Ideale për përgatitje në minutin e fundit…
Përbërësit:
- 250 gr sheqer pluhur;
- 250 gr gjalpë;
- 250 gr biskota të bluara;
- 4 molla të tharta të grimcuara pa lëvore;
- 5 banane;
- 4 pako krem (shllag)
Përgatitja:
Përzieni gjalpin me sheqer pluhurin. Shtoni biskotat e bluara, mollat e grimcuara dhe tri banane të shtypura në formë pureje. Bëni një formë drejtkëndëshi për torten me gjysmën e masës.
Në mes vendosni 2 banane të tëra dhe mbi to edhe pjesën tjetër të masës së ëmbëlsirës. Pjesën e sipërme zbukurojeni me krem të bardhë (shllag).
The post Ëmbëlsirë me banane dhe biskota: E gatshme për 10 minuta! appeared first on Femina.al.