Edhe pse ushtrimet me pesha zakonisht konsiderohen që janë për meshkuj, derisa femrat zakonisht më shumë bazohen në veglat për kardio-stërvitje dhe në grupet e tjera më të vogla muskulore, njëherë e përgjithmonë duhet të kuptojnë që kjo është praktikë e gabuar dhe është kuptim krejtësisht i gabuar.Nëse tashmë flasim për përparësitë të cilat femrat mund t’i kenë nga ushtrime me pesha, atëherë do të duhej të dinë që ushtrimet me ngarkesa: më me sukses shkrijnë shtresat dhjamore dhe bëjnë tendosjen e muskujve.
- Ndihmojnë në luftën kundër trashjes;
- Shtojnë forcën;
- Forcojnë eshtrat;
- Ulin rrezikun nga diabeti;
- Ruajnë shëndetin e zemrës;
- Ndihmojnë në luftën kundër artritit dhe dhembjeve të shpinës;
- Rrisin aftësitë atletike;
- Kanë veprim efikas, pa marrë parasysh moshën;
- Përmirësojnë shëndetin mendor;
Për shkak të të gjitha këtyre, herën tjetër kur të shkoni në palestër, shfrytëzoni të gjitha ato përparësi të shumta të cilat natyrisht mund t’i merrni nga çdo ushtrim!
E gjithë kjo, arrihet ekskluzivisht me programe të planifikuara drejt, me ushqim adekuat, ushtrime të rregullta, me instruktor profesionist, dhe, para së gjithash, me angazhim vetjak.
Nëse kihet kujdes që niveli i aktivitetit përputhet me rezultatet nuk do të vijë deri te reduktimi i pavetëdijshëm i aktivitetit fizik.
Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina
The post Përse femrat duhet të ngrenë pesha? appeared first on Femina.al.