Të gjithë njerëzit kanë nevojë për acid folik. Organizmi i njeriut e shfrytëzon acidin folik për të ndërtuar dhe riparuar ADN-në, materialin gjenetik që ndodhet brenda çdo qelize të trupit.
Në mesin e detyrave të tjera, folatet ndihmojnë krijimin e qelizave tët kuqe të gjakut dhe parandalojnë aneminë.
Por, acidi folik është veçanërisht i rëndësishëm për gratë të cilat duan të mbeten ose janë shtatzëna. Kur një femër ka mjaft acid folik në trupin e saj para dhe gjatë shtatzënisë, kjo mund të parandalojë shumë defekte të lindjes.
- Parandalon defektet e lindjes
Përdorimi i sasisë së rekomanduar të acidit folik para dhe gjatë shtatzënisë redukton gjasat për çrregullime të tubave neural deri në 70 për qind. Kërkuesit kanë gjetur se, kur përdoret para dhe gjatë shtatzënisë, acidi folik mund të mbrojë kundër defekteve të tjera të lindjes, përfshirë çarjen në buzën e sipërme ose në qiellzë. Rekomandimi ynë: Hani ushqime të pasura me folate dhe përdorni suplemente (tableta shtesë) me acid folik edhe nëse nuk planifikoni të mbeteni shtatzënë për momentin. - Redukton komplikimet gjatë shtatzënisë
Acidi folik redukton rrezikun e presionit të lartë të gjakut të nxitur nga shtatzënia, një sëmundje serioze e njohur si preeklampsia. Një studim kanadez ka gjetur se përdorimi i acidit folik në formë tabletash si shtesë ushqimore, ka reduktuar rrezikun për 63 për qind. Bazuar në të dhënat paraprake, përdorimi i acidit folik në formë të kremrave për lyerje mund të përmirësojë gingivitin te gratë shtatzëna. - Ul lindjet e parakohshme
Një studim ka gjetur se femrat të cilat kanë përdorur acid folik për së paku një vit para mbetjes shtatzënë, kanë pakësuar gjasat për lindje të hershme për 50 për qind ose më shumë. - Ul gjasat për vonesa në të folur pas lindjes
Një studim i realizuar nga Instituti Norvegjez për Shëndet Publik në Oslo ka nxjerrë në pah se përdorimi i suplementeve me acid folik para dhe gjatë shtatzënisë është lidhur me një rënie të vonesave në të folur te foshnjat e lindura. - Acidi folik mund të shtojë fertilitetin
Derisa tradicionalisht rekomandohet për femrat shtatzëna, shkencëtarët besojnë se ushqimi i pasur me folate mbron meshkujt nga prodhimi i spermës anormale dhe fëmijët nga zhvillimi i anormaliteteve gjenetike. Meshkujt të cilët kanë konsumuar nga 722 deri në 1150 mikrogramë acid folik, kishin reduktim nga 20 deri në 30 për qind të spermës anormale. - Mund të mbrojë zemrën
Studimet e fundit nuk kanë treguar lidhje në mes të tabletave me acid folik dhe rënies së rrezikut nga sulmi në zemër. Por, folatet gjenden në perimet e gjelbra dhe produktet e drithërave të pasuruara me acid folik. Këto ushqime duket se ndihmojnë shëndetin e zemrës, por kryesisht për shkak të përbërësve tjerë, si fibrat, të cilat ulin kolesterolin e konsumuar. Rekomandimi ynë? Shtojani dietës tuaj një sahan me fasule ngjyrë kafe, të cilat përmbajnë folate natyrale. Po ashtu hani më shumë spinaq, një tjetër perime gjethe-gjelbër e pasur me folate. - Relakson enët e gjakut dhe ul tensionin e gjakut
Disa studime tregojnë se acidi folik i konsumuar në formë të suplementëve mund të ulë tensionin e gjakut. Konsumimi i ushqimit të pasur me folate në baza ditore, mund të jetë gjithë çfarë ju keni nevojë për ta ruajtur shëndetin tuaj të përgjithshëm. - Ul rrezikun për goditje në tru
Studimet kanë treguar rezultate të ndryshme nga efekti i folave te pacientët me goditje në tru. Megjithatë ekspertët besojnë se ulja e tensionit të gjakut mund të ndihmojë edhe në parandalimin e goditjeve në tru. - Lehtëson depresionin
Një dobi tjetër e acidit folik mund të jetë se ai mund t’u ndihmojë në rregullimin e gjendjes shpirtërore, veçanërisht kur merret me llojet tjera të vitaminave B. Kjo vitaminë redukton nivelet e homocisteinës, që gjendjet në sasi më të mëdha te njerëzit e depresionuar. Kërkimet klinike, megjithatë, thonë se acidi folik nuk është efektiv si zëvendësim i terapisë tradicionale antidepresive. - Mund të ndihmojë luftimin e Alzheimerit dhe plakjes
Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah se folatet mund të ndihmojnë të rriturit tjerë të rikthejnë funksionet njohëse dhe parandalojnë degjenerimin makular, humbjen e masës kockore, dhe humbjen graduale të dëgjimit. Rekomandimi ynë: Vazhdoni të hani ushqime natyrale të pasura me folate. Kjo do të thotë konsumoni më shumë perime gjethe-gjelbra, fruta dhe drithëra të shëndetshme. Ato kanë edhe përbërës të tjerë të shëndetshëm./mjeku/