Hulumtimet e fundit të bëra në Itali kanë treguar se e-cigaret (cigaret elektronike) mund t’u ndihmojnë njerëzve për të lënë cigaren. A paraqesin e-cigaret zbulim epokal kur është në pyetje shmangja nga duhanpirja?
Sipas studimit italian, rezulton që PO. E-cigarja është mekanizëm që funksionon me bateri dhe atyre që e shfrytëzojnë u mundëson thithjen e nikotinës së avulluar, pa përfshirë katranin dhe monoksid karbonin. Gjysma e pjesmarrësve në këtë hulumtim kanë rralluar pirjen e duhanit pas përdorimit të e-cigareve. Përqindja e atyre të cilët tërësisht janë shëruar nga kjo varësia e duhanit mund të llogaritet me rezultatet të cilat janë arritur me disa që kanë përdorur barna për këtë qëllim, gjë që është një tregues shumë i mirë se e-cigaret mund të jenë një mënyrë e mirë e shërmimit nga varësia e duhanpirjes.
Dr. Rikardo Polisa, njëri nga autorët e hulumtimit, ka thënë se ky prodhim mund të shfrytëzohet si një mënyrë jo e zakontë për kontrollimin e duhanit.
Hulumtimi në fillim ka ndjekur qindra duhanpirës gjatë një periudhe njëvjeçare.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë duhanpirës të cilët nuk kanë pasur për qëllim që të lënë cigaren në një të ardhme të afërt. Grupi i parë ka shfrytëzuar e-cigare me përmbajtje 7.2 miligram nikotinë, derisa tek grupi i dytë pas një kohe sasia e nikotinës është zvogëluar në 5.4 miligram, ndërsa grupi i tretë ka shfrytëzuar e-cigare pa nikotinë, vetëm me aromë duhani.
Rezultatet në fund të hulumtimit janë si vijojnë: 13% e pjesëmarrësve nga grupi i parë krejtësisht ka hequr dorë nga duhani, 9% nga grupi i dytë, ndërdsa nga grupi i tretë, deri në fund të periudhës njëvjeçare, vetëm 4% nga pjesëmarrësit kanë arritur që të heqin dorë nga kjo shprehi e keqe.
Duke marrë parasysh se ende nuk është dëshmuar siguria e plotë e këtij mekanizmi, udhëheqësit e hulumtimit thonë se ky është një përparim i madh sepse ky është hulumtimi i parë i madh klinik i ndërlidhur me e-cigaret, dhe duhet të vazhdohet me punën e cila saktësisht do të vërtetojë sa mund të na ndihmojë e-cigaret në lënien e duhanit dhe sa janë të sigurta për shëndetin tonë.