

The post Si t’i pastroni enët e gjakut duke përdorë vetëm një frut? appeared first on Femina.al.

Mënyrat më të mira për të larguar mosbesimin ndaj vetes

$
0
0

Dyshimi ndaj vetvetes është një problem shumë i zakonshëm – dhe efektet janë shumë më të fshehta saqë i paramendojmë. Ky hezitim i ka penguar shumë njerëz në sjelljen e ndonjë ideje gjeniale që ndoshta do kishte mundur ta ndryshojë edhe botën. Kur ju dyshoni në vetvete, ju hezitoni duke menduar se idea juaj është e keqe, pa i dhënë shansin e ekspozimit. Pra, sit a largoni mos-besimin ndaj vetes?

Mënyrat më të mira për të larguar mosbesimin ndaj vetes

Mësoni dhe praktikoni

Një mënyrë e sigurtë për ta larguar mosbesimin ndaj vetes është të mësuarit dhe praktikuarit. Nuk ka të bëjë me ndonjë lloj mësimi formal, por thjeshtë ta rishikoni idenë tuaj disa herë dh eta shqyrtoni nga të gjitha perspektivat. Në këtë mënyrë, afërsia me idenë tuaj dhe mënyra si funksionon, mund të ju bëjë të ndjeheni më të relaksuar.

Merrni një opinion të dytë

Mosbesimi duhet të jetë një situatë e vetmuar. Nëse keni miq apo familjar që mund ti besoni, atëherë duhet ti lejoni që të bëjnë një gjë të tillë. Ndjenjat dhe kujdesi i të afërmve tuaj mund të ndikojë në ngritjen e vetëbesimit tuaj dh eta tejkaloni dyshimin ndaj vetes. Mendimi i të tjerëve është mëse i nevojshëm, por kur bëhet fjalë për vendimet, ju duhet ti bëni vetë.

Bëni një pushim

Nëse ndjenjat tuaja të mosbesimit janë në rritje, atëherë dilni në mbrëmje me shokët, apo thjeshtë bëni ndonjë qejf. Kjo mund të jetë ndonjë relaksim në kafenenë tuaj të peferuar, apo ndonjë pushim gjatë kohës së vikendit. Ndonjëherë, duke mos menduar për gjërat që ju bëjnë të ndjeheni të pasigurtë, ndikon që të gjeni më lehtë zgjidhje për to dhe ti ekzekutoni sa më shpejt që është e mundur. Kjo ndodh sepse ndonjëherë të menduarit e tepërt mund të jetë rrënja për mos besimin ndaj vetes. Sapo të fillojë paranoja, do të merrni tatëpjetën. Ja pse duhet ndonjëherë thjeshtë të pushoni dhe mos preokupoheni shumë.

Ruani qetësinë

Gjëja e fundit që duhet të bëni për mposhtjen e mosbesimit dhe ndonjë panikë të pakontrolluar, është të ruani qetësinë. Vetëm kujtoni këshillat e mësipërme dhe nëse nuk keni sukses, thjeshtë buzqeshni dhe lëreni mënjanë ankthin – kujtoni ndonjë storje interesante që ju bën të qeshni me lot.

The post Mënyrat më të mira për të larguar mosbesimin ndaj vetes appeared first on Femina.al.

Yndyrat e mira dhe të këqija

$
0
0

Trupi ka nevojë për disa lloje të yndyrave për ndërtimin e membranave qelizore, funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe absorbimin më të mirë të vitaminave të ndryshme, si D dhe K. Jo të gjitha yndyrat janë të shëndetshme. Disa yndyra në sasi të gabuara mund ta dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Yndyrat e mira dhe të këqija

Yndyrat ushqimore klasifikohen në këto tri kategori:

Yndyrat e ngopura
Ushqimet me origjinë shtazore janë burimi kryesor i këtyre yndyrave, ndërsa shumicën do t’i gjeni në mish, produkte të qumështit me yndyrë dhe, në sasi të moderuar, në vezë dhe shpezë. Disa vajra bimore, si vaji i palmës, gjithashtu përmbajnë yndyra të ngopura.

Ato janë të nevojshme për ta ruajtur shëndetin e organizmit, por në sasi të vogla. Më pak se 10 për qind e konsumit të përgjithshëm të kalorive duhet të vijë nga yndyrat e ngopura, dhe atë nëpërmjet produkteve të përpunuara të qumështit. Për personat të cilët konsumojnë 2.000 kalori në ditë, konsumi maksimal i yndyrave të ngopura është 20 gramë.

Yndyrat e pangopura
Këto yndyra të mira janë ato që më së shumti duhet konsumuar. Ka dy lloje të yndyrave të pangopura: poli-të-pangopura dhe mono-të-pangopura.
Lajthitë, bajamet, farat e susamit dhe farat e kungullit, vaji i ullirit, vaji i kikirikut dhe kanola janë burimet më të mira të yndyrave mono-të-pangopura. Peshku, farat e lirit, vaji i lirit, vaji i sojës dhe lulediellit janë burimet më të mira të yndyrave poli-të-pangopura.

Acidet yndyrore omega 3 u përkasin yndyrave poli-të-pangopura, ndërsa shumicën prej tyre do t’i gjeni në peshkun si salmoni dhe sardelet, si dhe ushqimet me origjinë bimore (vaji i sojës dhe vaji i kanolës, arrat dhe farat e lirit).

Trans-yndyrat
Këto janë yndyrat të cilat sigurisht ju tërheqin më së shumti, por edhe janë më të dëmshmet. Shumica e trans-yndyrave janë në gjendje të lëngshme në temperaturë dhome, dhe për të qenë dhe për të mbetur në një gjendje të tillë, prodhuesit në to shtojnë hidrogjen. Niveli më i lartë i trans-yndyrave gjendet në produktet e brumërave, produktet me origjinë shtazore dhe në margarinë.

Efekti i yndyrave të pashëndetshme
Konsumi i ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura (mishi i viçit, majoneza, produktet e qumështit me yndyrë të plotë) në trupin tuaj ndikojnë në këto mënyra:

  • Rritet niveli i triglicerideve, dhe në këtë mënyrë edhe rreziku i presionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës;
  • Bllokimi i enëve të gjakut;
  • Nivelet e larta të shtypjes së gjakut;
  • Nivelet e larta të kolesterinës së keqe (LDL).

Edhe pse trans-yndyrat vijnë kryesisht nga ushqimet me prejardhje bimore, në shëndet ato veprojnë më keq krahasuar me yndyrat e ngopura. Për këtë arsye, shumë restorante më nuk përdorin trans-yndyra dhe çdo produkt në treg duhet ta ketë të shënuar në etiketë edhe përqindjen e trans-yndyrave.

Efekti i mirë i yndyrave
Me rritjen e konsumit të yndyrave të pangopura, ulet niveli i kolesterinës së keqe (LDL) dhe trigliceriteve, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimet kanë treguar se zëvendësimi i karbohidrateve të dëmshme (buka e bardhë dhe orizi i bardhë) me ushqime të pasura me yndyra të pangopura ul nivelin e kolesterinës së keqe (LDL) dhe njëkohësisht rrit nivelet e kolesterinës së mirë (HDL). Yndyrat e pangopura do të:

  • rregullojnë nivelin e presionit të gjakut,
  • ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës,
  • rregullojnë nivelin e lipideve.

The post Yndyrat e mira dhe të këqija appeared first on Femina.al.


Tregoni se ku ju pengon dhjami, ne ju tregojmë si ta zhdukni atë

$
0
0

Në kundërshtim me mendimin popullor, trashje vjen në forma të ndryshme, dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Pavarësisht nga forma që vjen , obeziteti është një problem i madh dhe në rritje. Rreziqet shëndetësore që lidhen me trashje rezikojnë shumë sëmundje si ajo e  Diabetit tipit të 2 , sëmundjeve të zemrës, kancerit, goditjes, dhe shpesh një mori çështjesh të përbashkëta. Ia vlen të fillohet një luftë ku obeziteti është i përfshirë.

Egzistojnë 6 lloje të obezitetit(trashjes) të cilat janë identifikuar nga personat që përkujdesen për trupin.

Tregoni se ku ju pengon dhjami, ne ju tregojmë si ta zhdukni atë

Nëse fillloni të kujdeseni për trashësin tuaj ajo do t’ju ndihmojë të shihni se qfar jete keni pasur pasi të  tejkaloni ate.

1.Obeziteti në ushqim.

Posaqërisht i pranishëm në perëndim, obeziteti në ushqim vjen nga haja e tepërt, dhe ushqimet me shumë sheqer. Meny më të vogla, reduktimi i sheqerit, dhe ushtrime të regullta mund që ta regulloj dhe ta mbaj nën kontroll hajen e tepërt.

2.Obeziteti  në stomak të nevrikosur

Depresioni, stresi dhe ankthi mund të udhëheqin obezitetin shumë mire. Ata të cilat vuajn nga obeziteti në stomak të nevrikosur  shpesh  përfundojn me operacion hirurgjike për të zvogëluar stomakun, prandaj reduktimi i ëmbëlsirave dhe adresimi i stresit në një pjesë tjetër si p.sh aktivitetit sportiv ose shëtitjes në natyrë dhe të ngjajshme do të ndihmojnë.

3.Obeziteti Gluten

Ky llojë i trashësisë ndodh më së shpeshti tek fëmijët dhe gratë gjatë procesit të menopauzës- këta janë ndryshime të mëdha hormonale – kjo llojë trashësie  më së miri largohet duke i ikur pirjes së duhanit, alkoholit , dhe uljeve të gjata në një periudh kohore.

4.Obeziteti Metabolik

Aterogjenik Dukja e barkut si “Top lufte” njerëzit me këtë problem shumicën e dhjamit e mbajnë në mes.Kjo llojë trashje shpesh shkaktom probleme me frymëmarje.Konsumimi I alkoholit duhet të reduktohet për tu marrë me këtë llojë trashje.

5.Trashje për shkak të qarkullimit venoz

Kjo lloj e trashjes ka tendencë të jetë e trashëguar dhe zakonisht ndodh në njerëz me këmbët fryrë apo gratë shtatzëna. Vrapimi apo ngjitje nëpër shkallë ndihmon për trashjen venoze të  qarkullimit.

 6.Obeziteti nga joaktiviteti

Trashja nga joaktiviteti prekë pjesë të trupit të cilat në të kaluarën kanë qenë aktive, si p.sh kur ndalon fitnesin. Haja e ushqimit  në intervale të caktuara mund të ndihmoj në luftën ndaj obezitetit duke shpejtuar metabolizmin.

Mesazhi i kësaj është që të jemi aktiv të menjanojmë sheqerin, alkoholin dhe gjërat të cilat kontribojnë në destabilizimin e organizmit tuaj.

The post Tregoni se ku ju pengon dhjami, ne ju tregojmë si ta zhdukni atë appeared first on Femina.al.

Lindje natyrale apo me prerje cezariane?

$
0
0

Çdo ditë e më shumë shtatëzënat lindin me prerje cezariane që ti shmangin dhembjet. Megjithëse, mjekët rekomandojnë që më së miri është të bëhet lindja natyrale, nëse kjo është e mundur.

Lindje natyrale apo me prerje cezariane?

Në 15 vitet e fundit shumë e më shumë shtatëzena vendosin për lindje me prerje cezariane vetëm që ti shmangen dhembjeve dhe lodhjes që ndjekin lindjet natyrale. Shumica e tyre i frikësohen komplikimeve siç ështe plasja e ujërave, ngatëresat e foshnjes me kordonin, dhembjet shumë orëshe, përderisa të tjerat besojnë që lindja me operim është më pak traumatike për foshnjen.

Më e mira është lindja natyrale

Megjithatë, para se gjithash, gjinekologët pajtohen që gratë më së miri është që të lindin në mënyrë vaginale se sa me “prerje cezariane sipas porosisë”. Ata theksojnë që intervenimin kirurgjik duhet shmangur, vetëm nëse egzistojnë arsye të forta mjekësore siç është shtatëzania me binjakë, dallimi në mes të madhësisë së foshnjes dhe qafës së mitrës edhe në rastet kur foshnja duhet të dalë me bythë në vend se me kokë.

Akusheri do të vendos për prerjen cezariane kur të kuptojë nëse ritmi i zemrës nuk është i drejtë, mungesën e oksigjenit tek foshnja… Në indikacione bën pjesë edhe frika patologjike nga dhembja, sepse shtatëzëna nuk ndjek udhëzimet, rrënon procesin natyral të lindjes, gjë që mund të përfundojë keq.

Komplikimet janë të shpeshta

Dhembjet intensive pas prerjes cezariane zgjasin dy-tre ditë, si edhe marramendja nga anestezioni. Nëna e re duhet të jetë nën mbikqyrjen e mjekut dhe ti kontrollohet shtypja gjakut dhe pulsi zemrës. Foshnjen zakonisht e bien tek nëna mbas 25 orëve.

Në spital qëndrohet për 5 ditë më së paku pas prerjes cezariane, ndërsa penjtë hiqen mbas 10 ditësh që nga operimi. Në komplikimet më të shpeshta bëjnë pjesë gjakderdhja, temperatura e lartë, infeksionet e mitrës dhe të traktit urinar, problemet me frymëmarje dhe mos funksionimi si duhet i zorrëve.

Përvoja të ndryshme

Pas operimit me prerje cezariane shumë gra, njëkohësisht ndihen të lumtura që janë bërë nëna, zhgënjehen që nuk kanë marrë pjesë në lindje të fëmiut dhe acarohen nga dhembjet veçanërisht shumë të mëdha. Disa janë të lumtura që më në fund përfundoi, ndërsa të tjerat të hutuara sepse nuk ndjejnë afërsi me foshnjen. Nëse jeni në dilemë, flisni me mjekun tuaj dhe i tregoni për dilemat dhe frikën tuaj.

Mos harroni faktin që nuk egzistojnë dy lindje të njejta, madje edhe gratë që kanë lindur në mënyrë natyrale dhe me prerje cezariane kanë mendime të ndryshme në lidhje me atë se cila përvoje i është dukur më e lehtë. Disa do të provonin prap me prerje ndërsa të tjerat asesi nuk do ta riprovonin dhembjen nga prerja cezariane e cila mund të zgjat madje edhe me javë të tëra.

Arsyet kundër lindjes me operim

  • Probleme të shpeshta me frymëmarrjen tek foshnjat e lindura me prerje cezariane
  • Foshnjat e lindura me prerje cezariane për shkak të anestezionit që përdoret gjatë operimit adaptohen më ngadalë
  • Rreziku i madh nga krijimi i trombozës
  • Probleme laktike nga ndikimi i gjatë i anestezionit
  • Gjidhënja e vështirë dhe krijimi i kontaktit të parë me foshnjen
  • Shërimi zgjat më shumë se sa nga lindja natyrale
  • Nuk është zgjedhje e duhur nëse dëshironi shumë fëmijë, sepse secila prerje cezariane paraqet rrezik për shëndetin e nënës

The post Lindje natyrale apo me prerje cezariane? appeared first on Femina.al.

Avokado, fruti i shëndetit

$
0
0

Traditë e Amerikës së Jugut, ky frut tashmë ka pushtuar supermarketet e gjithë botës. Përpos shijes, që pasuron shumë menu (që nga sallata me pulë, deri tek tosti me proshutë dhe domate) ka shumë përfitime për organizmin. Cilat?

Mes të tjerave ngadalëson plakjen, ul kolesterolin dhe i shërben zemrës së shëndetshme. Parandalon Alzaimerin, ndihmon shërimin e depresioneve, ka fuqi anti grip dhe është e shkëlqyer për flokët e thatë.

Avokado, fruti i shëndetitAvokadot janë plot me magnez dhe kalium, të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut. Përsa i përket magnezit, përmban më shumë se sa 20 tipe të tjera frutash, përfshirë bananen, kivin dhe luleshtrydhet.

Ka plot 10 gramë fibra në një avokado të përmasave mesatare.

Yndyrnat e mira të avokados ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë karotenoidet dhe të tresë yndyrnat e këqija. Një shembull? Kur avokado përfshihet në sallatë, përthithja e beta-karrotenës së karrotës rritet afërsisht 14 herë, ndërsa ajo e alfa-karrotenës në sallatë rritet më shumë se katër herë.

Avokado nuk është vetëm ushqim. Një avokado mund të jetë një hidratues i shkëlqyer, kuron të djegurat duke parandaluar irritimin e lëkurës, dhe deri në ngadalëismin dhe eleminimin e rrudhave. Maska perfekte? Përzieni mjalt, kos dhe një avokado e pastaj vendoseni në fytyrë.

Nëse e hapni dhe e mbani në frigorifer, oksigjeni mund ta transformojë në ngjyrë kafe. Për të evituar këtë gjë, sekrtei është ti vendosësh sipër pak gëlqere dhe lëng limoni, që ngadalëson oksidimin.

Vitaminat e avokados

Është plot me vitamina, në veçanti përmban shumë A dhe D. E dhe K dhe ato të grupit B. Për çdo 100 gramë produkti 19% janë yndyrna, 7% sheqerna  dhe 2% proteina. Ka shumë të mira përsa i përket energjisë. Përmban 230 kalori për çdo 100 gramë tul.

Të mirat kryesore të avokados vijnë nga fakti që është e pasur me acid yndyror lioleik dhe omega 3. Bëhet fjalë për yndyrnat e mira, që  ndihmojnë në tretjen e kolesterolit.

Avokado ngadalëson plakjen e qelizave. Mes antioksidantëve është vitamina A dhe vitamina E. Për presencën e tyre, avokado hyn mes ushqimeve më të mira antitumorale.

Duke qenë e pasur më vitaminë D, ndihmon në tretjen e kalçiumit, duke reaguar ndaj osteoperozës dhe artritit. Njihet më së miri fuqia e avokados për gjendjet e të ftohtit dhe gripit.

The post Avokado, fruti i shëndetit appeared first on Femina.al.

Sodabikarboni dhe mrekullia e saj

$
0
0

Nëse kemi një shqetësim, apo thjesht duam të trajtojmë veten tonë, mundohemi ta gjejmë zgjidhjen gjithnjë tek produktet kozmetike apo farmaceutike. Nuk e dimë që produktet tona ushqimore mbartin të gjithë “vlerat ushqyese” për lëkurën tonë, e jo vetëm. Njëra prej tyre është dhe soda e bukës. E përdornit vetëm për gatim, por pasi të lexoni dobitë e saj përdorimi i saj do të jetë më i gjerë.

Për të pasur lëkurë të butë

Kur bëni dush për të pasur një lëkurë që shkëlqen, hidhni në vaskën e mbushur me ujë sode dhe më pas lahuni në të. Kur të dilni do e ndjeni që lëkura juaj është më e butë dhe ju do ndjeheni më të relaksuar.

Për këmbët

Soda lufton kallot, zbut lëkurën, largon të kruarat dhe i çlodh. Receta është shumë e thjeshtë: hedhim pak sodë në një legen me ujë të ngrohtë dhe i mbajmë brenda për 10-15 minuta. Do e shihni që nuk do i ndjeni më të rënda dhe të lodhura.

Për fytyrën

Mos i besoni kur ju thonë se soda nuk i bën mirë fytyrës, përkundrazi ajo e bën atë më të butë dhe e hidraton. Përziejmë pak sode me ujë dhe e përhapim me mollëzat e gishtave në fytyrë duke e fërkuar dalëngadalë. Më pas e shpëlajmë me ujë të ngrohtë.

Për kujdesin e gojës

Soda është një produkt shumë i mirë edhe për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve tanë. Ajo parandalon shfaqjen e gurzave dhe kariesit si dhe i bën dhembet më të bardhë. Mbushim një gotë me ujë dhe hedhim në të pak sodë. Më pas bëjmë gargarë dhe e shpëlajmë gojën me ujë të pastër.Për dhëmbët mund të hedhim sodë në furçë dhe t’i lajmë.Njollat do te ikin dhe ata do shkëlqejnë më shumë. Kujdes! Mos e përdorni shpesh sepse mund të këtë efekte tek zmalti i dhëmbëve.

Për flokë të shëndetshëm

Soda e bukës nuk lejon formimin e zbokthit. Duhet hedhur pak sodë tek shampoja juaj e zakonshme dhe do e shihni ndryshimin.

The post Sodabikarboni dhe mrekullia e saj appeared first on Femina.al.

Bajadera të bardha

$
0
0

Një recetë tepër e thjeshtë dhe e shpejtë. Mësojeni dhe kënaquni me shijen e saj të ëmbël.

Përbërësit:

200 gr sheqer
1 filxhan i vogël kafeje ujë
250 gr margarin
300 gr biskota
25 gr qumësht pluhur
150 gr çokollatë e bardhë për glazurë

Përgatitja:

Vlojmë ujin me sheqer 2-3 minuta. E largojmë nga zjarri dhe i shtojmë margarinën. Përzihet derisa të shkrihet, pastaj shtohen biskotat e copëtuara (jo të bluara) dhe qumështi pluhur. Përziehet mirë. E vendosim në një tepsi katrore. E rrafshojmë dhe e lyejmë me çokollatën e shkrirë me 2 lugë vaj.

The post Bajadera të bardha appeared first on Femina.al.

Viewing all 2267 articles
Browse latest View live