Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all 2267 articles
Browse latest View live

VIDEO: Ja si e transformojnë kirurgët një penis në vaginë

$
0
0

Kjo video e postuar nga Shoqata Evropiane e Urologëve tregon se si bëhet një ndryshim gjinie nga mashkull në femër.

Video e animuar tregon se si penisi dhe testikujt përdoren për të krijuar një vaginë, të plotë me gjithë klitor, çka mundëson orgazmat.

Për shkak se kjo është një procedurë që nuk kthehet mbrapsht, pacienti duhet të jetë plotësisht i sigurt nëse do t’i nënshtrohet.

Pacientët i nënshtrohen dy aprovimeve psikologjike përpara operacionit.

Ata duhet të kenë jetuar si femër për të paktën 18 muaj, të kenë bërë terapi hormonesh për 12 muaj dhe të kenë ndryshuar emrin.

Video nis duke treguar se si një kateter e than urinën dhe mbledh lëngjet.

Mjekët më pas bëjnë një të çarë dhe heqin testikujt.

Më pas penisi përdoret për të krijuar kanalin vaginal.

Kurse klitori formohet duke bërë një prerje të kokës së penisit, ku janë edhe indet më të ndjeshme.

Klitori ngjitet më pas në vaginë.

The post VIDEO: Ja si e transformojnë kirurgët një penis në vaginë appeared first on Femina.al.


Këto janë dy ngjyrat e 2016-tës

$
0
0

Autoriteti i ngjyrës Pantone ka prezantuar ngjyrat e vitit 2016. Për herë të parë në histori, sipas vendimit 2016-ta do të vijë me dy ngjyra. Ngjyrat janë rozë kuarc dhe blu e zbehtë.

Këto janë dy ngjyrat e 2016-tës

Ky tonalitet i theksuar, por në të njëjtën kohë dhe shumë elegant, ka një bukuri universale dhe përshtatet lehtësisht në botën e modës, por edhe në dizajn.

Të dyja ngjyra të qeta që mirëpriten psikologjikisht në stresin e jetës moderne, duke ngjallur siguri dhe qëndrueshmëri.

Këto janë dy ngjyrat e 2016-tës Këto janë dy ngjyrat e 2016-tës

 

The post Këto janë dy ngjyrat e 2016-tës appeared first on Femina.al.

Reçetë e thjesht për menjanimin e dhimbjeve të qafës dhe shpinës

$
0
0

Ata të cilët vuajn shpesh nga dhimbjet në qafë dhe shpinë mirë e dinë se sa është e vështirë dhe shqetësuese.Për fat egziston nje reçetë e provuar, e lirë dhe e thjeshtë, e cila do ti regullojë nyet dhe do t’ju mbajë në kondicion të mirë,ndërsa në të njejtën kohë do t’ju ndihmojë që të çliroheni nga dhimbjet e shpinës.

Bleni 150 gr zhelatinë për ushqim(kujdes nga përmbajtja e zhelatinës për ata të cilët nuk konsumojnë produkte të derrit ).Kjo dozë do të jetë e mjaftueshme për një muaj.Para se të fleni, vendosni 2 lugë të kafes zhelatinë, 1/3 uj të ftohtë, përzieni deri sa ta mer uji dhe lëreni tërë natën.Deri në mëngjes uji do të shëndrohet në zhele.Hajeni ate në esëll.Nuk do ta prishini efektin nëse e përzieni ate me lëng ose jogurt ose nëse i shtoni pak sheqer apo mjalt.

Ata të cilat e kanë provuar këtë reçet thonë se për 1 jave kanë pasur efekte befasuese nga ky ilaç dhe dhimbjet janë zhdukur krejtësisht.Ju përdoreni ate 1 muaj,ndërsa pastaj bëni pauz 6 muaj dhe vazhdojeni procesin përsëri.

Në këtë mënyrë do ti lubrifikoni të gjitha nyjet.

The post Reçetë e thjesht për menjanimin e dhimbjeve të qafës dhe shpinës appeared first on Femina.al.

Veza e zier lufton inflamacionin e sinuseve

$
0
0

Inflamacioni i sinuseve zakonisht ndodh për shkak të të ftohtit, por edhe si rezultat i luhatjeve të temperaturave ditore. Ajo nuk duhet të merret si gjë e zakonshme, pasi lehtë mund të zhvillohet në një sëmundje kronike, kështu që është e detyrueshme që të konsultoheni me mjekun.

Por ndërsa ende nuk keni shkuar për një vizitë te mjeku, apo medikamentet e marra nuk e kanë dhënë akoma efektin e tyre, ju mund të lehtësoni problemet me metoda alternative të trajtimit.

Çdo gjë që ju duhet janë vezë të ziera dhe një peshqir. Vezët e sapoziera mbulojni me peshqir dhe pastaj i vendosni në ballë, në mes të syve. Sa më shumë të jenë vezët e ngrohta, aq më i mirë do të jetë efekti.

Mbani vezët në ballë derisa të ftohen plotësisht. Përsëriteni procesin derisa dhimbja të zhduket.

The post Veza e zier lufton inflamacionin e sinuseve appeared first on Femina.al.

Petulla të shpejta

$
0
0

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë. Mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.

Përbërësit për Petulla të shpejta

200 gr miell

300 ml ujë i ngrohtë

vaj për skuqje

2 veze

pak kripe

Përgatitja e petullave

Në një enë qelqi, sitim me kujdes miellin. Ky proces është i rëndësishëm pasi eviton krijimin e kokrrizave. Hedhim kripen dhe e përziejmë pak. Me pas, hedhim dhe dy vezët dhe i trazojmë me kujdes.

Ne hapim tjetër hedhim ujin, i cili duhet te jete i vakët. E trazojmë mire brumin e krijuar derisa te arrijme një mase te njëtrajtshme e pa kokrriza.
Vendosim ne zjarr tiganin ku kemi hedhur vaj për skuqje. Pasi është nxehur, hedhim me kujdes me lugë pjese nga masa e brumit.

Mund te jete e nevojshme ti kthejmë petullat. Pasi janë skuqur nga të dyja anët, i heqim nga zjarri.

Shtojmë mjaltë sipas dëshirës dhe pak kanelle pluhur.

The post Petulla të shpejta appeared first on Femina.al.

Biskota me mjaltë

$
0
0

Biskota me mjaltë janë ideale për mëngjesin të shoqëruara me një gotë qumësht. Këto biskota mund ti përgatisim më parë dhe i ruajmë në një vazo qelqi. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe shumë të shijshme.

Përbërësit për Biskota me mjaltë

300 gr miell

80 ml kos i bardhe

100 gr mjaltë

2 veze

80 gr gjalpë i shkrirë

maja pluhur për ëmbëlsira

Për lyerje

1 të verdhe vez

Përgatitja e biskotave

Ne një ene, përziejmë miellin se bashku me majanë pluhur. Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë së bashku me dy vezët.

I përziere se bashku në brendësi të enës derisa të arrijmë një masë homogjene. Më pas brumin e mbështjellim me qeske kuzhine dhe e leme te pushoi për 30 minuta.

Pasi brumi ka pushuar, e ndajmë ne dy pjese dhe gjysmën e mbështjellim përsëri me qeske dhe me okllahi (pec) e hapim ne petë me trashësi rreth 5 milimetra.
Me ndihmën e formave e presim brumin dhe e vendosim ne tave, ku kemi shtruar letër kuzhine.

Pasi kemi prerë të gjitha biskotat, dhe i kemi shtruar në tave, rrahim një të verdhë veze dhe me ndihmën e një furçe kuzhine i lyejmë me kujdes në sipërfaqe.

Biskotat me mjaltë i pjekim ne furë të nxehur me parë në temperaturën 180°C për 20 minuta.

Biskotat janë gati për tu shërbyer, ideale të shoqëruara me një gotë qumësht.

The post Biskota me mjaltë appeared first on Femina.al.

Hallvë fshati – Ëmbëlsirë

$
0
0

Kjo hallvë është një pjatë e ‘varfër’ dhe e thjeshtë. Këtë recetë na e gatuante gjyshja kur nuk kishte shumë përbërës në dispozicion. Një ëmbëlsire e thjeshtë dhe e mirë sidomos ne ato raste kur keni pak kohe ne dispozicion për te gatuar!

Përbërësit për Hallvë fshati – Ëmbëlsirë

Për 4 persona

  • 300 gr miell
  • 600 ml litër ujë
  • 100 gr sheqer
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri (ose gjalpë të shkrire)

Përgatitja e hallvës

Në një tigan hedhim vajin ose gjalpin, e lemë sa të ngrohet pastaj hedhim miellin.
E kaverdisim me lugë druri derisa të zverdhet. Duhet të kemi kujdes që të mos digjet. Hedhim ujin e ftohtë ngadalë e duke e trazuar mirë miellin që të mos bëhet kokrriza.

Hedhim sheqerin, e përziejmë pak. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë për 5 minuta me zjarr të ngadaltë.
E fikim dhe pasi është ftohur, e servirim më pas në pjata.

The post Hallvë fshati – Ëmbëlsirë appeared first on Femina.al.

Ëmbëlsirë me biskota dhe banane

$
0
0

Një nga ëmbëlsirat më të kërkuar në faqen tonë në Facebook. Me pak përbërës në pak kohë ju mund të përgatisni këtë ëmbëlsirë me biskota dhe banane.

Përbërësit për Ëmbëlsirë me biskota dhe banane

  • 400 gr biskota;
  • 250 ml qumësht;
  • 300 ml pana;
  • 2 banane;
  • 200 gr çokollate

Përgatitja e ëmbëlsirës

Në fillim fillojmë rrahim panën me mikser kuzhine. Më pas marrim biskotat të cilat duhet të jenë në formë katrore. I regjim pak me qumësht dhe me pas vendosim një shtresë në tavë.
Sipër biskotave hedhim një shtresë nga pana që rrahëm. Presim bananet dhe vendosim një shtresë sipër.

Pasi kemi kompletuar shtresën e parë vazhdojmë përsëri duke shtruar biskota të regjur në qumësht.
Një shtresë tjetër pana dhe banane. Gjithashtu mund të hidhni dhe disa copëza çokollate.

Vazhdojmë kështu dhe për dy shtresa të tjera. Në fund hedhim dhe disa copëza çokollate sipër dhe ëmbëlsirën e vendosim në frigorifer për disa orë.

Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë.

The post Ëmbëlsirë me biskota dhe banane appeared first on Femina.al.


Ka 4 llojet e çifteve – Ja cili çift zgjat më së shumti

$
0
0

Përgatituni që të ndjeheni të vetkënaqur apo nervozë: studimi i ri tregon se ekziston një lloj i çiftit që ka më shumë gjasa për të qëndruar së bashku se tri llojet tjera të çifteve, raporton Independent.Ka 4 llojet e çifteve – Ja cili çift zgjat më së shumti

Hulumtuesi Brian Ogolsky nga Universiteti Illinois ka përcjellur marrëdhëniet e 376 çifteve të pamartuara në të njëzetat e tyre, dhe është fokusuar në çiftin si një njësi, për dallim nga hulumtuesit tjerë që kanë vepruar në mënyrë tipike, që është përqëndrimi në komponentat individuale të lidhjes. Hulumtimi ka ndjekur interesin e çifteve që janë të interesuar për tu martuar në periudhë prej nëntë muajve, gjë që ndryshon si rezultat i zënkave aktuale që ka çifti për dallime të caktuara personale.

Në përgjithësi, Ogolsky thotë se katër llojet e marrëdhënieve të njerëzve mund të kategorizohen në: dramatike, konfliktuoze, përfshierje shoqërore dhe përkushtim ndaj partnerit.

Çiftet dramatike (çiftet që kalojnë më pak kohë së bashku dhe kanë ulje – ngritje në lidhje) përbëjnë përqindjen më të madhe të hulumtimit, rreth 34%. Çiftet me fokusim apo përkushtim ndaj partnerit (çiftet që vlerësojnë partnerin e tyre mbi gjithçka dhe kalojnë një pjesë të madhe të kohës së bashku) përbëjnë përqindjen e dytë më të madhe me 30%. Çiftet me përfshierje shoqërore (të cilët ndërveprojnë vazhdimisht së bashku në mediat sociale) përbëjnë rreth 19% të çifteve, si dhe çiftet konfliktuoze (çiftet që luftojnë dhe argumentojnë më së shumti por kanë lidhje më të qëndrueshme se çiftet dramatike) përbëjnë 12%.

Në fund të muajit të nëntë, ata gjeten se çiftet dramatike kishin më shumë gjasa për tu ndarë, çiftet që bashkvepronin në mediat sociale nuk kishin interes të shfaqur për tu martuar me kalimin e kohës, përkushtim shihej në çiftet që ishin të kapluar nga konfliktet dhe në fund, çiftet që kishin përkushtim ndaj partnerëve të tyre kishin mundësinë më të lartë për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme si të martuar.

Pra, urime për juve që jeni në kategorinë e çifteve të përkushtuar ndaj partnerit, jeni duke vepruar në mënyrë të drejtë!

The post Ka 4 llojet e çifteve – Ja cili çift zgjat më së shumti appeared first on Femina.al.

6 ushtrime për vithe të forta dhe të ngritura nga ylli i fitnesit – Amanda Lee

$
0
0

Njihuni me Amanda Lee, e apasionuar pas fitnesit dhe instruktore e pilates, me 2 milion ndjekës në Instagram. 29-vjeçarja për kohë të shkurtë u bë senzacion i vërtetë në rrjetin e njohur social.

Amanda asnjëherë nuk kishte pasur një “fit” trup. Si adoleshente ajo ishte e dobët dhe kishte vetëm 44 kilogram. Duke dashur ta ndryshojë figurën e saj, Amanda Lee kishte filluar me stërvitje dhe ushqim të shëndetshëm. Sot, ajo është një fitnes idol i mijëra femrave mbarë botës.

Nuk ka asgjë të keqe në atë të jesh e dobët, por unë nuk ndjehesha mirë. Nuk kisha të dashur deri në moshën 21 vjeçare. Stërvitjet më kanë ndryshuar jetën dhe vetëbesimin – thotë Amanda Lee.

Disa nga fotografitë e Amanda Lee.

Shumëllojshmëria është shumë me rëndësi kur bëni stërvitje të rregullta. Mundohuni ta ndryshoni rutinën çdo herë kur bëni ushtrime – këshillon Amanda.

Në vijim ju paraqesim 6 ushtrimet e rekomanduara nga Amanda, për vithe të forta dhe të ngritura./Femina.al/

Ushtrimi 1

25 përsëritje nga të dy anët.

Ushtrime për vithe të forta dhe të ngritura

Ushtrimi 2

Gjithashtu 25 përsëritje.

Ushtrime për vithe të forta dhe të ngritura

Ushtrimi 3

25 përsëritje.

Ushtrime për vithe të forta dhe të ngritura

Ushtrimi 4

25 përsëritje nga të dy anët.

Ushtrime për vithe të forta dhe të ngritura

Ushtrimi 5

25 përsëritje nga të dy anët.

Ushtrime për vithe të forta dhe të ngritura

Ushtrimi 6

25 përsëritje nga të dy anët. Në përsëritjen e fundit, pulsoni 15 herë.

Ushtrime për vithe të forta dhe të ngritura

 

 

The post 6 ushtrime për vithe të forta dhe të ngritura nga ylli i fitnesit – Amanda Lee appeared first on Femina.al.

Tortë e thjeshtë me mollë

$
0
0

Torta me mollë është një nga ato tortat që nuk mund ti rezistosh dot. Kjo është një recetë shumë e shpejtë dhe e thjeshtë dhe në pak kohë do të kënaqeni me shijen e kësaj ëmbëlsire.

Përbërësit për Tortë e thjeshtë me mollë

3 kokrra mollë

5 vezë

400 g miell

300 g sheqer

150 ml vaj kikiriku

200 ml qumësht

1 pako maja për ëmbëlsira

1 lugë sheqer ngjyrë kafeje

pak lëng limoni

pak sheqer pluhur

Përgatitja e tortës me Mollë

Si fillim qërojmë mollët dhe i ndajmë në feta të vogla.
(Nëse keni një robot elektrik mund ti hidhni të gjithë përbërësit në të me radhë në të dhe e përzieni për disa minuta derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë.)

Marrim një enë qelqi ku hedhim fillimisht vezët me sheqerin dhe i rrahim mirë me rrahësin elektrik ose me rrahëse vezësh. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin e situr mirë e të përzier me majanë. Njëkohësisht me miellin shtojmë edhe vajin duke e alternuar. E trazojmë ngadalë dhe shtojmë pak nga pak qumështin. Nëse e shohim që masa është shumë e thatë mund të shtojmë pak qumësht më tepër dhe anasjelltas, nëse shohim që masa është e shumë qullët shtojmë pak miell. Përziejmë përbërësit mirë derisa të arrijmë një masë homogjene.

Marrim formën dhe e lyejmë me pak gjalpë e miell që të mos ngjit dhe hedhim në të masën e përgatitur.
Sipër i shtojmë fetat e mollës të cilat në fund i spërkatim me pak sheqer ngjyrë kafeje.

Vendosim tavën në furrë dhe e lemë të piqet përreth 30-40 minuta.

Heqim tortën nga furra dhe e lemë të ftohet më pas e vendosim në një pjatancë dhe e spërkasin me sheqer pluhur.
Presin ëmbëlsirën në copa dhe e shërbejmë në pjata e mund ta shoqërojmë edhe me pak pana të rrahur.

The post Tortë e thjeshtë me mollë appeared first on Femina.al.

Gjithçka që duhet të dini për zonat erogjene të meshkujve dhe femrave

$
0
0

Përderisa gjenitalet janë të njohura si vende të kënaqësisë seksuale, zona tjera të trupit të njeriut kanë përqëndrim të lartë të mbaresave nervore, kështuqë janë veçanërisht të ndjeshme në prekje, presion apo vibrim. Këto të ashtuquajtura “zona erogjene” mund të kontribuojnë në nxitjen seksuale.

Gjithçka që duhet të dini për zonat erogjene të meshkujve dhe femrave

Sipas Monica Geller, ekzistojnë shtatë zona erotike në trupin e një femre. Megjithatë trupi i secilit njeri është i ndryshëm por në përgjithësi të gjithë pajtohen se cilat zona janë më të pëlqyeshme.

Identifikimi i zonave të ndryshme erotike gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin seksual, disa hulumtime tregojnë se stimulimi i disa zonave mund të shkaktojë reagime të ndryshme në trup. Për shembull prekja e vaginës mund të lirojë hormonin e ndjenjës së mirë – prolaktin, ndërsa qafa e mitrës mund të kontrollojë tensionin e muskujve gjatë seksit.

Zonat erogjene në trupin e femrës

  1. Klitorisi
    Klitorisi është zone jashtzakonisht e ndjeshme. Hulumtimet tregojnë se stimulimi i klitorisit është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë që shumica e femrave të arrijnë orgazmë. Për shumicën e femrave funksionon shtypja dhe vibrimi, ndërsa tek disa të tjera vetëm prekja nuk ka gjithmonë të njejtin efekt.
  2. Vagina
    Keni ndëgjuar për pikën-G të kënaqësisë seksuale? Po, studiuesit nuk janë plotësisht ë sigurtë se ekzistonjë një e tillë. Pjesa e brendshme e vaginës përmban mbaresa nervore dhe femrat raportojnë se stimulimi i thellë i tyre i çon ato drejt orgazmës. Buzët e jashtme të vaginës, nga ana tjetër, kanë tendencë të ndjejnë prekjet e lehta.
  3. Qafa e mitrës
    Qafa e mitrës e vendosur në fund të uterusit, i ka fijet nervore për ndjesi të mirë. Në fakt, disa hulumtime tregojnë se vagina, klitorisi, qafa e mitrës të gjitha i përgjigjen veçe veç stimujve seksual.
  4. Goja dhe buzët
    Një studim i fundit ka zbuluar se puthja është më e rëndësishme në ndërtimin e marrëdhënieve se sa në nxitjen seksuale. Por, një studim tjetër sugjeron se shumica e femrave rangojnë buzët dhe gojën si zona të ndjeshme erotike. Kush thotë se nuk mund të jenë?
  5. Qafa
    Sipas një studimi të madh gjithpërfshirës të femrave, edhe qafa edhe pjesa e prapme e qafës janë ndër dhjetë zonat më erotike. Qafa është shumë e ndjeshme ndaj prekjeve të lehta.
  6. Gjinjtë dhe thimthat
    Gjinjtë nuk janë vetëm për paraqitje të mirë, ato luajnë rol edhe në nxitjen seksuale. Kjo rezulton se stimulimi i thimthave shkakton shkëndija në të njejtin rajon të trurit ku procesohen ndijimet nga klitorisi dhe vagina.
  7. Veshët
    Veshët janë super të ndjeshëm në prekje, ndoshta për shkak të një numri të madh të mbaresave nervore.

Zonat erogjene në trupin e mashkullit

  1. Penisi
    Stimulimi i penisit në mënyrë të konsiderueshme kontribon në kënaqësinë seksuale dhe llogaritet njëlloj sikur vagina, pjesa më erogjene e trupit.
  2. Goja dhe buzët
    Njihen si zona shumë të ndjeshme, buzët e meshkujve i përgjigjen prekjeve të lehta, temperatures apo presionit. Puthja gjithashtu shkakton lirimin e hormoneve gjatë intimitetit, veçanërisht oksitocina i quajtur “hormoni i dashurisë”.
  3. Skrotumi
    Renditet në vendin e tretë, pa penisit dhe buzëve, skrotumi paraqet një nga zonat më erogjene të meshkujve për nxitjen seksuale. Këtu janë të pëqëndruar shumë nerva që nënkupton se është zone super e ndjeshme në prekje.
  4. Qafa
    Edhepse qafa nuk është aq e ndjeshme sa e femrave, por ende renditet mjaft shumë në listën e zonave erotike. Qafa ka ndjeshmëri të madhe ndaj prekjeve të lehta dhe vibrimeve, duke e bërë atë një vend krysor për prekje të lehta erotike.
  5. Thimthat
    Ashtu sikur femrat, edhe thimthat e meshkujve renditen në zonat erogjene me ndejshmëri të madhe. Edhe pse thimthat e meshkujve nuk kanë ndonjë rol pvrcaktues, kjo nuk do të thotë se ato janë krejtsisht të padobishme, ata përmbajnë mbaresa nervore që presin ti ngacmojnë!
  6. Perineumi
    Perineumi (zona midis anusit dhe skrotumit) është i tëri me nerva perineale, të cilat ndihmojnë në përcjelljen e kënaqësisë seksuale nga organet gjenitale në tru.
  7. Veshët
    Shumë të ndjeshëm gjatë prekjes për shkak të një numri të madh të receptorëve ndijor në lëkurë, veshët renditen gjithashtu në listën e zonave erogjene.

Përfundimi

Pasi jeni njohur me zonat erogjene për nxitje më të mirë seskuale, duhet të njiheni më mirë me trupin tuaj dhe të partnerit, t’ja njihni kërkesat, dëshirat, të komunikoni sa më shumë të eksperimentoni e të vini në përfundimet e juaja personale.

The post Gjithçka që duhet të dini për zonat erogjene të meshkujve dhe femrave appeared first on Femina.al.

Gjërat më seksi për secilën shenjë të horoskopit

$
0
0

Horoskopi është interesant sepse ju përshkruan në tërësi juve. Por është edhe më argëtues kur ka lidhje me dikë që ju e njihni. Dua të them, a nuk i njihni shpesh më mirë njerëzit se sa veten tuaj?

Shenjat e ndryshme të horoskopit kanë tërheqje mes vete. Zbuloni lidhjet mes shenjave tjera:

DASHI: Pasioni i tyre

Do të përcjellni dike nën këtë shenjë deri në fund të jetës suaj. të pavarur dhe impulsiv, Dashi ka tendencë të ketë një jetë në lëvizje të vazhdueshme. Pasioni dhe impulsiviteti që ata bartin me vete, do të ju dehin juve. Do të bëheni rob i dëshirave të tyre si dhe aventurave të ndryshme.

DEMI: Suksesi i tyre

Për shkak të këmbënguljes së tyre, njerëzit nën shenjën e Demit priren të jenë udhëheqës në çdo fushë që tentojnë të depërtojnë. Ata janë modestë në veprimet e tyre por kanë shumë për të ofruar. Nëse ju shkoni me një person të kësaj shenje, ata kanë aftësi të shkëlqyera si dhe dinë ti duan personat që ata i dëshirojnë.

BINJAKËT: Dituria e tyre

Nëse jeni pvr aftësi gjuhësore, kërkoni një person nën shenjën e Binjakëve. Do të pëlqeni të dëgjoni kur flasin ata. Do të mahniteni nga aftësitë e të folurit dhe tregimet apo përvojat e tyre të treguara. Kini kujdes, megjithatë ata priren që të kenë gjuhë të mprehtë. Por, e mira është se kërkojnë shpejtë falje kur kuptojnë se jeni lënduar. Natyra e tyre i bën të pakapshëm dhe të dëshirueshëm. Por, ata mund të largohen pa paralajmërim duke ju lënë që të kuptoni se tregimet e tyre janë thjeshtë një dëhsmi e një jete kalimtare.

The post Gjërat më seksi për secilën shenjë të horoskopit appeared first on Femina.al.

Shtatëzania gjatë moshës 20, 30, 40 vjeçare

$
0
0

Shumë ekspertë do të thoshin që nuk egziston kohë e duhur për të filluar një familje.

Por egzistojnë avantazhet dhe disavantazhet për të lindur në mosha të ndryshme: në të 20tat psh. keni më shumë energji për të vrapuar dhe për t`u kujdesur për femiun tuaj por me më pak resurse finansiare dhe mungesë të përvojës së jetës personale; në të 30tat dhe 40tat e vonshme mund të jeni më të sigurtë finansiarisht por keni më pak kohë për të mbetur shtatëzënë dhe për të qenë aktive me fëmiun tuaj.

Shtatëzania gjatë moshës 20, 30, 40 vjeçare

Më poshtë do të gjeni pro-të dhe kontra-t e shtatëzanisë gjatë viteve të ndryshme.

Mosha 20 – 24

Trupi juaj

Këto janë vitet më fertile të jetës suaj. Sigurisht që keni cikle menstruale të rregullta dhe shumica e tyre, për të mos thënë të gjitha, janë mujore ovulimi. Por megjithatë nuk do të thotë që mund të mbeteni shtatëzënë kurdo që dëshironi.

Mesatarja e grave të moshës 20 – 24 ka 20 % të shansës në çdo muaj për të mbetur shtatëzënë kur nuk kanë mbrojtje gjatë marrëdhënieve. Kur ju të mbeteni shtatëzënë, shtypja e gjakut me siguri që do të ju kontrollohet gjatë çdo vizite prenatale, edhe pse gjatë të 20tave egziston risku i ulët nga hipertensioni në shtatëzani apo shtypja e lartë e gjakut. Një hulumtim i ri pohon që keni përgjysmë më pak risk nga diabeti sesa gratë në të 40tat.

Emocionet tuaja

Se si ndiheni gjatë shtatëzanisë mvaret nga shumë gjëra në jetën tuaj. Shumë gra të kësaj moshe janë të brengosura më shumë për trupin e tyre, sesa psh gratë më të moshuara. Gjithashtu, gratë në këtë moshë janë më të fokusuara në martesat e tyre sesa në pjesët tjera të jetës së tyre, siç mund të jenë puna, apo edhe ardhja e një personi të tretë në mes, mund të jetë e vështirë.

Rreziku ndaj foshnjes

Aborti spontan gjatë këtyre viteve është 9.5 %, më i ulët se sa mund të jetë ndonjëherë. Sepse vezoret tuaja janë relativisht të reja, foshnja juaj ka më pak gjasa që të lind me defekte të lindjes siç është Sindromi Daun, (1 në 1,667 lindje gjatë të 20tave) apo anomalitete të tjera kromozonale (1 ne 526 lindje gjate te 20tave).

Por ne te 20tat jane zakonisht femijet e lindur me keto anomali sepse gratë në këtë moshë me % kanë më shumë fëmijë, sesa ato të moshës pas 35tave, të cilat janë më të prirura për teste dhe mund të zgjedhin të abortojnë nëse fetusi ka ndonjë defekt në zhvillim.

The post Shtatëzania gjatë moshës 20, 30, 40 vjeçare appeared first on Femina.al.

A është i sigurtë seksi gjatë tremujorit të tretë të shtatëzanisë?

$
0
0

Absolutisht, nuk ka kurrfarë problemi përderisa nuk keni ndonjë komplikim, si psh placenta previa, membranat e juaja janë këputur apo nëse keni patur histori të lindjes së parakohshme. Nëse placenta juaj është mbi cervik (placenta previa), seksi mund të shpie deri të këputja, dhe të shkaktojë gjakderdhje, e cila mund të jetë shkatërruese për foshnjen tuaj.

Nëse ju plasin ujërat, atëherë foshnja nuk është më e mbrojtur dhe rreziku nga bakteria mund ta prek atë. Përndryshe, seksi është i sigurtë gjatë gjithë shtatëzanisë derisa të shkoni për të lindur.


 

Po, me disa përjashtime. Nuk është e sigurtë nëse keni gjakderdhje apo nëse placenta është përpara kokës së fetusit – e cila quhet placenta previa. Me placenta previa, nëse penisi vjen në kontakt me cervikun apo keni kontraktime shkaku i orgazmës, kjo mund të traumatizojë placentën dhe shkakton gjakderdhje e cila mund të jetë shenjë e humbjes së shtatëzanisë.

Gjithashtu, nuk duhet të keni seks nëse membranat tuaja janë këputur (plasja e ujërave) sepse foshnja nuk do të jetë më gjatë e mbrojtur nga ndonjë infeksion i mundshëm.

Është poashtu e rrezikshme marrëdhënia seksuale nëse në fillim të tremujorit të tretë do të keni lindje të parakohshme apo keni cervikun e shkurtë, sepse orgazma stimulon kontraktimet. Por nëse keni shtatëzani të shëndetshme nuk ka rrezik.

The post A është i sigurtë seksi gjatë tremujorit të tretë të shtatëzanisë? appeared first on Femina.al.


13 Simptomat që tregojnë se nuk pini ujë sa duhet

$
0
0

Përderisa ju paraqiten këta simptome, menjëherë filloni konsumimin e ujit.

Uji është gjëja më e nevojshme për organizmin e njeriut. Mirëpo, shumë njerëz nuk e mendojnë seriozisht këtë. Deri sa ju paraqiten këta simptome atëherë ata janë shenja se duhet të pini ujë.

  • Keni gojë të thatë
  • Keni lëkurë të thatë
  • Shpesh ndjeni etje
  • Keni sy të thatë
  • Ju dhëmbin nyjet
  • Ju zvogëlohet masa muskulore
  • Çdo ftohje zgjatë më shumë
  • Ndjeheni i përgjumur
  • Shpeshherë ndjeheni të lodhur
  • Keni problem me përpunimin e ushqimit
  • Plakeni para kohe
  • Nuk urinoni shpesh

The post 13 Simptomat që tregojnë se nuk pini ujë sa duhet appeared first on Femina.al.

Puberteti tek femrat

$
0
0

Puberteti është proces disavjeçarë i ndryshimeve fizike, psiqike dhe emocionale nëpër të cilin kalojnë të gjithë njerëzit me zhvillim normal. Trupi ynë në mënyrë të shpejtuar ndryshon, por njëkohësisht ndodhin ndryshime edhe në mënyrën se si e sheh botën rreth tij/saj një adoleshent/e.

Shumica e njezëzve e kalojnë pubertetin si një periudhë të pakëndshme – akne, qime të shtuara në vende të caktuara në trup, rritje e peshës trupore, ndjenja të reja të panjohura, erë më e fortë e trupit, ndryshime të shpeshta të disponimit… Kalimi nga “fëmija” në “person të rritur” është unik për çdo femër.

Puberteti tek femrat

Derisa te dikush fillon më herët dhe ndodhë me shpejtësi të madhe, tek disa të tjera simptomat paraqiten disa vite më vonë dhe zhvillohen me tempo të ngadalsuar. Pavarësisht dallimeve, është fakt se çdo femër e re kalon gjatë këtij procesi të pjekjes seksuale në një mënyrë e përgatitë trupin për riprodhim.

Kur fillon puberteti tek femrat?

Njëri nga dallimet ndërmjet pubertetit tek femrat dhe meshkujt është pikërisht mosha në të cilën fillojnë ndryshimet e mëdha. Tek gjinia e butë puberteti fillon më herët, ashtu që simptomet e para paraqiten nga mosha 8 – 13 vjeçare. Nga ana tjetër, meshkujt kryesisht hyjnë në pubertet nga mosha 10 – 16 vjeçare.

Është vërejtur se femrat me peshë trupore më të madhe hyjnë në pubertet më herët për dallim nga ata me një fizik sportiv ose më të dobëta.
Në vitet e fundit në mënyrë aktive debatohet për hyrjen e hershme në pubertet të fëmijëve. Është fakt se me kalimin e viteve ka ndryshuar mosha në të cilën fëmijët fillojnë të jenë më të pjekur, kryesisht tek femrat. Hulumtimet e fundit relevante të shpallura nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, thonë se mosha mesatare e fillimit të pubertetit tek femrat është në rënie konstante – në vitin 1860 ajo ishte 16,6 vjeç, kurse në vitin 2010 ka rënë deri më 10,5 vjeç. Gjithnjë e më shpesh tek femrat simptomet e para të pubertetit paraqiten para moshës 10 vjeçare.
Për pjesën më të madhe të femrave, shfaqja e gjinjëve është shenja e parë për pjekuri trupore.

Çfarë ndryshime shfaqen tek femrat gjatë kohës së pubertetit?

Shkaktarë për ndryshimet e dukshme dhe të padukshme tek femrat në pubertet janë hormonet. Në fakt, estrogjeni shkakton më shumë ndryshime në trupin e femrës.

Ja se cilat ndryshime janë më karakteristike për pubertetin tek femrat:

Zhvillimi i gjinjëve

Procesi i rritjes së gjinjëve fillon me një fryerje të vogël nën thithëset e gjinjëve dhe vazhdon me rritjen e gjithë zonës. Është e mundur të paraqitet kruarje dhe ndjenjë e pakëndshme, por kjo është normale. Gjithashtu nuk është dukuri e rrallë edhe paraqitja në ndryshimin e madhësisë së gjinjëve.

Gjinjët mund të kenë nevoje edhe deri më 5 vite për ta arritur formën dhe madhësinë përfundimtare, të cilat në masë të madhe janë trashëguese. Është mirë të dihet se, gjinjtë, pavarësisht madhësisë së tyre, janë në gjendje për të prodhuar qumësht të mjaftueshëm kur të vije koha për atë. Gjatë kohës së pubertetit, adoleshentet mësojnë se periudha para menstruacionit karakterizohet me gjinjë të fryer dhe të ndjeshëm.

Paraqitja e qimeve në regjionin intim dhe pjesëve të tjera të trupit

Qimet në pjesët intime paraqiten shumë shpejtë pas fillimit të rritjes së gjinjëve. Në fillim ato janë të rralla dhe të drejta, por me kalimin e kohës bëhen bëhen gjithnjë e më të zeza, më të trasha dhe zakonisht formojnë formë trekëndëshi në zonën intime.
Pjesët tjera të trupit tek të cilat më shpesh paraqiten qimet janë zona në sqetulla, kurse qimet në këmbë dhe duar mund të bëhen më të dukshme.
Nëse vëreni paraqitje të qimeve të errëta në pjesën e gjoksit ose në mjekërr, drejtohuni tek mjeku që të vërtetoheni se vallë keni probleme hormonale.

Djersitje e shtuar

Djersitja e shtuar dhe ndryshimi i aromës së djersës janë paraqitje normale në pubertet. Shkaktarë për këtë janë hormonet.Në këtë periudhë higjiena është shumë e rëndësishme. Bëni dush çdo ditë, përdorni anti-djersitës nën sqetulla, mbani çorape pambuku dhe ndërroni shpesh këpucët për ta larguar aromën e pakëndshme.

Zhvillimi i trupit dhe rritja e peshës trupore

Femrat bëhen më të gjata edhe atë më shpejtë sesa moshataret e tyre të gjinisë së kundërt. Legeni (pelvisi) fillon të zgjerohet dhe trupi merr linja femërore.
Gjithashtu rritet edhe pesha trupore. Rritja e yndyrnave në trup është normale dhe e nevojshme për riprodhim dhe cikle menstruale të shëndetshme. Rritja eksplozive e trupit është më e shpejtë se çdo herë, me përjashtim të vitit të parë të jetës. Zakonisht femrat rritet prej 5 – 20 cm, kurse disa edhe më tepër. Rritja e shpejtuar e trupit mbaron pas 2 viteve nga fillimi i cikleve menstruale.

Paraqitja e lëngut vaginal

Lëngu vaginal është edhe një shenjë tjetër se hormonet e ndryshojnë trupin. Lëngu vaginal është mënyra në të cilën organizmi e mbanë vaginën të pastër dhe të lagësht. Ai duhet të jetë pa ngjyrë ose i bardhë dhe të mos ketë aromë të fortë. Nëse ngjyra e tij është e gjelbër, e verdhë e mbyllur ose nëse ka aromë të fortë, duhet kërkuar ndihmë mjekësore sepse paraqitjet e tilla mund të jenë simptome të infeksionit vaginal. Paraqitja e lëngut vaginal është parashenjë për menstruacionin e parë.

Fillimi i cikleve menstruale

Menstruacioni i parë paraqet fillimin e periudhës reproduktive nga jeta e çdo femre. Ai zakonisht paraqitet rreth dy vite pas fillimit të pubertetit. Menstruacioni në dy vitet e para është i paparashikueshëm dhe zakonisht femrat kanë cikle jo të rregullta.Sëbashku me menstruacionin femrat fillojnë të përballohen edhe me simptomet e sindromit paramenstrual.

Paraqitja e akneve në lëkurë

Aknet – asnjë femër nuk i dëshiron, por pothuajse tek të gjitha femrat ato paraqiten. Këto janë njëri nga simptomet më irituese të pubertetit. Lëkura bëhet më e yndyrshme, e cila sjell në paraqitjen e pikave të bardha/zeza.puberteti_aknet
Më tepër akne paraqiten në fytyrë, por përveç fytyrës, aknet paraqiten edhe në pjesën e sipërme të shpinës dhe mbi gjinjë. Lajmi i mirë është se në të shumtën e rasteve ako zhduken sëbashku me pubertetin.

Puberteti - paraqitja e akneve

Ndryshimet në disponim

Personi i cili noton në ujrat e adoleshencës në një moment mund të ndjehet më energjik dhe i gëzuar, kurse në momentin tjetër, të jetë i pikëlluar dhe të ketë nevojë të jetë i vetmuar.Shpesh ndodhë që femrat të cilat fillojnë pubertetin më herët të kenë vetërespekt të zvogëluar dhe të mos jenë të kënaqura me trupin e tyre.
Karakteristike për këtë periudhë është paraqitja e sipersensitivitetit. Ndonjëherë edhe komentet që kanë qëllim më të mirë mund të ju shqetësojnë. Puberteti sjellë edhe ndjenja të reja. Në këto vite zhvillohet edhe kurioziteti seksual.

Kur përfundon puberteti?

Janë të nevojshme disa vite ashtu që trupi i femrës të kalojë në të gjitha ndryshimet e pubertetit. Mesatarisht, femrat përfundojnë pubertetin në moshën 15 – 17 vjeçare./Femina.al/

The post Puberteti tek femrat appeared first on Femina.al.

Ky eliksir “shkrinë” kilogramët kurse ju duhen vetëm dy përbërës për ta përgatitur

$
0
0

Lufta me kilogramët asnjëherë nuk ka qenë më e shijshme. Po, mirë e lexuat, humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë edhe atë falë këtij eliksiri.

Ky eliksir "shkrinë" kilogramët kurse ju duhen vetëm dy përbërës për ta përgatitur

Duke përdorë këtë lëng, 20 minuta pas drekës, do të ju ndihmojë të djegni më shumë se gjysmën e kalorive që keni konsumuar gjatë hajes.

Ju nevojitet një grejpfrut dhe një lugë mjaltë.

Përgatitja:

Grejpfrutin ndajeni për gjysëm dhe qërojeni lëvoren. Pjesën që duhet konsumuar (pulpën) sëbashku me mjaltën vendosni në blender dhe përzieni derisa të fitoni masë homogjene.

Ky kombinim përmbanë likopen, i cili i ndihmon organizmit në luftën kundër toksineve. Grejprfruti përmbanë edhe një sasi të konsiderueshme të materieve ushqyese të cilat ndihmojnë në luftën kundër ftohjeve, gripit dhe sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, grejpfruti është i pasur me vitamina C, A, B, D, E dhe minerale si që janë: magnezi, zinku, bakri dhe fosfori andaj humbja e peshës së tepërt nuk është arsyeja e vetme për ta konsumuar këtë eliksir gjatë menysë tuaj ditore.

Megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm nëse përdorni medikamente sepse grejpfruti mund ta forcojë ndikimin e disa medikamenteve të caktuara. /Femina.al/

The post Ky eliksir “shkrinë” kilogramët kurse ju duhen vetëm dy përbërës për ta përgatitur appeared first on Femina.al.

Si ti “tërhiqni” meshkujt?

$
0
0

Femra me tërheqje magnetike ka sharm dhe karizmë që nga distanca kap përfaqësuesit e gjinisë së kundërt. Sigurisht shumë herë jeni pyetur se si disa femra me bukuri mesatare janë aq të papërmbajtshme saqë meshkujt nuk mund ta largojnë shikimin nga ato.

 Si te beheni magnet per meshkujt?

Ata në vehte posedojnë X faktorin me të cilin aspirojnë të gjithë të tjerat.

Meshkujt janë krijesa vizuele. Ata e zgjedhin “gjahun” e tyre sipas asaj që e shohin, e pastaj kalojnë në njohjen e bukurisë së brendëshme. Por, derisa disa femra fokusohen vetëm në përmirësim të pamjes së tyre të jashtme, femra magnet e din që magjia e papërmbajtshmërisë është bashkim i bukurisë së brendëshme dhe asaj të jashtme.

Që të bëheni magnet për gjininë e kundërt, fillimisht duhet që ti largoni të gjitha barierat që ju bëjnë të pasigurta dhe të pakënaqura nga vetja, që ju ndalojnë të argëtoheni dhe të kënaqeni në atë që jeni ju.

Ja se si ta shfaqni versionin tuaj më të mirë dhe të bëheni magnet për gjininë mashkullore:

Silluni sikur një zonjë

Meshkujt dëshirojnë femra që sillen sikur zonja. Mësoni si të lëvizni në mënyrë elegante, si të pezulloni lëvizjet që zbulojnë nervozizmin tuaj (lëvizje e këmbës, prekja e fytyrës, kafshimi i buzëve) dhe keni sjellje të mira. Femra magnet çdo herë e shfaqë feminitetin e saj, sepse e din që pikërisht ajo i çmend meshkujt..

Mos u vishni për femrat, por për meshkujt dhe për vehte

Kombinimet e modës që ndjekin tendencat e fundit ndoshta do të sjellin psherëtima tek shoqet tuaja, por tek meshkujt mund të kalojnë pa u vërejtur, edhe nëse kanë efekt të keq.

Femrat kanë tendenca që të rregullohen për të impresionuar njëra tjetrën, e jo për ti magjepsur meshkujt. Për të “robëruar” shikimet e gjinisë më të fortë, më e rëndësishme është që të ndjeheni komote në atë që keni veshur.

Ju mund të jeni të veshura në një fustan ekstravagant me qindra gurë me shkëlqim dhe megjithatë të mos arrini të merrni asnjë kompliment ose shikim magjepsës. Meshkujt pëlqejnë mënyrë më të thjeshtë të veshjes.

Mund të jeni të pashangshme edhe në një fustan të thjeshtë të zi ose xhinse me bluzë të bardhë, derisa të dini se si ti mbani ato dhe përshtaten me stilin tuaj.

Përdorni gjuhë pozitive joverbale

Femrat arogante dhe të ftohta që aktrojnë pakapshmëri kanë edhe sukses më të vogël, sepse shkaktojnë negativitet që i largon meshkujt. Që të jeni krejtësisht e kundërta e tyre, duhet të tregoni se jeni të hapura për komunikim. Takoni shikimin e tij dhe mbajeni kontaktin me sy disa sekonda, buzëqeshni me “masë”, mbajeni kokën drejtë dhe argëtohuni.
Zbuloni mënyrën tuaj unike të flirtit. Meshkujt nuk do të ju afrohen nëse bëheni të pakapshme dhe nëse nuk i jepni dritë të gjelbërt.

Dilni me idenë se kërgoni argëtim, e jo partner

Shumë femra me status “single” dalin me mendimin “Sot duhet të gjej një djalë”, e pastaj i zë gjumi të zhgënjyera në pritje të atij të vëretit. Të zëna me misionin e tyre ata humbasin argëtimin dhe kanë pamje të ashpër, kurse kjo aspak nuk është tërheqëse për gjininë e kundërt.

Kur dilni jashtë, qëllimi juaj duhet të jetë argëtimi. Qeshuni. Buqëqeshja është arma më e fortë e një femre. Ajo reflekton personalitet miqësor dhe të ngrohtë – atë që e dëshiron çdo mashkull.

“Ngjyrosuni” me të kuqe

Ngjyra e dashurisë çdo herë ka tërhequr syrin e mashkullit. Të gjitha hulumtimet vërtetojnë se femrat të veshura në të kuqe janë më tërheqëse për meshkujt. Nxirreni fustanin e kuq nga vitrina juaj dhe mos u mendoni dy herë. Jo vetëm që do të bëheni magnet për shikimet e meshkujve, por edhe do të ndjeheni si “tërheqëse fatale”.

Duajeni trupin tuaj

Sharmi dhe pashmangshmëria nuk kanë asgjë të përbashkët me formën e trupit të femrës ose me kilogramët. Magjia e tërheqjes është në vetëbesimin, në mënyrën e të cilës femra kënaqet në lëkurën e saj, në vetëbesimin feminist të mbajtjes së trupit. Meshkujt nuk do ti vërejnë dy kilogramët e ri që ju çdo ditë i analizoni para pasqyrës nëse ndjeheni të kënaqura me ato.

Angazhohuni dhe bëhuni aktive

Qëndrimi i frenuar me shikim të “vdekur”, shikimi në ekranin e celularit, qetësia – nuk janë sinjale që pranojnë mesazh se ju jeni duke u kënaqur gjatë daljes në mbrëmje.

Tregoni se jeni person argëtues dhe se rreth juve vazhdimisht ndodhë diçka interesante, që ai i cili ju shikon të dëshirojë të hyjë në botën tuaj. Luani, bisedoni me njerëzit rreth juve, qeshurni..

Në këtë mënyrë edhe ju do të ndjeheni më të gëzuara, por edhe do ta intensifikoni tërheqjen tuaj.

Mos i përqeshni anët e këqija të femrave të tjera

Mos e përqeshni pamjen fizike të femrave tjera, e as sensin e tyre për modë, kryesisht kur jeni në shoqëri të kandidatit potencial të zemrës suaj. Komentet e këqija për fustan të shkurtë të femrës nga tavolina tjetër dhe make-upi i keq i femrës që kalon pranë juve nuk do ta rrisin popullaritetin tuaj tek meshkujt. Me përgojimin e tillë ju tregoni pasiguri, e dikush mund të mendojë se ju reflektoni xhelozi.
Më mirë përmbahuni nga komentet mashtruese, për të mos humbur nga tërheqësia juaj.

Mbizotëroni artin e bisedave sipërfaqësore të mbushura me humor

Pasi që kërkuesi trim do të vije tek ju, është me rëndësi që të shfaqni tërheqësinë e karakterit tuaj. Kuptohet, bisedat tuaja të para nuk do të jenë të thella, andaj komunikimi juaj do të reduktohet në biseda sipërfaqësore argëtuese. Edhe bisedat e lira mund ta shfaqin intelegjencën dhe sensin tuaj për humor. Mos i nënvlerësoni.

Dhe ajo që është më e rëndësishme, keni vetëbesim se posedoni një tërheqje magnetike. Sigurisht keni vërejtur se në ditët kur ndjeheni mirë dhe tërheqëse, fitoni më shumë komplimente dhe ju ofrohen më shumë njerëz.

Ajo nuk është e rastësishme. Kur sytë tuaj shkëlqejnë në vetbesim, kur ndjeheni se mund ta rrënoni botën, njerëzit tjerë nuk mund ta injorojnë praninë tuaj dhe magnetizmin tuaj të papërmbajtshëm./Femina.al/

The post Si ti “tërhiqni” meshkujt? appeared first on Femina.al.

Lemza –çfarë e shkakton dhe si ta ndaloni?

$
0
0

Lemza paraqet kontraksion të padëshiruar dhe të pakontrolluar të diafragmës, e cila mund të paraqitet disa herë gjatë një minute. Kontraksioni është i pasuar me mbyllje të papritur të kordhave të zërit, që rezulton me zë karakteristik.

Lemza - çfarë e shkakton dhe si ta ndaloni?

Edhe pse vet zëri shkakton të qeshura nga të pranishmit, lemza mund të jetë paraqitje e pakëndshme dhe mjaft irituese, sidomos kur përsëritet më gjatë kohë. Në të shumtën e rasteve, lemza ndalon pas disa minutave.

Çfarë e shkakton lemzën?

Arsyet më të shpeshta në paraqitjen e lemzës janë:

  • të ushqyerit e shpejtë ose tejngopja;
  • emocionet e forta si frika, aknthi, gëzimi apo euforia;
  • ngrënia e ushqimeve të thata ose pikante;
  • ndryshimi i temperaturës në stomak – pierja e ndonjë pije të ftohtë pasi të keni pirë ndonjë të ngrohtë (dhe anasjelltas);
  • konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha;
  • të qeshurit me shumë zë.

Si mund të ndihmoni vehten kur shfaqet lemza?

Zakonisht lemza largohet pas disa minutave. Vetëm në raste të rralla ajo është shenjë e ndonjë problemi shëndetësor më serioz. Nëse lemza nuk ndalon në kohë prej 48 orëve, kërkoni ndihmë mjekësore.

Ekzistojnë më shumë mënyra të ndryshme me të cilat mund të ndaloni lemzën. Disa prej tyre ndoshta do të ju duken qesharake, por ia vlenë ti jepni edhe atyre një shansë.

  • Merrni frymë dhe mbajeni në vehte sa më gjatë kohë.Merrni frymë thell dhe numëroni ngadalë deri më 10 para se ta leshoni frymën. Përsëriteni 3-4 herë.
  • Pini ujë të ftohtë.
  • Hani një lugë sheqer ose mjaltë.
  • Hani një copë limon ose pini një lugë të vogël uthull. Shija e tyre acidike ndihmon që të liroheni nga lemza.
  • Tërhiqni gjunjët kah gjoksi dhe shtrengoni me duar.
  • Mbyllni kanalet e veshëve ngadalë duke vendosur gishtërinjët në vesh dhe kështu mbajini 20 – 30 sekonda. Shumica thonë se ky është “ilaçi” për lemzën e pakëndshme./Femina.al/

The post Lemza – çfarë e shkakton dhe si ta ndaloni? appeared first on Femina.al.

Viewing all 2267 articles
Browse latest View live